Bujar Nishani thirrje politikanëve: O mashtrues boll u tallët me shqiptarët. Të ndershmit do mblidhen pareshtur t'ju diskretitojnë se e duam Shqipërinë si gjithë Evropa

30 Qershor 2018, 12:46Politika TEMA

Bujar Nishani i ka bërë një thirrje politikanëve të majtë që mos gënjejnë më.

Ish-presidenti argumenton se negociatat nuk janë hapur dhe se vendimin pozitiv të Komisionit Europian e cilëson si meritë të qytetarëve dhe jo të qeverisë.

Ai tregon se shqiptarët e ndershëm do mblidhen të rrëzojnë qeverinë “Rama”.

Ndër të tjera ai shkruan:

Të dashur miq, vendet anëtare të BE refuzuan për të dytën herë propozimin e Komisioni për hapjen e Negociatave (bisedimeve) për antarësim në BE të Shqipërisë.

Ashtu siç bënë ekzaktësisht në 2016 kur përshëndetën arritjet e Shqipërisë (korrektësi diplomatike e politike), deklaruan mot-à-mot dhe tashmë se pa luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, vendosur shtetin ligjor, zgjedhje të lira e të ndershme, nuk hapim Negociatat.
Qeveria dhe shërbyesit e saj të paguar u turrën të gënjejnë pa turp si në çdo skandal të këtyre pesë viteve.

Do të ishte krejt pa vlerë dhe irracionale që opozita dhe shqiptarët e ndershëm të merreshin dhe harxhonin energji dhe kohë për të përgënjeshtruar gënjeshtarët !

Gënjeshtari nuk përgënjeshtrohet por veç diskretitohet.

Tashmë ndër ne, gënjeshtarët nuk e hanë më turpin me bukë por e gëlltisin me harè e çakërrqejf duke pirë kupa me verë të shtrenjtë.

Realiteti është fare i thjeshtë : Evropa i dha ca detyra shtesë Shqipërisë për ti bërë deri në vitin e ardhëshëm, kur do të shqyrtojë edhe njëherë propozimin e Komisionit, nëse këto detyra janë përmbushur apo jo, nga Shqipëria.

Zor shumë, do të jetë të përmbushen këto detyra, sepse është pikërisht ajo që ka përgjegjësinë kryesore, QEVERIA, që e pengon Shqipërinë ti përmbushë këto detyra.

Nuk është fare e vlefshme që të merremi me përgënjeshtrimin e gënjeshtarëve, sepse vetëm fakti që gënjejnë, tregon se janë zënë në faj dhe janë ndëshkuar.

Ky vendim i BE ka në fakt dy lajme. 

Një lajm të KEQ dhe një lajm të MIRE.

Lajmi i KEQ është shtyrja e shqyrtimit të vendimit nëse Shqipëria do hapë negociatat pas 2019 ?

Lajmi i MIRE është që Këshilli Evropian, lidershipi i Evropës doli në krah të qytetarëve, të popullit shqiptar dhe jo Qeverisë së Tiranës.

Në rastin e hapjes së Negociatave, ai është një vlerësim për suksesin e reformave, vlerësim për standardet që janë arritur dhe funksionojnë e kështu që natyrshëm është vleresim edhe për qeverinë që ka bërë të mundur ato si më sipër.

Fakti që nuk u hapën është tregues i vleresimit negativ për realitetin, standardet dmth menaxhimin e keq të punëve, pra të Qeverisë.

Por shqiptarëve, ju konfirmuan se e ardhmja e tyre është padiskutim në Evropë ashtu siç dhe i pranuan vite më parë të udhëtonin pa viza në çdo cep të saj.

Me gënjeshtarët nuk duhet të lodhemi për ti përgënjeshtruar tek spekullojnë deri në perversitet kur thonë se u vendos të nisim “punën pregatitore” !!!

Puna pregatitore ka nisur që me miratimin e Marrveshjes së Stabilizim Asociimit, qysh me 1 prill 2009, o mashtrues, boll u tallët me shqiptaret !

Ne nuk duhet të konsumojmë kohën me përgënjeshtrimin e gënjeshtarëve qeveritarë tek thonë se fajin e kanë skeptikët dhe ekstremistët populist në Evropë.

Në kohën kur u liberalizuan vizat dhe u mor statusi “Kandidat”, ishte e njëjta situatë politike në Evropë, me shumë kundërshtar.

Madje lëvizja pa viza, ishte një vendim edhe me më shumë peshë e ndikim konkret në Evropë sesa hapja e Negociatave (bisedimeve), por nuk u bllokua dot.

Nuk janë skeptikët evropian por zullumet dhe modeli i një pushteti të korruptuar dhe inkriminuar në Shqipëri.

Eshte krimi i organizuar që kjo qeveri implantoi në vendin e vet, virusi i të cilit po i kalon kufijtë e Shqipërisë dhe po inkubohet dhe ndër vendet evropiane.

Nuk janë skeptikët, o llustraxhinj të dalë boje, por dhjetra e dhjetra kambana evropiane, më e fundit vetë gazeta “Liberation” e të majtës franceze tek thotë se : “Është e vërtetë që nga ana tjetër e kufirit (Shqipëria) pretendojnë se hashashi që kapet në Itali është i vjetër, prodhim i viteve të kaluara, por ne i kemi bërë analizat këtu dhe prodhimi i tij nuk daton më shumë se gjashtë muaj”, thotë Liberation.

Sipas Gjeneralit Altiero në Itali, ndër vite është kapur drogë që vjen nga Shqipëria: “860 kg në 2015, 13,9 ton në 2016, 34,9 ton në 2017 dhe afërsisht 10 ton gjatë muajve të parë të 2018”.
Nuk janë skeptikët, por UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet), e cila teksa publikon para pak ditësh hartën globale të narkotrafikut, deklaron se Shqipëria është e përfshirë në rrugën e trafikimit të heroinës nga Azia, me origjinë nga Afganistani, që kalon përmes Turqisë dhe më pas i drejtohen Europës Perëndimore.

Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria përfshihet në raportin botëror të drogave.
Nuk janë skeptikët evropian por familjet mafioze që nuk preken dot nga kjo qeveri.
Ndaj kësaj qeverie i është vënë kushti që ti godasë ato. Ajo nuk e bën dot !

Janë grupet e organizuara kriminale që blejnë vota për qeverinë dhe qeveria që u dorëzon më pas atyre policinë e shtetit dhe paratë e buxhetit. 

Ndaj kësaj qeverie i është vënë kushti i ri ti demontoj ato. Ajo nuk e bën dot.
Eshtë varfëria e shqiptarëve që thellohet dhe më pas përndiqen nga vendi i tyre rrugëve të kurbetit.

Ndaj kjo qeveri është me shpatulla për muri për të dënuar korrupsionin qeveritar dhe atë të oligarkëve të saj. Jo, nuk e bën dot !

Janë votat që vidhen në zgjedhje dhe antireforma e pushtetit lokal që ja hoqi pushtetin qytetarëve dhe ja fali “kumbarëve”, me një ndarje të turpshme elektorale që e paracakton njëanëshmërisht rezultatin e garës në tavolinë për 70% të njësive lokale e që shërbejnë për shantazh, intimidim e grabitje votash, më pas në zgjedhjet parlamentare.

Një antireformë që zëvendësoj të zgjedhurit me të emërtuarit e pushtetit njësoj si në çdo autokraci politike.

Ndaj kësaj qeverie ju vu kushti i ri për reformën zgjedhore. Ajo nuk e bën dot !
Nuk janë skeptikët evropian por modeli qeveritar shqiptar i ministri të brendshëm anëtar i grupit kriminal të trafikimit të drogës ose vëlla me trafikantin e drogës.
Ndaj kësaj qeverie i kërkohet të lejoj të funksionoj drejtësia mbi ministrat e saj të brendshëm. Ajo nuk e lejon atë !

Ndaj, unë besoj se nuk ja vlen që shqiptarët të konsumohen duke përgënjeshtruar gënjeshtarët.
Shqiptarët duhet të mblidhen e të vendosin se si ta çlirojnë rrugën e tyre drejt Evropës që zullumqarët ja janë bllokuar.

Unë besoj se shqiptarët e ndershëm do të mblidhen pareshtur sallave e kuvendeve në çdo qytet e komunë të vendit për ti diskretituar gënjeshtarët dhe për të vendosur se si të bëjnë realitet vullnetit dhe qëllimin e tyre, “E duam Shqipërinë në Evropë” !”, tha Nishani. (TemA)

17 komente në “Bujar Nishani thirrje politikanëve: O mashtrues boll u tallët me shqiptarët. Të ndershmit do mblidhen pareshtur t’ju diskretitojnë se e duam Shqipërinë si gjithë Evropa”

  1. Dude says:

    Po ik mor jar se ti je kapterr groshe ku merr vesh nga Europa ?

  2. ushtaraku says:

    Doli perseri ky i shoqates ushtarakeve te Enverit te vitit 1997 ne Shkollen e Bashkuar. Kerkon t’u jape mend shqiptareve tani kur per kater vite si president nuk e degjoi njeri. Rri rahat o oficer Jari e gezoje ate pension nqse ke dale e mos harxho kot fryme.

  3. peoples says:

    Kjo eshte te mbytesh vehten me litar si thote ajo kenga e Dinos.Jep mend dhe idioti kapter.Happu dhe.Nuk ka me kufi midis dijes shkences dhe kapterllekut.Ky vetem per shoqaten Laberia eshte personalitet.Ata i dhane titullin Nderi i Laberise.

  4. Emigranti says:

    Po eshte e vertete qe politika eshte tallur me shqipetaret 27 vjet edhe qe jane mashtrues ke te drejte ,por ti je nder me kryesoret e kesaj bande te ndyre dhe antishqiptare,,,,,,,,

  5. shallvaret says:

    Mor po ky kakaci me slloganin ” e duam shaiperine si gjithe Europa” shkoi ne mbrojtje te shtatores se Envefit?.

  6. demo says:

    VIZIONAR,KUMANDAR,I PAPAR, dhe gomar patetik.

  7. Ke quan te ndershem ti more pis pa mustaqe,saliun me familjen milardere.,likefloririn me monik cizmen apo veten tende qe more edhe token i kishes,apo lulbabalen me rrugen e kombit apo fari fytyr bajgen…..

  8. selvia says:

    Mos ja vini re se o sakat, i ka ra nje here ne koke por ska zone men.

  9. Shabani says:

    Ik o jari o loqe! Saliut po i vjen fundi boll i bere fresk.

  10. zoga e vodices says:

    Ik ore vemje se nuk ka njeri per mend e tua mundohu qe te lidhesh dhe te zgjidhesh ushkurin e brekeve hajt te fala odetes.

  11. Alboz934 says:

    Te me falni ju komentusit qe po bej komentin pa ja lexuar budalleqet e nishanlliut se e di sa tru ka .Por di tju them mallkoj ato nena qe kan lind(jo te me falni qe desha te mallkonja ato nena qe kan lind keto qe do permendi me poshte ) jo çdo nene eshte me e mira ne bote por them me mire te mos kishin lindur Sali Berisha ,Bujar Nishani ,Fahri Balliu , Bledi Fevziu , Aleksander Frangaj , Fatos Nano e Lubonja , Azem Hajdari . Jozefina Topalli , Tritan Shehi , Arben Imami , Fatmir Mediu . Çim Peka , Artur Zhej , Lela(se nuk ja di emnin) Preç Zogaj me ate shokun lezhjan qe nuk me kujtohet por qe ka qene botuesqe nuk ka ndonje funksion por qe flet gjithmone ne mbrojtje te Berishes dhe botusin tjeter N .Lesin bashke me to edhe Rajersoni dhe gjithe rajersonet e tjere ATEHERE SHQIPERIA DO TE ISHTE TJETER .

  12. Vjosa says:

    Po pse mor Albo evlati, pse na ike lene grupin te pa plotesuar, po si mund te beje ky grup mor aman , pa noken, saliasin alibebeajn, strazon me patllake qe tu beje roje nderi, vokshin per lezet pa ndonje tjeter lete se na duhet per fare.

    1. populli says:

      Te ka pare perendia pa te katandisi keshtu sakat,dorac dhe topall,se je shpirt zi.Mjere ne ke kemi patur President qe duhej te qendronte mbi palet dhe jo ti sherbeje deri ne vdekje(qe ishalla e ka sa me te shpejte se nuk i hyn ne pune as dreqit) kriminelit Sali.Turp o skenderbegas qe luftoje me mish e me shpirt per te mbrojtur bustin e Enverit ne Shkollen e Bashkuar.

  13. Germicoku says:

    Po kush Te tha se u happen negociatat ? Ka nje drive Te verdhe ne semafor, qe do te thote se do ecesh drejte duke patur kindest Te mos perplssesh me Te debut si Ju Te PD-se. Eshte caktuar muaj qershor 2019 e do happen kete muaj. Po ato Grupet e pines perse do te ngrihen? Jeni Te Pabesueshem.

  14. Alboz934 says:

    Vjosa me shume te drejte ata qe shtove ti dhe jam dakort por nuk e di si me kan ike dy nder kryesoret qe nuk me kan dale ne koment Luli me Like floririn .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje