Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka bërë 3 pyteje kreut të PD për 3.4 milionë eurot e kapura në Toyota pas publikimit të provave të reja në Kuvend.
“A ke njohje personale ti Lulëzim Basha edhe me personat e shpallur në kërkim?
A kanë qenë ata financues të Partisë Demokratike në aktivitete politike të saj?
A bëjnë pjesë këta persona në një anturazh të ngushtë të Lulëzim Bashës?”- pyet Balla Bashën.
Dje Balla publikoi në Kuvend një foto ku shfaqej Basha në zyrën e tij me vëllain e një prej dy personave të shpallur në kërkim nga policia për milionat e eurove të gjetura në Toyota.
Reagimi i plotë i Ballës
“Lulëzim Basha nuk paska as turp as minimumin e dinjitetit!
Dje në Kuvend u bë publike një prej provave që e penalizon rëndë Kryetarin e Partisë Demokratike për lidhjet e drejtëpërdrejta me personat e shpallur në kërkim A.V. dhe E.V.
Në respekt të ligjit kjo provë do të depozitohet në organet e drejtësisë.
Lulëzim Basha jo vetëm që është i lidhur ngushtë me vëllain e njërit prej personave në kërkim nga Policia, por ai duhet të sqarojë publikun:
A ke njohje personale ti Lulëzim Basha edhe me personat e shpallur në kërkim?
A kanë qenë ata financues të Partisë Demokratike në aktivitete politike të saj?
A bëjnë pjesë këta persona në një anturazh të ngushtë të Lulëzim Bashës?
Përpjekja e sotme e PD që shpifjen ta kthejë në qëndrim zyrtar të Partisë Demokratike, për ta përdorur si alibi në procesin gjyqësor, nuk e shpëton dot Lulëzim Bashën!”. (TemA)
Pervec ketyre tre pyetjeve duhet te pergjigjet edhe per rrugen Durres-Kukes. Ka qene minister i Brendshem kur u vrane 4 qytetare ne Bulevard ne 21 Janar.
Vellai i personit qe eshte fotografuar me Bashen ia mbathi pasi Basha paralajmeroi se ne Shqiperi do vinin 1.5 milion euro. Keshtu qe duhet te mbaje pergjegjesi per dekonspirim te operacionit, nxorri informacion.
Para drejtësisë, gënjeshtarin Basha. Prokuroria të nisë menjëherë hetimet ndaj Bashës. Nuk mund tja hedhë kaq kollaj për këtë çështje. Së pari, ndaj tij rëndon akuza për shpifje; së dyti, për shkak të nxjerrjes së informacionit kontribuoi në dekonspirimin e operacionit.
Nuk mun të shpëtojë pa lagur gjithnjë se është kryetar i SHQUP-it!
Nje pyetje per deputetin socialist shqiptar:
-Cfare do te thote fjala “anturazh”?Pse e perdor kete fjale te huaj,apo qe shumica e shqiptareve te mos ta kuptojne fare?
Pse e urren gjuhen letrare shqipe?
Pse nuk nxirrni nje ligj qe ndalon perdorimin e fjaleve te huaja me gjobe e burg,sic e ka Franca?
Mos valle doni te tregoni se keni njohje te shumte te gjuheve te huaja ne krahasim me “delet” ,qe votojne per ju?
Basha duhet te dale menjehere para drejtesise. Prokuroria duhet te nise menjehere hetimet. Se pari ndaj tijrendon akuza per shpifje, me pas inskenimi me BABALEN, vodhi 230 mln euro ne rrugen e arbrit, po bllokon hapjen e negociatave, urdheroj vrasjen e 4 qytetareve ne 21 janar, dhe tani skandali me vellezerit Vladi. Ka ardhur koha qe Z. Basha te dale para drejtesise dhe te gjykohet per krimet e tij. Nuk vihet keshtu ne pushtet Z. Basha, mjere PD si eshte katandisur!!!
Basha duhet te dal para drejtesise .Te jap pergjije per shpifjet ,pergjigje per Babalen,230ml euro-t,21janarin.Nuk mund te shpetoj pa dhene pergjigje ktyetari i Shqup-it.
Pyetja qe nuk e bene balla dhe gazetaret dhe qe duhet ta bej prokuroria e saliut:kush te tregoi per eurot qe ishi ne makina?