Teatri/ PD më në fund del hapur, ikin aktorët dhe vijnë deputetët. Vokshi: Kërkojmë...

1 Korrik 2018, 12:00Politika TEMA

Partia Demokratike ka marrë më në fund edhe zyrtarisht në publik drejtimin e protestës kundër ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.

Pas shumë përpjekjeve për të qëndruar në prapaskenë, duke u marrë kryesisht me organizimin dhe financimin e protestës përmes deputetëve të saj, PD mori sot hapur, me një konferencë shtypi të Albana Vokshit, autorësinë e gjithë protestës.

Tanimë protestës që dikur u nis si një protest kundër teatrit të ri kombëtar nga artistët, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse deputetët e PD, ndërsa artistët dhe aktorët e kanë braktisur me kohë, sapo kuptuan kush qëndronte pas organizatorëve të saj.

Në një deklaratë për mediat, para teatrit Kombëtar, Albana Vokshi  u ka bërë thirrje të gjithë deputeteve të PD por edhe të PS, për të firmosur peticionin për t’i kërkuar Presidentit  Ilir Meta që të ktheje ligjin për Teatrin.

“Ardhja e dy deputeteve të PD për të firmosur këtë peticion, tregon se PD është seriozisht e angazhuar për të ndalur këtë akt kriminal, duke përdorur çdo formë.

Ramës nuk i intereson as arti as kultura, çdo gjë ka të bëjë më kullëzim dhe asgjë lidhur me teatrin.

Ne si PD i bëjmë thirrje Presidentit Meta që të mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues që grabit shqiptarët dhe pasuron Ramën dhe sekserin e tij Veliajn, për tu pasuar më tej me lëkët e krimit dhe drogës. Kapja e 3.4 milion eurove, me garant, Ballën e vërteton këtë.

Unë këtu jam për t’u bërë thirrje edhe deputeteve të tjerë të vijnë dhe ta firmosin me dëshirën e tyre, por u bëj thirrje edhe deputeteve të PS.

Rama do të ngrejë kulla për të pastruar paratë e drogës”, u shpreh ajo.

9 komente në “Teatri/ PD më në fund del hapur, ikin aktorët dhe vijnë deputetët. Vokshi: Kërkojmë…”

  1. a.f. says:

    Keq me vjen qe nje kauze e drejte, te perfaqesohet nga deputete si Vokshi.
    Por kjo nuk do te thote se nuk duhet perkrahur.

  2. Besi says:

    Doli prap kjo bundra perse na ka denu zoti ne demokratet qe kemi ne partine tone lavire njerez si puna ksaj qe duket qe ne surrat kur flet qe as e rru. fare per zgjidhje problemesh por per perfitime politike e monetare vetiake kjo eshte absurde se Nuk kan per çfare te demostrojn me ,, perse nuk e ngritet zerin per Fullanin qe vodhi banken e shtetit,, perse nuk e ngrini zerin per pronat e tjetersuara Apo harrova qe dhe ju jeni ne ne nje prone te tjetersuar SHQUP

  3. Johani says:

    Se ne qnivel ka perfunduar PD e deshmon edhe kjo deklarat e tpa turpit braho ku thot se 3.4 miljonet e kapur ishin me garant Ballen,po mire more prrof zeza kush e beson se vllau i pronarit te miljonave te jete mik i keyetarit tuaj e miljonat i transportonte per Ballen,po ik more i paftyre a i bie kjo se edhe grate tuja flejne me ju por qefin ia bajne Balles!!!Turp te kesh prrof zeza.

  4. timo says:

    Kauza e Babale Partisë është një kauzë pa kauzë.Është si një mulli i prishur që svete njeri për të bluar. I uroj suksese në jetë thirësve të kësaj “kauze”

  5. Shabani says:

    Futini brenda ne teater dhe shembeni te shpetojm njeher e mire. Te ven ne pith te ropve. Saliun lereni qe te vuaj me ato qe do i ndodhin

  6. ce says:

    Dhe kësaj Baxhelles 2 i ka ikur petlla eshte bere si tellalle,mos e hap shume gojën se te hyjnë mizat

  7. Jimi says:

    Tere bota me boten, keta me rroten!?

  8. sava says:

    DOLEN BAXHELLAT E PDse…. kur ishin ne pushtet ne Tirane as viza te bardha ne rruge nuk kish pervec plerave ne cdo cep se plerat plera jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje