Holanda pas përgjigjies negative për Shqipërinë: Ka ardhur koha për rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

29 Qershor 2018, 16:52Politika TEMA

Ambasada holandeze reagoi pas vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Dëshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë për progresin dhe reformat. Tashmë ka një udhërrëfyes për vijimin e rrugëtimit deri në qershor 2019”, lexohet në deklaratën e ambasadës.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe më tej me Shqipërinë për reformat kyçe. Ka ardhur koha për rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, shtoi Ambasada e Holandës.

Deklarata e plotë

Dëshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë për progresin dhe reformat e rëndësishme të arritura, të cilat janë njohur nga Këshilli Europian.

Tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për vijimin e rrugëtimit deri në Qershor 2019.

Ka ardhur koha për të arritur rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të ecur përpara në reformën në drejtësi.

Hollanda i qëndron qasjes së saj strikte dhe të drejtë dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërine në lidhje me këto reforma kyçe në periudhën që vijon.(TemA)

5 komente në “Holanda pas përgjigjies negative për Shqipërinë: Ka ardhur koha për rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”

  1. Albani says:

    Bravo Hollanda
    Te mos bejme sikur kemi shtet,sepse te huajt nuk do te bejne me sikur na besojne.
    STOP KRIMIT DHE KORRUPSIONIT

  2. Gjon says:

    Futja lulen ne burg hollandezeve dhe i merr driten jeshile.

    1. Turi says:

      Nuk kemi nevoje per gjalpin te na e vini mbi buke pasi na futet gishtin ne b.the me racizmat tuaja. Kesaj i thone hipokrizi. Thiken mbas shpine dhe gishtin ne b.the. Jeni raciste par excellence! Moraliteti juaj eshte per tu perbuzur. Jeni vendi i fundit ne bote qe hoqet skllaverine ne Afriken e Jugut. Jeni vendi qe burgoset Nelson Mandelen per 28 vjet, per bindjet e tij politike. Jeni vendi qe keni pushtuar dhe perdorur koloni ne bote dhe skllever. Tregetaret tuaj te sklleverfe krijuan njeriu e zi ne Ameriken Latine dhe Verore, qe ka krijuar nje plage te tmerrshme ne keto vende pas skllaverize. Mos na tregoni moralin sepse edhe ju jeni te korruptuar. Shikoni Distriktin e Dritave te Kuqe ku vajzat perdoren per prostitucion te detyruar. Nje histori e koheve te fundi tregonte shume mire se si vajzat qe vijne nga Europa Lindore apo gjetke terrorrizohen nga trafikantet qe lulezojne ne vendin tuaj. Nuk keni fytyre qe te na jepni keshilla. Largoni perden e racizmit te cilen e fshehni nen masken e moralit. Ju kuptojme. Nuk na doni per besimet tuaja fetare dhe per racizmin. Por mos harroni se ishte ai katoliku i mire shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu qe ju mbrojti byckat nga hordhite otomane.

  3. Zigur Qarri says:

    “Ka ardhur koha për rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”?
    Kujt do ti shpallin lufte keta,vetvetes?-qeveria eshte vete krimi dhe korrupsioni.
    Qe te nesermen kur u premtuan negociatat,Rama filloi korrupsionin,duke vjedhur
    hapur pronen publike ne mes te Kryeqytetit.Nuk firmosi vete,por zv.kryeministrja!!!
    Krimi dhe korrupsioni do te vazhdoje me ritem akoma me te larte,per te bere nje
    pushim ne fillim te Majit 2019,ku patjeter do te filloi te behet pak pune dhe shume
    zhurme,per luften kunder krimit dhe korrupsionit.Qeveria Rama nuk mbijeteon
    dot as 24 ore pa vjedhje dhe korrupsion,dhe per kete eshte e detyruar te genjeje
    popullin dhe partneret perendimore.Deri kur?

  4. Fieri says:

    Kur bejne pordh edhe holandezet, portet e tyre jane furnizuesit kryesor te kokaines edhe heroines, jane furnizuesi me i madh me drogerat sindetike ne europ sepse ata vet i prodhojne, farat e kanabisit i shesin ne dyqane me liçense, prostituticionin e perkrahin dhe e mbrojne, ata jane llum per vete edhe na çajne trapin neve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje