Spartak Ngjela: Ja pse PD e LSI nuk e bllokojnë dot reformën në drejtësi, arrestimet “VIP” nisin brenda vitit

29 Qershor 2018, 08:29Politika TEMA

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi ditën e djeshme se brenda vitit vendi ynë do të prekë arrestimet në nivele të larta.

Sipas tij, me vendimin e marrë nga BE për negociatat, korrupsioni shqiptar do të shfaroset shumë shpejt, ku nuk do të mungojnë edhe prangosjet “VIP”.

Avokati deklaroi se në korrik Bashkimi Evropian do të sjellë ekspertët e tij për të asistuar në procesin e vetingut dhe për të ndihmuar në ngritjen e organeve të reja antikorrupsion, SPAK dhe BKH.

“Në korrik vijnë vetë ata, vjen komisioni i tyre direkt për zbatimin e reformës në drejtësi, krijimin e SPAK, krijimin e BKH, Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë e Posaçme. Tani këta kanë marrë fund.

Evropa anoi nga Shqipëria. Evropa i dha dorë të madhe sidomos politikës amerikane që të ketë aftësi të plota politike për të dominuar problemin e korrupsionit në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, por aspekti i dytë i kërkesave është që menjëherë pas këtyre të ndodhë eliminimi ose burgosja e të korruptuarave të mëdhenj”, theksoi kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi per “Sot”.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet që të ngrihen në shtator dhe do të jenë dy organet e reja të drejtësisë që do të jenë kompetentë për të emëruar gjyqtarët dhe prokurorët e rinj.

Dy muaj pas ngritjes dhe konstituimit të KLGJ dhe KLP, në vend do të ngrihen edhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH).

Pikërisht këto dy institucione do të kenë në dorë luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe arrestimet “VIP”.

Parashikimet janë që SPAK dhe BKH të ngrihen brenda vjeshtës dhe për këtë arsye edhe avokati Ngjela shprehet se arrestimet e të korruptuarve janë më pranë se kurrë.

Spartak Ngjela komentoi për gazetën edhe tentativat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të hedhur në erë reformën në drejtësi dhe për të bërë jofunksionale KLP dhe KLGJ.

Ditët e fundit, opozitarët, si Luan Rama kanë kërkuar që të largohet kryeprokurorja Arta Marku, të shkrihen komisionet e vetingut dhe të rishihen edhe një herë ligjet e paketës së reformës në drejtësi, duke tentuar kështu që çdo gjë që është bërë deri tani ta hedhin poshtë dhe të nisë nga e para.

Mirëpo për avokatin Ngjela, një gjë e tillë është e pamundur. Ai renditi dy arsye: e para, opozitës i mungojnë votat për ta bërë një gjë të tillë dhe e dyta, BE kërkon vijimin e reformës në drejtësi.

“Reformën në drejtësi nuk e hedh dot në erë sepse e para nuk ka mazhorancën. E dyta, nuk mund të bëjë dot gjë sepse është në kërkesat ekspicide të hapjes së negociatave. Evropa dje dhe sot iu kërkoi si gjë kryesore vetingun, SPAK dhe Byronë e Hetimit.

Kjo tani këta i ka shqetësuar dhe duan të bëjnë mbi udhën nën udhë. Por e kanë kot. Nuk çan njeri kokë për ta sepse nuk kanë mazhorancë në Parlament. Atëherë pyetja bëhet: po Rama a i do këta?

Mos bashkohet Rama me ta? I do, nuk i do, ai duhet të ndjekë rrugën që të shpëtojë gjithçka për vete. Është shumë e rreptë kjo që ka ndodhur me BE. Është përkrahja më e madhe që i dha Perëndimi Shqipërisë”, u shpreh avokati.

Ngjela theksoi më tej se me vendimin e BE për negociatat, Shqipëria ka shpëtuar.

“Që nga momentet e aneksimit të territoreve shqiptare drejt sllavëve dhe grekëve, është qëndrimi më i madh shqiptar dhe shumë mirë që e thyen edhe politikën franceze, e cila pranoi konsensusin e zgjerimit dhe të pranoheshin këto si kushte. Shqipëria ka shpëtuar”, tha Spartak Ngjela.

6 komente në “Spartak Ngjela: Ja pse PD e LSI nuk e bllokojnë dot reformën në drejtësi, arrestimet “VIP” nisin brenda vitit”

  1. selim rroshi says:

    Tallu dhe ti Spartak. Se boll na currufjepse me sigurine e celjes negociatave. Ku e ke vulen e Amerikes qe thoje.
    Po hajt me mire vuri mend Europa se nje bande drogaxhinjesh nuk i jepen negociata. Ishalla vijne vete e bejne fshesen e politikes se politika jone ska asnje shenje vetpastrimi.

  2. Bicikletat e Eros says:

    Rrofsh o Avukat Taku se na knace me shakate e kripura te Duces. Sic duket te ka hy dhe ty frika. Ke punuar dhe ti me pare per ket shtet mafjoz e te korruptuar , apo jo?

    Lajmifundit: BE dhe kampe refugjatesh ne Mesdhe?! Cna kujtun Kriministrin!

  3. "BOHOTINA" says:

    Arsyetim shume i sakte i avokatit. Me mend. Vetem te zbatohen ne kohe ato qe thote avokat Ngjela…

  4. H says:

    Marrëzia shfaqet me forma të ndryshme. Ka të marrë që tregojnë se janë mishërimi i N.Buonapartes. Të tjerë llomotisin me vite se do bëhet reforma në drejtësi dhe se shqipëria do bëhet vend i së drejtës. Unë kam më shumë simpati për të parët. Drejtësia në mëmëdheun e vesit dhe të keqes,nuk do të ekzistojë kurrë. Fajin e kishte turqia,vidi,italia,jugoslavija,rusia,kina,diktatura etj. Fajin e ka populli i prapambetur , që nxjerr vetëm hajdutë, horra, injorantë, të korruptuar në krye të vet.

  5. Fadili, Malesi e Madhe says:

    I lexoj artikujt tu, o Taku, jo se te besoj, por thjesht , per te kaluar kohen. Ne kete te fundit, fillova te mendoj se Taku po kthiellohet ne tru, mbasi nuk po gjeja emrin e Rames perkrah Berishes e Bashes. Por ç’e do ?! U zhgenjeva prap…Je shume inatçi, o Taku !!! Por edhe Edi nuk eshte pa “faj”. Si ,bre burre, nuk te beri vetem per pak kohe, minister ?!. Them “per pak kohe”, mbasi do largoheshe vete. Ti nuk je i afte per asgje, o Taku ! A e ke degjuar kengen e Milves “Parole, parole ,parole” ? Ky je ti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje