Investimet në Elbasan/ Balla inspekton punimet për urbanizimin e një prej lagjeve më të vjetra të qytetit

1 Korrik 2018, 19:40Politika TEMA
Investimet në Elbasan/ Balla inspekton punimet për urbanizimin e

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, shefi i kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Gledian Llatja dhe zyrtarë të tjerë vendorë inspektuan vijimin e punimeve në

rrugët “Fetah Ekmekçiu” dhe “Apostol Gega” në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Në fjalën e tij Balla deklaroi se me rikonstruksionin e këtyre rrugëve përfitojnë një numër i madh banorësh në një nga lagjet më të populluara dhe më të vjetra të Elbasanit.

Sipas Ballës, Elbasani është kthyer në një kantier ndërtimi, ku punohet çdo ditë për urbanizimin e plotë të tij.

“Bashkia Elbasan ka miratuar që këtë vit, pothuajse në të gjitha lagjet e Elbasanit do të ketë investime në infrastrukturë. Ky është një nga investimet më të rëndësishme, jo vetëm për nga vlera, por edhe nga projekti i cili përfshin ndërhyrje në infrastrukturë, kanalizime, në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pra është një projekt i integruar për transformimin tërësor urban të një prej lagjeve më të vjetra të qytetit të Elbasanit.

Pothuajse çdo javë inspektojmë një punë të rëndësishme publike në Elbasan. Ajo që kemi thënë, që Elbasani është një kantier ndërtimi është tërësisht i verifikueshëm,  sepse nuk ka asnjë cep të Elbasanit ku nuk punohet për të bërë të mundur urbanizimin e plotë. Por nuk kemi lënë pas dore as Njësitë Administrative dhe po i qëndrojmë me besnikëri dhe përpikmëri angazhimit që kemi marrë përpara popullit të Elbasanit” – tha Balla.

Ndërsa kryebashkiaku  Sejdini vuri në dukje rëndësinë e këtij investimi, duke shtuar se paralelisht po punohet edhe nga Ujësjellësi për furnizimin 24 orë më ujë të pijshëm.

Investimi në rrugët “Fetah Ekmekçiu” dhe “Apostol Gega” kap vlerën e rreth 25 milionë lekëve dhe parashikon ndërhyrjet në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, ndriçim dhe gjelbërim.

1 komente në “Investimet në Elbasan/ Balla inspekton punimet për urbanizimin e një prej lagjeve më të vjetra të qytetit”

  1. spartak says:

    O zot . Nuk zejnë mend pushtetarët dhe deputetët tanë . Ore deputet e kryebashkiak . Ju shkoni për fushatë me paret e mija se për inspektim jeni out fare , dhe , mirë që nuk merrni vesht , por nuk është detyra juaj . Ajo është detyrë SUPERVIZORI , apo i janë dhënë pa kurrfarë RREGULLI miqve dhe , domosdo do i futni nga një lëvdatë atyre dhe vehtes . E pe Qazim Sejdini si t’shkoi për lesh rruga e shetitorja në Seferan tek liqeni i Belshit .
    Kur do zej mend ky shtet , me i bo INVESTIMET sipa RREGULLIT e LIGJIT e jo sipa qejfit të MALIQIT .
    18 herë e inspektoi Edmond Haxhinasto , për të Shtunë e Djelë rrugën Tiranë- Elbasan . 18 vjet do ti duhen me mbaru . Përveç që ka hongër dyfishin e gjoja parashikimit ( parashikime leshi , pa projekte e pa rregull ) do edhe 180 miljon dollarë të tjera me mbaru .
    Kështu kanë për të shku të gjitha këto që deklaroni se do bohet kjo , e ajo , etjera sa të duash . Mbyllni njëherë ato 50 e ca rrugë që po i zen 10 vjeçari .
    Kur s’ka pare ‘ pse hovni kot . Apo ja keni gjet me PPP . Mirë që po pastrojnë paret , por , prap ne do t’i paguajmë , prap ne . Si gjithmonë e kemi brenda .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje