Erion Braçe, politikan karriere i PS-së, deputet i rregullt që nga ‘92-shi, është një nga figurat më të spikatura të kësaj force politike. Gjithnjë aktiv në debatin politik, luftarak, idhnak dhe i hidhur në gjuhë, ai ka qenë problematik dhe vetë brenda kampit të tij politik, ku gjithëherë, në zhvillimet e brendshme, ka marrë një pozicion, ka mbajtur një qëndrim, është rreshtuar diku, por gjithnjë me një bindjeje të kompromentuar nga sjellje politike kameleoneske. E ka qenë gjithashtu një “bezdi”, edhe për kampin përballë, pavarësisht në pushtet a opozitë, ku zjarri i tij ligjërimor ka qenë i pakursyer ndaj kundërshtarëve.
U theksua protagonizmi i tij sidomos në vitet e fundit të opozitës socialiste para se PS të rivijë në pushtet më 2013-ën, ku ishte pikërisht ai që mbante pozicionin e liderit në çdo séancë plenare, duke denoncuar ato që i konsideronte afera të pushtetit, sidomos tek ai sektor ku ai shfaqet kompetent: te financat. Denonconte rregullisht marrëveshjet koncensionare, jo si marrëveshje por si kushte dhe përfitime, e të tjera praktika të kësaj sfere. E bënte këtë duke mbajtur në dorë gjithnjë dokumenta, duke i cituar e zbërthyer.
Por çfarë ndodhte në kampin tjetër, atë qeveritar? Pothuajse asnjë reagim. Kujtesa sjell faktin se askush nuk merrte mundimin, Berisha aq më pak, për t’i kundërshtuar akuzat e tij.
Kur realiteti politik ndryshoi, shumëkush kërkonte një Braçe nga e PD-ja e rënë në opozitë, të tillë që të shfaqej në aksionin parlamentar po me atë grintë denoncuese, dhe patjetër me dokumenta në dorë. Shenjat u dhanë pikërisht te po sektori delikat i konçensioneve, sidomos atyre në shëndetësi. Dhe ajo që po mëtonte të bënte Braçen, ishte një zonjë: Albana Vokshi. Edhe kjo e fundit ia nisi me dokumenta e me kalkulime shifrore, por që gjithnjë i dilte kundërshtari që tentonte t’ja rrëzonte akuzat me arithmetikën e tij. Vijoi kjp pothuajse përgjatë gjithë mandatit të parë, ku pra vetëm znj. Vokshi përbënte aksionin opozitar me dokument në dorë. Por tani diçka e tillë nuk ekziston më.
Narrativa akuzatore e opozitës është e përqëndruar nga një seri e kufizuar frazash të fabrikuara, ku nuk ka dallim nga sektori në sektor apo nga deputeti në deputet. Për ta thjeshtëzuar, shija që lë një fjalëmbajtje e znj. Vokshi është po ajo e që lë z. Noka. Po kështu dhe me emra të tjerë që vijnë nga bota e shifrave, ku spikat profesor Spaho, siç Rama tenton ta përkëdhel me cilësorin akademik para emrit. Bën gjithsesi diferencën deputetja Jorida Tabaku, po ashtu e sektorit të shifrave, por dhe asaj i mungon gjithnjë një dokument në dorë. PD e ka imperative një Erion Braçe, të shifrave më shumë sesa të frazave…(Tesheshi)
Te PD ka Babale, Toyota, Gërdec, çadra pistoletë dhe hajdutë pa fund. Sa për Tabakun, ajo është ngjitur pas këpucës së Salës. Në se e dëgjoni të flasë për shifra, lereni çdo emision humoristik dhe argëtohuni me xhevahiret e saj. Di kush të thotë ndonjë gjë të mençur që ka thënë Tabaku deri tani?
Iu paskan zhyt kepucet Braçes
E vertet kjo qe thoni ne kete artikull….e simpatizoj per te vecantat qe ka ne karakter z.Brace…gjithashtu dhe ne look!!
Ky”look”u , te nxorri te verteten si ===>>
I gjithe grupi parlamentar i PD, ndahet ne dy pjese, tek njera qe kryeson Saliu quhen KARLOQA, ndersa ne tjetren qe kryeson Lulushkuri, quhen LOQKARA.KAQ ESHTE BOLL.