50 pyetjet e avokatit të Izet Haxhiajt, që gjunjëzojnë Sali Berishën

29 Qershor 2018, 12:30Politika TEMA

 

Këto janë 50 pyetje të avokatit të Izet Haxhiajt për Sali Berishën, në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit:

-A është e vërtetë, që 6 orë para vrasjes së Azemit, keni sajuar një mbledhje “urgjente” të kryesisë së PD (të pa planifikuar)?

-A i kërkuat Azemit, të ishte patjetër në atë mbledhje, a ju ka thënë se do të ishte jashtë Tirane?

-A keni këmbëngulur, që Azemi të ishte në atë mbledhje, duke i thënë: “Më duhesh, sepse ashtu janë punët në kryesi”?

-Cila është përgjigja që ju ka dhënë Azemi dhe pse nuk ka filluar mbledhja, pa ardhur ai?

-Cilët e kanë telefonuar Azemin, 1 orë para fillimit të mbledhjes dhe a i keni porositur, a ju ka ardhur prej tyre mesazhi në telefon që biseda u krye?

-A ju ka kërkuar leje Azemi, për të dalë “5 minuta” pasi e kishte njoftuar një anëtar kryesie që ishte jashtë mbledhjes dhe a ia keni bërë me shenjë, të dalë?

-Cili drejtues i PD, ua ka bërë me kokë, kur ka dëgjuar krismat e armëve?

-Cili ka qënë reagimi juaj dhe pas krisamve, a ju kanë telefonuar një femër tropojane me burrë tropojan, me inicalet e emrit Sh B…?

-A keni dhënë urdhër, që të mos jepej lajmi në “Radio Kontakt”, pa komunikuar me ju?

-A keni biseduar ndonjëherë për vrasjen e Azemit, me ata që akuzuat për vrasjen e tij?

-Cili ka qënë anëtari i kryesisë së PDSH në mbledhje, që ka dalë “pesë minuta jashtë” përpara Azemit dhe kur është kthyer, ka njoftuar Azemin, se “të kërkojnë jashtë”?

-A keni kërkuar të dini nga erdhën krismat dhe cili pyetët, jashtë zyrës ku bëhej mbledhja?

-Cili politikan i majtë, ju ka pyetur në telefon pas krismave: “Ç’bëhet nga ju dhe si jeni përgjigjur?

-A i keni biseduar me Fatos Nanon për largimin e tij jashtë vendit, fill pas vrasjes së Azemit, duke e paralajmëruar për rrezik jete?

-Me cilin keni kontaktuar për herë të parë, për të pyetur se kush është vrarë dhe a punon aktualisht ky person, pranë kabinetit tuaj?

-A keni dhënë urdhër, që 1 muaj pas vrasjes, të hiqej posteri i i përditshëm i Azemit, nga faqja e parë e “RD” dhe kush ua kërkoi?

-Kush e bëri kontrollin e parë në makinën e Azemit, natën e vrasjes, a kishte lidhje ky kontroll, me ndonjë “siklet” tuajin?

-Përse nuk është lejuar prokuroria, të bëjë hetime në makinën e Azemit dhe a ka pasur pakt “mirëkuptimi” mes jush dhe asaj?

-Çfarë keni biseduar me Gazideden në “mërgim”, 50 minuta para dhe pas vrasjes së Azemit?

-Pas vrasjes, cilët anëtarë të kryesisë, ke urdhëruar të mos qëndrojnë në selinë e PDSH?

-Për vrasjen e Azemit, akuzuat publikisht Nanon dhe Gjinushin, ai i qëndroni kësaj akuze?

-Ku fshihet buodigardi i plagosur Neza, kush e “arratisi”, a keni bërë biseda telefonike me të, ose takime jashtë Shqipërisë?

-Familja e Besim Çerës të vrarë me Azemin, ju ka dhënë disa dëshmi dhe ju i keni premtuar se do t’i coni në prokurori, a i keni cuar?

-A ju ka dorëzuar dikush, një kasetë, që Azemi e ka pasur në xhep ditën e vrasjes dhe ku gjendet?

-A keni dorë në incidentet policore të Azemit në Tropojë, Ura-Vajgurore, Laç, Milot, Shkodër?

-Me cilin politikan të majtë, keni biseduar pas plagosjes së Azem Hajdarit në parlament dhe për çfarë?

-A keni debatuar me Azemin, për aktivitetin e vërtetë të firmës “Shqiponja” që trafikonte karburante në Serbi?

-Cili ishte “miku juaj shkodran” në parti, që kërkonte spostimin e Azemit nga kryesia e PD, a e inskenuat këtë lojë?

-Deklaruat, se kur të kthehet PD në pushtet, do dëshmonit për vrasësit dhe do hapit dosjen, përse nuk vepruat?

-Pas ardhjes në pushtet, familja Hajdari ju ka kërkuar hapjen e dosjes, si jeni përgjigjur?

-Për vrasjen e Azemit, keni biseduar “shtruar” me Arben Imamin, a lidhet ajo bisedë, me futjen e tij në qeverinë e PD?

-Pesë orë pas vrasjes, keni ndëruar bravën e zyrës së Azemit dhe prej 1 viti e mbajtët të bllokuar, me motivin: “Do bëhet zyrë muze”, a ka lidhje me ju?

-Cili ka pasur detyrë të vjedh dhe dorëzojë tek ju, celularin e Azemit pas vrasjes, ku u “verifikua” dhe ku gjendet?

-A ju kanë telefonuar nga Athina apo nga Beogradi, 30 minuta pas vrasjes së Azemit?

-A keni pasur dijeni, për nisjen e helikopterit të shërbimit qeveritar drejt veriut, 2 orë pas vrasjes së Azemit?

-Pak minuta pas vrasjes së Azemit, a ju ka thënë dikush në telefon: “Iku”!

-A ju ka kërcënuar ndonjëherë përballë Azemi, në zyrën tuaj dhe përse?

-A ka pasur kërcënimi i Azemit ndaj jush, lidhje me një biznes të Ramiz Alisë, në Itali?

-A keni urdhëruar SHIK në vitet 1992-1997, për përgjimin e Azemit, ku gjendet dosja e këtij përgjimi me 1800 faqe?

-A kanë lidhje me vrasjen, 25 pyetjet drejtuar Azemit nga SHIK, në gazetën “Albania”?

-A keni marrë nga familja e Azemit, “letrat” që ai mbante në shtëpi dhe ku gjenden?

-Çfarë biseduat natën e vrasjes së Azemit, me Perikli Tetën dhe ku jeni takuar të nesërmen në orën 10 e 30?

-CIA ju ka kërkuar një informacion me opsionet tuaja, për vrasjen e Azemit, a mund të publikoni raportin e dërguar?

-Cila ka qënë Ambasada e parë e huaj në Shqipëri, që ju ka telefonuar pas vrasjes së Azemit dhe çfarë “këshillash” ju ka dhënë,, për të vepruar publikisht?

-Ku ndodhet kaseta që publikoi Azem Hajdari në parlament, pas ngjarjeve të vitit 1997, a e keni marë ju kopjen origjinale në zyrën e tij?

-A keni biseduar Gazideden në telefon, 2 muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat janë dy porositë që i keni lënë atij?

-A i keni dhënë “1 porosi të veçantë” miqësore Arben Rakipit, për “Dosjen Hajdari” dhe përse nuk e pranoi?

-A ju ka kërkuar dëshmi Theollori Sollaku, lidhur me dosjen “Hajdari” dhe si keni vepruar bashkë?

-A keni porositur ish-prokurorin e Gramshit Violent Çoniku, që të jepte gjithë “Dosjen Nr. 106”, për gjyqin ndaj Isamedin Haxhiat dhe Halil Haklajt, ku flitej për Azemin?

-A e keni thirrur ish-prokurorin Violent Çoniku, kur ai ishtë në Pukë, që të vinte në takim urgjent me ty dhe çfarë porosie i keni dhënë në zyrën tënde, lidhur me dosjen “Hajdari”?

 

20 komente në “50 pyetjet e avokatit të Izet Haxhiajt, që gjunjëzojnë Sali Berishën”

  1. Timi says:

    Pyetjet ti bëjë prokurori e jo në gazetë. Tashti Saliu ka kohë të përgatitet.

    1. kapterri says:

      Sala do i referohet amendamentit te 5te te kushtetutes amerikane. Po te kishte miratuar kushtetuten e tij te 94-es, as nuk do ishte hapur ndonje gjykim ndaj tij dhe gjithe sojin e sorolopin.

    2. nardi says:

      Te gjitha ketyre pyetjeve avokati ia di pergjigjen!
      Do versionin berishian….

    3. kujtesa says:

      Pse ja fusni kot!
      Ne seancen gjyqesore,pas nje serie te gjate pyetjesh,pala se bashku me avokatin mbrojtes nuk eshte i detyruar te pergjigjet ne vend.Kerkon qe te marri kohen e nevojeshme dhe pergatitet me shkrim per te gjitha pyetjet qe behen.
      Nderkohe,avokati qe ka bere keto pyetje,e di pergjigjen e duhur bazuar ne provat qe ka vete dhe cdo pergjigje tjeter ne kundershtim me provat, ve ne dyshim palen qe pergjigjet!
      Keshtu qe paraqitja ne shtyp nuk i jep kohe asnjerit per tu pregatitur se nuk po behet provim mature.
      SB,si qen i ngordhur qe eshte,ashtu do perfundoje!

      1. Pem pa kokrra says:

        Je gabinetto shum saliu do thirret si dyshmitare jo si i pandehur . Cdo pytje qe do ti behet duhet te pergjigjet ne qofte se jo arrestohet ne vend ne baze ti ligjit shqipetare

  2. buj says:

    JO OR JO ASIGJO SKA BO NGAKTO AI KA QENE TRIBUN I DEMORACIJES NDERSA KY KA QENE ME I TERBUM SE AI

  3. Aleko says:

    keto pyetje I ben tema apo avokati?/ Po si mund te behen publike keto pyetje qe do beje avokati..kejo ngjan si dekospiracion Edhe provimi me shkrim nuk dekospirohet keshtu vec kur ulet nxensi perballe dhe ato I shef vec nxensi..cpo behet keshtu?…

  4. spartak says:

    Hajde punë hajde . S’e besoj që avokati i Izetit do i bëjë këto pyetje Sali Berishës , veçse , në qoftë ndonjë 6 mujorsh , që , nuk e njeh njeri e nuk din as ku lidhet gamori . Me këtë rast gjygji thotë ishalla po llap nëpër TV e po boj emër .
    Po del ( rihap ) në gjygj Izet Haxhia e jo Berisha . Unë ndoshta s’kam të ngop me e pa var , por ama nuk mund të neglizhoj për asnjë moment cilësitë brilante , që ka si ngjalë , oratorinë denigruese të pa shembullt , si dhe aftësinë që e ka unikale në botë ai njeri : Shumicës së këtyre gjërave i ka dalë para me veprimet e mos veprimet qysh kur ka vepru atëhere , duke i ditur shumë mirë se si do veprojë , mosveprojë , përgjigjet , e anashkalimet që do bëjë . Me fjalë , nuk ka bir kurve ta kapi ngushtë atë njeri . Po pate prova , dhe të forta e të pa kundërshtueshme , eh , mund të them , se në mos i bësh gjë , të paktën shpëto vehten , vëllain e ndpnjë fakir të pafajshëm që po kalbet në burg , për llogari të makinacioneve të Berishës.

  5. era! says:

    Obudallenj perse beni kot gam-gam .Kjo ceshtje kurre nuk do te zgjidhet me siguri absolute.Eshte vete sistemi qe nuk do ta zgjidhe.Vetem nje ENVER e zgjidhte per pese minuta por iku ajo kohe O tempora!O mores!

  6. mergim tari says:

    Rreth 2-3 jave perpara se te vritej Azemi, pra ne pushtet ishin socialistet, Sali Berisha ka bere nje miting me mbeshtetesit e tij ku pak a shume ka thene : “……. PER JUUU DO VRITET NJE NJERI, POR JUUU DO TE SHPETONI NGA KOMUNISTET”.
    A nuk duhet te shtohet edhe kjo pyetje. Si ka mundesi qe Sali Berishes I doli fjala. Pra Azemi u vra, puci i shtetit u be (I mbetur ne tentative) EKREM SPAHIA doli ne RTSH dhe tha: “I RREZUAM KOMUNISTET”. Duket se cdo gje ishte e planifikiar.
    Te pakten kjo pyetje ka nevoje per pergjigje. PER KE KISHTE “PARANDJENJE” OSE ISHTE I BINDUR SALI BERISHA SE DO VRITEJ, QE MILETI TE SHPETONTE NGA KOMUNISTET.

  7. Roberto says:

    Ok lexova disa nga pyetjet por une nuk kuptoj perse keto pyetje qe nuk i jane bere akoma Berishes ne gjyq dalin te publikuara ketu??? Apo mos valle po i jepet kohe qe Berisha te pregatitet si duhet kur te shkoje ne gjyq?? Nuk e kuptoj dot. A ka njeri qe ma shpjegon kete gje ????

  8. vaso says:

    Pse keshtu behet drejtesi.
    Te gjithe shenjtore,vetem Doktori kriminel.Vazhdon fabula “fajin e ka Salia”.Dhe vazhdojme………………………..

  9. durim edhe pak says:

    Keto pyetje publike vene para pergjegjesise prokurorine dhe gjykaten dhe percakton edhe sovranitetin e tyre por gjyqtaret apo prokuroret do te vlersohen mbi keto pyetje, pastaj ai i shkreti veting mund ti çoje tek 313 per te mos dale me: ata: prokurore dhe gjykates qe kane marre detyren. Nuk ka dhe s’ka pse te kete asnje konspiracion. Te pergjigjen ata dhe Saliu dhe te jepet drejtesia.

  10. Besnik says:

    Bravo Kujtesa, fjalia e fundit ” Sb si qen i ngordhur qe eshte, ashtu do te perfundoje”, eshte shume e sakte.
    Prisni e shiheni, o njerez!

  11. tomorraku says:

    Edhe Ai Trebicka qe erdhi nga Amerika shpresplote qe te fitonte “ceshtjen” dhe u tregua shume i hapur per gjithcka , bile keto i beri te njohura edhe ne intervista televizive e shtypin e perditshem , por “aksidentalisht” u vra ne gjueti ; Tamam gjueti shtrigash.

  12. Atros says:

    Sa i pazgjuar ai qe ka pergatit pyetje.. .
    Po keto nuk jane pyetje thjesht jane permbledhje te artikujve qe jane botuar si te Zotit.. ..
    Berishes nuk i hyn ferra ne kembe…
    Po te kishte faj te nuk do te stergjatej kjo pune keshtu????
    Ku eshte tel i Azemit thote? Po dhe me e pa pas eshte zhduk prej vitesh?
    Ku eshte filan kaskets? Ne b… tende me i thene izetit
    Çfare i ke thene ketij e atij po keto jane vetem thasha mire.. pergjigja: me ka thene keshtu e ashtu .jo nuk kam thene tjetri.
    Po fjalet i merr era lumi ju marrte
    Dhe une kam deshire ta di te verteten pa ça se pak a shume e di.

  13. gezim says:

    po dosjen e saliut kush do ta hape..edhe pse pas botimit te librit te ish kryeministrit te malit te zi per ngjarejt ne vitet 1990-1997 si dhe per kontrabanden e naftes.me qeverine shqipetare ..kur kishte nje bllokade nderkomtare per serbine..ku Saliu pranon publikisht e ne menyre sfiduese se e ka kryer..per ”te ndihmuar kosoven ,, thote ai se ishte dimer e kishin nevoje te ngroheshin…ne nje kohe kur kosova nuk administronte asnje ml/toke te saj…e sa esa krime te tjera kunder individevideve e kunder interesave kombetare…

  14. FORSTER says:

    Zoti avokat I Izet -Haxhise keto pyetje qe ben zoteria jote gjenin zbatim ne Kohen e qofte -largut -merumit-enver ,apo jo?kurse sot I paharruari Sali-Sllobodan -Berisha ne moshen 72-vjet ,ngrihet ne parlament te cilin e ka prone private dhe I thote ati “strucit”te PS-se jam” Sali-Berisha une “,une do ta bej nji pyetje ty zotrote , 1)pse ke pritur deri tani ?2)pse nuk ve para pergjegjsise organet kopetente si Gjykaten-dhe -Prkurorine ,te asaj kohe apo te kohes te tanishme ,por ve Sali-Sllobodan-Berishen ,ky trapi gjeti shesh dhe beri gjemen,ku eshte ketu “DREJTESIA”.Jam I mendimit kerko “referendum”nga populli qe te denohet Sali-Mostra ,jo vetem per vrasjen e Azem-Gamorit ,por per te gjitha krimet mosturoze qe I ka bere ati vendi ,lereni verdiktin ta denoje me referemendum,kete “moster”,mos u merr me Izetin.

  15. petet e lakrorit says:

    Hajde pyetje hajde , pse mo ka ndenjur duarkryq Sala apo gojembyllur per vrasjen e njeriut me te afert //AZEMIN E VRANE JO NJE HERE ,POR SHUME HERE E VRASESI DERI SA NUK DEL I SIGURTI ,ESHTE PUNE SIGURIMI KOMUNIST I RUCIT,GJINUSHIT,NANOS E NEXHIT .Por nje njeri i vetem i drejte e pa mbeshtetje si SALI BERISHA lindin ralle ,qe edhe njerezit me te afert e tradhetuan ,ku mendoj qe edhe sot me te tilla pyetje pa baze fare nuk eshte e nevojshme ti jape pergjigje fare BERISHA ,se jane fund e krye pyetje qe mbas 25 viteve 99% e tyre jo telefona e budallalliqe te tjera nuk i mban mend asnji pervec kompanive telefonare ,e pyetje femijesh qe na ben avokati i ketij malokut i pergjigjet avokati i Berishes te gjithave pa qene e nevojshme prezenca e Sales..Mendoj se me disa fakte qe ka ne dore BERISHA , Izeti do dale bashkepunetor me vrasesin kriminel te Azem Hajdarit ,e ky gjyq i reme do perfundoje shume shpejt..

  16. petet e lakrorit says:

    Hajde pyetje hajde , pse mo ka ndenjur duarkryq Sala apo gojembyllur per vrasjen e njeriut me te afert //AZEMIN E VRANE JO NJE HERE ,POR SHUME HERE E VRASESI DERI SA NUK DEL I SIGURTI ,ESHTE PUNE SIGURIMI KOMUNIST I RUCIT,GJINUSHIT,NANOS E NEXHIT .Por nje njeri i vetem i drejte e pa mbeshtetje si SALI BERISHA lindin ralle ,qe edhe njerezit me te afert e tradhetuan ,ku mendoj qe edhe sot me te tilla pyetje pa baze fare nuk eshte e nevojshme ti jape pergjigje fare BERISHA ,se jane fund e krye pyetje qe mbas 25 viteve 99% e tyre jo telefona e budallalliqe te tjera nuk i mban mend asnji pervec kompanive telefonare ,e pyetje femijesh qe na ben avokati i ketij malokut i pergjigjet avokati i Berishes te gjithave pa qene e nevojshme prezenca e Sales..Mendoj se me disa fakte qe ka ne dore BERISHA , Izeti do dale bashkepunetor me vrasesin kriminel te Azem Hajdarit ,e ky gjyq i reme do perfundoje shume shpejt….Kam deshire te dale edhe nje njeri me karakterin e Sali Berishes ,e ky popull i genjyer cdo sekonde nga nje klike e organizuar me se miri ,do ndryshoje e do begatohet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje