“Për sa i përket vrasjes së Hasan Bej Prishtinës mësojmë gjithashtu se porositësi i këtij atentati paska qenë vetë mbreti Zog e se porositësit e drejtpërdrejtë janë kujdesur që të zgjedhin vrasësin midis partizanëve të tyre shqiptarë nënshtetas jugosllavë për t’u dhënë të gjithëve dyshimet e një baze tjetër”, thuhet në dokumentet italiane.
Arkivi Qendror i Shtetit Italian
Ministria e Brendshme
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Publike
Departamenti i Policisë Politike
Prishtina Hasan
Romë, 26 gusht 1933
Si konfirmim i asaj që kemi komunikuar për dërguesit e vrasjes së refugjatit politik shqiptar Hasan Bej Prishtina rezulton se refugjatët politikë të Zarës u informuan se vrasësit që vinin nga Tirana për të vrarë refugjatët shoqëroheshin nga adjutanti personal i Mbretit Zog, Muharem Bajraktari, e nga serbofili i njohur zogist Fiqri Dino, të cilët mbuluan vetë vrasësit në çastin e zbarkimit të tyre në Itali. Refugjatët politikë shqiptarë të të gjitha tendencave ankohen se shtypi italian nuk është marrë me personin e Prishtinës, i cili ishte gjithnjë një italofil luajal dhe se, kur është marrë, e ka bërë duke marrë lajme nga gazetat franceze që për këtë rast kanë botuar komunikata me frymëzim të dukshëm jugosllav. Për këtë pikë citojnë shkrimin e sjellë nga «Petit Parisiene» të Parisit, nga gazeta «Regjimi fashist» i Kremonës që e përkufizon Prishtinën si jugosllav.
Romë, 21 gusht 1933
Vrasja e fundit e një refugjati shqiptar në Selanik ma dha rastin të sqaroj se, edhe në Itali, paskan ardhur ose duhet të vijnë së shpejti vrasës të ngarkuar që të kryejnë hakmarrje të njëjtë kundër refugjatëve rezidentë në Mbretëri.
Midis këtyre vrasësve qenkan edhe oficerë të ushtrisë së rregullt shqiptare e deri edhe një përfaqësues diplomatik, njëfarë Çatin Saraçi, konsull o zv.konsull karriere që paska mbuluar për njëfarë kohe këtë post në Vjenë. Ai qenka shumë i njohur në mjediset shqiptare dhe shkon shpesh në Romë.
Romë, 21 gusht 1933
Duke iu referuar lajmit të dhënë kohë më parë (d.m.th. që Çatin Saraçi, konsull i përgjithshëm shqiptar në Vjenë, është njeriu që ka besimin më të madh te mbreti Zog) mësojmë se të shtunën e kaluar Çatin Saraçi ishte kalimthi në Romë duke shkuar për në Tiranë. Në të njëjtën ditë kur ndodhi vrasja e Hasan Bej Prishtinës mbreti Zog ka thirrur me urgjencë Çatin Saraçin që efektivisht u nis menjëherë nga Vjena.
Për sa i përket vrasjes së Hasan Bej Prishtinës mësojmë gjithashtu se porositësi i këtij atentati paska qenë vetë mbreti Zog e se porositësit e drejtpërdrejtë janë kujdesur që të zgjedhin vrasësin midis partizanëve të tyre shqiptarë nënshtetas jugosllavë për t’u dhënë të gjithëve dyshimet e një baze tjetër.
Hasan Bej Prishtina e kishte transferuar prej kohësh drejtorinë e gazetës së tij nga Kostanca në Selanik e saktësisht më afër kufirit shqiptar për ta bërë propagandën e tij më efikase.
Mbreti e konsideronte qëndrimin e Hasan Bej Prishtinës afër kufirit si rrezik të vërtetë.
Thirrja e menjëhershme e Çatin Saraçit mund të ishte në lidhje me situatën e re të krijuar pas vdekjes së Hasanit midis refugjatëve shqiptarë.
Vjenë, 19 gusht 1933
Vrasja e Prishtinës ka bërë lokalisht shumë efekt, ngaqë siç është njoftuar, vrasësi i tij e ka kërkuar këtu. Prishtina nuk shihej mirë këtu dhe ai duhej të falënderonte ndërhyrjen e dr. Funder, kryeredaktor të «Reichspost» dhe ndërhyrjen e Ministrit Fey nëse ai mundi të qëndrojë këtu 14 ditë.
Romë, 19 gusht 1933
Legata lokale e Shqipërisë, që ka pasur kontakte me shqiptarin Çatin Saraçi gjatë qëndrimit të këtij individi në Romë, kishte përgatitur, para se Agjencia Telegrafike Shqiptare të shpërndante të vetën, një deklaratë për shtypin italian duke njoftuar se vrasja e Hasan Bej Prishtinës ishte jugosllave. Është e kuptueshme lehtësisht se kjo komunikatë ishte këshilluar nga vetë Saraçi.
Nga informacione të mëtejshme mund të siguroj se Saraçi, pyetjes së drejtuar nga Kodelj për vendin nga vinte, iu përgjigj në prani të dëshmitarëve shumë reticentë, por foli për udhëtimin nga Fiume (Rijekë) në Trieste dhe për atë nga Venecia në Romë duke lënë të kuptohej se ai vinte nga Jugosllavia.
Është vërtetuar gjithashtu se vrasësi i Prishtinës ka qenë në kontakt me Saraçin në Nicë e pastaj në Austri e këtë ai ia ka treguar në konfidencë regjimit shqiptar që përveç kënaqësisë intime, ka dashur t’i japë Jugosllavisë një provë për lidhjen duke ia hequr qafe një element shqiptar që më shumë se të gjithë i jepte bezdi në kontekstet ndërkombëtare, e veçanërisht Lidhjes së Kombeve diktaturës së Beogradit duke paraqitur nota kundër shtypjes serbe të territoreve shqiptare irridente të Kosovës.
Prishtina figuronte për regjimin shqiptar si një mjet i Italisë dhe i Hungarisë që, gjithnjë sipas Tiranës, e mbanin si rezervë si ministër të mundshëm të Punëve të Jashtme të vendit të tij.
Çatin Saraçi duhej të kthehej urgjentisht në Tiranë e dukej i shqetësuar që ta arrinte atë shtet për të marrë shpërblimin e premtuar për veprën e tij.
Për të mirinformuarit nga refugjatët politikë shqiptarë bëhet me insistim emri i Shefqet Bej Vërlacit, ish-kryetar i Këshillit të Ministrave, si një nga të caktuarit për t’u eliminuar nga vrasësit e Tiranës, sepse konsiderohet mik i ngushtë i qeverisë fashiste.
Ministria e Brendshme
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Publike
Seksioni i tretë n. 443/63680
Të nderuarit Departament të policisë Politike
(në lidhje me shënimin n. 500/20664 të datës 15 të këtij muaji me lutjen që të interesoni informatorin që të japë saktësime për qëndrimin në Romë të Hasan Bej Prishtinës duke komunikuar me cilët persona ai ka pasur kontakte)
Kopje e telegramit 23 korrik 1933 n. 7436 ardhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Lënda: Hasan Bej Prishtina
Telegrami i V.E. 20 të këtij muaji n. 443/62942
Lutemi të na bëni me dije nëse kësaj Ministrie i rezulton se Hasan Bej Prishtina ka qenë efektivisht në Romë në këto kohët e fundit e, në rast të tillë, me cilët persona ka qenë në kontakt.
Faralli
24 korrik 1933
Ministria e Brendshme
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Publike
Seksioni i tretë n. 443/62942
Të nderuarit Departament të policisë Politike
në lidhje me shënimin n. 500/20664 të datës 15 korrim 1933
Kopje e telegramit me dorë nr. 5905 të datës 16 ? 1933 ardhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, zyra Shqipëria si:
Lënda: Hasan Bej Prishtina
Në ditët e ardhshme një refugjat i njohur shqiptar Hasan Bej Prishtina, në ardhje nga Vjena, nëpërmjet Triestes, do të shkojë në Zara për t’u takuar me Dervish Bej Mitrovicën; do të qëndrojë tre ose katër ditë për të vijuar më pas drejt Greqisë me aeroplan nëpërmjet Zara-Brindizit.
Duke pasur parasysh misionin e tij, do të ishte e duhur që Hasan Bej Prishtina, i pajisur me pasaportë të rregullt të lëshuar nga Prefektura e Stambollit, të mos i nënshtrohej asnjë mase survejimi.
Firmosur Aloisi
Romë, më 20 korrik 1933
Drejtori Shef i Departamentit A.G.R.
Romë, 27 qershor 1933
Rezulton në mënyrë të qartë se Legata vendore e Shqipërisë është informuar për praninë në Romë të refugjatit Hasan Bej Prishtina. Rezulton gjithashtu se zyra e lartcituar diplomatike ka informuar për këtë fakt Qeverinë e Tiranës duke vënë në lidhje praninë bashkëkohore në kryeqytetin tonë të Prishtinës me një të besuar të njohur italian, rezident në kryeqytetin austriak.
Legata e lartcituar shqiptare po bën në këtë moment hetime për të zbuluar arsyet e ardhjes në Romë të refugjatit politik të vendit të tij që ajo beson se është në marrëdhënie të mira me qarqe politike italiane.
Departamenti i Policisë Politike
Shënim për Departamentin e nderuar të Punëve të Përgjithshme e të Rezervuara
Romë, 30 gusht 1932
I transmetohet këtij departamenti të nderuar shënimi bashkëlidhur informativ që ka mbërritur nga burime konfidenciale.
(Me lutjen që të mos bëhen kontrolle në Francë)
Drejtori
Shef i Departamentit të Policisë Politike
Paris, gusht 1932
I përmenduri Prishtina ose Prishtina Hasan Bej, lindur më 27 janar 1879 në Vicitrn (Shqipëri), ish – Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, i cili ishte dëbuar nga territori francez më 22 qershor 1931 ngaqë i mungonte viza e qëndrimit, është autorizuar që të qëndrojë në Francë me shënim të ministrit të Punëve të Jashtme. Ai banon Boulevard de Monteparnasse nr. 135. Jeton vetëm. Gruaja i ka vdekur në vitin 1931.
Vjenë, 15 qershor 1931
Zonja Hasan Prishtina pas 14 ditësh u nis për në Paris për t’u bashkuar me burrin. Por tani informohemi që ka vdekur më mënyrë të befasishme.
Rexhep Krasniqi
*Përgatiti për botim Bejtullah Destani: Nga italishtja Rando Devole
Ky horr qe Sala i ngriti bust dhe i vuri emer bulevardit quhet AHMET Zogu dhe duhet ti hiqet busti dhe emri bulevardit sa me pare se ky bandit ka vrarë dhe Bajram Currin dhe AVNI Rustemin dy heronj te popullit .
Eh mor mik qe paske mend sa te mizes!…….Pse nuk i fut nje dore tavell teksa stermundohesh te kuptosh çeshtjet e nderlikuara te politikes. Esad Toptani, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina, deri tek Enver Hoxha e me pastaj Sali Berisha etj. ne kohen e sotme, jane shqiptare qe e donin dhe e duan Shqiperine, sipas menyres se vet, por me se shumti per pushtet. Tek ky i fundit, pra pushteti, fillon dhe mbaron politika, dmth lufta per ta fituar, dhe mbasi e ke fituar, ta mbash ate.. E di qe nuk e di, por mesoje se H.Prishtina, ky patriot i madh, ka tentuar dy here te vrase Ahmet Zogun, kryeminister, ne vitin 1923 ne parlament (me doren e 17 vjecarit Beqir Valteri, me ndihmen e A.Rustemit) dhe njehere ne vitin 1932 ne Vjene, si mbret, atentat qe u be nga nje fare Gjeloshi (komplot i te arratisurve shqiptare pas grushtit te shtetit te 1924, te cilet me pas ne shumice u kthyen ne Shqiperi me pushtuesit italiane ne vitin 1939), Siç dihet, qe te dy keto atentate kane deshtuar. Ç’ti besh! Veti e politikaneve shqiptare (ballkanas) qe ne temperementin tyre edhe ne kohet moderne, vlon hakmarrja primitive, duke perdorur koburen ndaj kundershtareve, sigurisht me doren e te tjereve, qe gjenden dhe jane gjithmone te gatshem te perdoren.
Po ti mor mik qe ke mend sa te peshkut, ja na thuaj per te mbajtur pushtetin ne Shqiperi kush bashkepunoi me pushtuesin dhe serbet e greket, Esat Toptani dhe Amut Zogu, apo Hasan Prishtina, Fan Noli e Enver Hoxha!? Ceshtjet e politikes vertet kane qene e jane te nderlikuara, por fakti eshte i pandryeshueshem ndersa vleresimi eshte sipas qejfit dhe sipas interesit. Keshtuqe po te shikosh faktet ato thone se Esat Toptani ja shiti me para ne dore Shkodren malazezeve dhe jo Isa Boletini e Hasan Prishtina! Se Amut Zogolli erdhi ne pushtet me forca ushtarake serbe dhe si shperblim ju dha shen Naumin dhe Vermoshin dhe jo Hasan Prishtina dhe Fan Noli. Ky eshte FAKT i padiskutueshem se keta shqiptare deshen me shume interesin e tyre per pushtet se interesin e atdheut! Edhe nese jane bere perpjekje per ti vrare ata nga shqiptare te tjere, kjo tregon se ka patur vertet shqiptare te tjere qe vinin interesin e atdheut perpara interesit te vet. U be shume mire qe qelbesira Esat Toptani (qe sot e gjithe diten prehet ne varrezat e ushtareve serbe ne Paris, i dekoruar si gjeneral serb) u vra ne atentat nga Avni Rustemi. Eh sa mire do ishte qe edhe qelbesira Amut Zogolli te ishte vrare ne nje atentat dhe ky vend te kishte shpetuar me shpejt nga pislleku! Sa per Enver Hoxhen, ky ishte shqiptar e burre shteti, se i pastroi qelbesirat qe ne krye te heres dhe shteti shqiptar nen udheheqjen e tij eshte shteti me kombetarist dhe me i organizuar ne gjithe historine shqiptare! Pastaj na erdhi qelbesira Sali Berisha, qe e filloi me shitje nafte sebeve e perfundoi me shitje deti grekeve. Ehh si nuk shpertheu ajo bomba e te kishte shkuar per lesh ky Salihalja e te kishte shpetuar ky vend nga pislleku ?
Kjo më veç së është e njohur për lexuesit, por këto te dhëna janë shumë interesantë dhe me shumë vlera historike. Këto fakte dokumente e përforcojnë të vërtetën e vrasjes së heroit kombëtar Hasan Prishtinës, por edhe me shumë rëndësi është që keto argumente i hedhin poshtë pretendimet e disave të “pasardhësve” të Prishtinës që mundoheshin të shtrembërojn të vërtetën.
Shpresojë të kenë lexuar dhe të kenë kuptuar këtë shkrim pretenduesit e familjes së Hasan Prishtinës.
Pune sunitesh…nuk ka nje emer shqiptari aty. hasan/catin, fiqri/muharrem/ahmet
NUK ka mundesi te ket qen naltmadhnia e tij mbreti Zog , ne e kemi hero naltmadhnin , e kemi von ne qender te Tiranes aty vihen atdhekaret ,si ka munci qe naltmadhnia te vriste patriotet e kti vendi , patriotet i vriste ENVER HOXHA ata qe luftonin me arm ne dor kra nazifashizmit per shqiprin e lir , naltmadhnia e tij zogu par i mbronte patriotet siç ishin Esat Pash Toptani , Osmon Gazepi dhe bajraktaret e veriut qe ishin shtet mrena shtetit , ai luftonte armiqt e kti vendi siç ishin LUIGJ GURAKUQI HASAN PRISHTINA BAJRAM CURRIN RIZA CEROVEN AVNI RUSTEMIN e shum e shum te tjer si kta , qe ishin armiqt e naltmadhnis dhe te patriotve te tjer qe permenda me lart Esat pash toptanit qe bridhte neper europ i ran komet , qe blinte troje per SHQIPNIN , nuk besohet se HASN PRISHTINA ishte patriot se po te ishte i till se vriste naltmadhnia qe u sfilit per ket popull i mori dhe te gjith thesarin tja ruante se ja vidhnin italianet dhe çau ferren dhe la heronjt e vet pas Hamit matjanin abaz kupin e te tjer , nalmadhnia esht heroi jon tek ai politika SHQIPTARE sot shikon vetveten , prandaj ka nja 30 vjet qe nuk vjedh e nuk abuzon kerkush nga politika me ket popull se nershmnia dashuria per atdheun dhe lufta ndaj korrupsionit kan qen virtytet me te mdha te naltmadhnis ,prandaj ai kapariset ne mes te TIRANES se esht idhulli i politikanve SHQIPTAR sot , dhe shembelltyra ku kta politikan te nershem gjejn vetveten.
Shigjetare,behu real dhe hudhe Zogun ne plehre.Ai ishte pro serb dhe antishqiptare.Ai vriste kundershtaret dhe atdhetaret e devotshem te trojeve etnike.Ai erdhi ne pushtet me ndihmen e ortodiksve cetnik serb,dhe sic ishte edhe mbaroj jeta e keti trathetari.Keit duhet hudhe ne ajr bustin dhe c’do gje te tije.Por kjo nuk vlene edhe per Princin Leka 2.
Po ti ca je shqiptar apo tyrceli?
Turqisht hesapi
Ne do plehra te pa riciklushme te gazeta tema gjen sa te duash
Sala ja ka kaluar Zogut
Po pse tani e moret vesh qe ishte zogu porositsi i krimit
Nuk thuhet ndonje gje e re per Zogun e kurves! E re mbetet ngritja e shtatores te zogut te kurves, nga zogu i Sheqeres!? Nuk e kuptoj dote si mund te qendroj ende ne kembe ajo shtatore !? Kote mburremi qe jemi popull patriot!
Krimineli me i madh i Shqiperrise Ahmet Bej Zogu u nderua nga Sali Berisha me nje shtatore monument ne fund te bulevardit te Tiranes. Cdo i rritur ne Shqiperi e di qe Zogu vrau patriotet me te shquar te vendit: Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Avni Rustemin, Hasan Prishtinen, Riza Ceroven, etj. Dhe veprimi me i pandershem e me frikacak i Edi Rames ishte moszhberja e asaj shtatoreje. Monumentet ngrihen per patriotet, jo per kriminelet dhe tradhetaret. S’eshte cudi qe ndonje dite do te ngrene nje monument per Esat Bej Toptanin. Po c’mund te presesh nga nje “dhites”, sic thote nje vellai im! Per ata qe s’e dine kete zhargon perbuzes une i them “dhjeranak”.
Ne telegramet e mesiperme lexoj:
Rome, 27 qershor 1933 – ” Legata e lartecituar shqiptare po ben ne kete moment hetime per te zbuluar aresyet e ardhjes ne Rome te refugjatit politik te vendit te tij qe ajo beson se eshte ne maredhenie te mira me qarqe politike italiane – nga Departamenti i Policise Politike italiane.
Ne 24 korrik 1933, Ministria e Brendshme ( fashiste italiane ), shkruan : ” Ne ditet e ardhshme nje refugjat i njohur shqiptar Hasan Bej Prishtina, ne ardhje nga Vjena, nepermjet Triestes, do te shkoje ne Zara per tu takuar me Dervish Bej Mitrovicen, do te qendroje 3 ose 4 dite per te vijuar me pas drejt Greqise me aeroplan nepermjet Zara- Brindizit.
Duke pasur parasysh misionin e tij, do te ishte e duhur qe Hasan bej Prishtina, i paisur me pasaporte te rregullt nga Prefektura e Stambollit, te mos i neneshtrohej asnje mase survejimi.”
Nga kjo kuptoj qe Hasan Prishtina , si shume politikane te djeshem dhe te sotem shqiptare, ne vend qe ti sherbejne vendit te tyre, behen vegla te agjenturave te huaja. Ketu shihet qarte se z. Prishtina kishte ardhur me mision te caktuar ne Itali duke koordinuar veprimet me Departamentin e Policise Politike italiane.
Nuk del e qarte me porosi te kujt eshte vrare, por nje gje dihet, po kalove shume hunj njeri do te ngulet.
O emigrant, qe besoj se je i ri ne moshe. Bashkepunimi i mundshem i Hasan Prishtines me autoritetet italiane nuk e ben ate tradhetar. Lexo ca me shume per historine e Shqiperise. Ismail Qemali bashkepunoi me Austro-Hungarine per te shpallur pavaresine e SHqiperise. Por kjo s’e beri vegel te tyre, as tradhetar te interesave te kombit.
Emigrant me koke ne torbe e hu ne bythe! Bashkepunimi ne ate kohe me Vjenen dhe Romen ka qene zgjidhja e vetme per ekzistencen e shqiptareve si entitet, nderkohe qe serbet dhe greket bashkepunonin me Mosken dhe Parisin e Londren!
TRUPESHK!
KA DISA QE SE KANE KUPTUAR AKOMA NDRYSHIMIN E ZOGUT ME ATE TE ENVERIT ….JU A THEM UNE ..ZOGU VRISTE KUNDERSHTARET ..ME IDE KOMUNISTE …. DHE E GJITHE BOTA CIVILIZUAR I SULMONTE DETE KOMUNISTE . DHE NE VITET 20 1930 KISHTE NE BOTE SHUME QE I FUSNIN NE BURG KUNDERSHTARET …SE CIVILIZIMI ISHTE ………. NDERSA ENVERI VRAU FUTI NE BURG TE GJITHE SHQIPTARET E THJESHTE VRAU POPULLIN E VARFER QE NUK KISHTE ASNJE FAJ ..JA DIFERENCA QE SE KENI KUPTUAR .. ME ZOGUN SKISHTE KAMPE SI ME ENVERIN .. BURGOSUR POLITIKE SE JU NGREFTE DEBILIT ENVER .. PRANDAJ ZOGU S ISHTE ENGJELL ….. POR NE KRAHASIM ME ENVERIN ISHTE ME I MIRE KAQ …PIKE .
Bravo Eliot je i madh vallahi! Carac me te madh se ty nuk kam pare deri me sot ? ? ?
ELIOT, të lumtë, mendjeholle je,…, ! Ta kam lakmi për krahasimet, e qëlluara.
Zogu vërtetë e çliroj Shqipërinë nga Italia, nga fashizmi, nga komunistët, nga tradhtarët-që i shisnin pjesë-pjesë trojet e Arbërisë-Shqipërisë; kurse, ky farë Hoxha vjedhi, shiti, vrau, mbylli shkollat, shkatërroi ushtrinë, shëndetësinë, ngjalli vëllavrasjen, e çka nuk bëri, madje armatosi tërë popullatën me qëllim ta vrisnin njeri- tjetrin, e vet të jetonte,
Zogu ishte demokrat i vërtetë; ai nuk i vrau as Prishtinën, as Currin, as Gurakuqin, etj, sepse ata e vrisnin veten, dhe e akuzonin Zogun,
Kurse Hoxha i mbronte kriminelët dhe vriste popullin,
ELIOT, të lumtë vërtetë mendjehollë je,
Ke te drejte! Propozoj Eliot katunarin ta bejme kryeminister!