PD sulmon Donald Lu dhe Romana Vlahutin: Janë zero, Shqipëria dhe ne nuk kemi nevojë për ta. Deklaratat e tyre s'i dëgjojmë fare

29 Qershor 2018, 10:18Politika TEMA

Partia Demokratike ka sulmuar ashpër dy ambasadorët kryesorë të Perëndimit në Tiranë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Gent Strazimiri, që përdoret si kamikaz për këto raste, ka thënë për Ora News se ata janë zero dhe nuk i duhen Shqipërisë.

Strazimiri: Problemet që ne kemi janë thellësisht të brendshme, thellësisht politike, thellësisht teknike kur vjen puna për respektimin e ligjit, nuk janë probleme diplomatike.

Ne, pavarësisht Donald Lu-së apo jo, ne kemi marrëdhënie të mrekullueshme si popull, si parti dhe si gjithë spektër politik me administratën e SHBA.

Nuk kemi nevojë as për një Donald Lu, as për dy Donald Lu që të kemi marrëdhënie të mira.

Nuk është çështje diplomatike.

E njëjta gjë edhe me Europën.

Europa  është aspirata jonë dhe nuk kemi nevojë as për një Vlahutin me flokë, as për një Vlahutin pa flokë që të rregullojmë apo prishim marrëdhëniet.

Nga kjo pikëpamje ambsadorët janë zero, në kuptimin e rregullimit të marrëdhënieve.

Çdo deklaratë që japin në përputhje ose jo me realitetin në fakt i bën përgjegjës ndaj shteteve të tyre, ndaj këtij vendi jo.

Unë personalisht këtë vlerë u jap në deklaratat që japin.

Ajo që duhet të kemi të gjithë të qartë dhe që unë e kam të qartë, këtë vend do ta bëjmë unë, ti, në që jemi këtu jo ata që vijnë me një mandat 3-vjeçar. 

Referuar vendimit të ministrave të Jashtëm të BE për negociatat, Strazimiri tha se qeveria ka gënjyer pasi nuk ka hapje të negociatave. Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen për të protestuar.

Strazimiri: Shqiptarët duhet të ngrihen, shqiptarët nuk janë fëmijë, është një shtet ne e themi me krenari që jemi kombi i Nënë Terezës dhe i Skënderbeut me historinë më të lashtë në Ballkan dhe duhet të reagojmë si të tillë. Duhet të ngrihemi si çdo evropian tjetër. Unë mendoj dhe e kam thënë vazhdimisht. Nëse vendi nuk është mirë, nuk ndërrohet vendi, por ndërrohet qeveria.

Pyetje: Si është mënyra për tu ngritur qytetarët e kësaj Republike?

Strazimiri: Siç ngrihen të gjithë qyetarët e vendeve të përparuara në Francë, Gjermani, Holandë të gjithë ata që kanë bërë prosperitet.

Pyetje: Protesta, mosbindje civile?

Strazimiri: Gjithçka, njësoj si ata, nuk ke gjë për të shpikur

Pyetje: A është ky një premtim për muajt e ardhshëm?

Strazimiri: Opozita e ka thënë, e ka në plan këtë punë. Ky vend nuk do të vuajë asnjë minutë më tepër nën këtë qeveri e çertefikuar si qeveri e mafias dhe e drogës, si një qeveri që gënjen pafytyrësisht, thotë që janë hapur negociatat ndërkohë që nuk është e vërtetë.

26 komente në “PD sulmon Donald Lu dhe Romana Vlahutin: Janë zero, Shqipëria dhe ne nuk kemi nevojë për ta. Deklaratat e tyre s’i dëgjojmë fare”

  1. "BOHOTINA" says:

    Ik ndalo perdorimin e paligjshem te furgonave te pa licensuar dhe berjen e parkut tek liqeni. Leri keto per Babalet e tjere. Nuk jane per kapacitetin tend keto pune.

  2. ?????????????????????? says:

    ?????

  3. drino says:

    Sigurisht partia DEMOKRATIKOKOMUNISTE me ne krye Sali komunistin gjithmon Ameriken e ka quajtur IMPERJALISTE dhe Evropen BORGJEZOKAPITALISTE. dhe sa te jete ne krye te kesaj partie Sali krimineli kjo nuk ndryshon.

  4. Themelues i PDse says:

    Nga parti intelektualesh, PD me berishizmin qe e mori peng, shume shpejt perfundoi ne nje parti talebanesh.
    Nese i mbledh te gjitha partite qe Jane krijuar ndonjehere ne historine e Shqiperise, veshtire se gjen kaq injorante bashke sa ne PD, apo kaq deme biblike qe ka shkaktuar si forca me anadollake, haxhiqamiliste, fshatarake, orientale, destabilizuese, antishqiptare, kleptokrate, antiperendimore e Shqiperise.
    PD sot, eshte vetem mumja dhe kufoma e Sali Berishes qe dekompozohet sheshit. Nen peshen e krimeve, vrasjeve, shitjes se territoreve, merhumeve, mumjeve, teveqeleve, shkatarrimeve, pamundesise absolute per tu reformuar, shkaterrimit te cdo lloj komunikimi me aleatet perendimore dhe shqiptareve qe po e braktisin ne mase, deklarata te tilla talebanesh Jane deshmia perfundimtare qe PD ka Vdekur pergjithmone.
    Ne vend qe te reformonte veten dhe te ofronte per shqiptaret e shek 21, altarnativa, ide, aspirata dhe shprese, PD arrin te ofroje vetem kufomen politike te berishizmit, qe kundermon ere kerme.

  5. korçari says:

    Strazimirt i kane leshte po siç duket dhe trute se besoj se nuk gjen nje shqiptar qe t’a ndjeke pas kete palaço dhe gjithe palaçot e tjere te PD-se…

  6. Besnik says:

    Na rrof bash bolet!

  7. lola says:

    Strazo; ske nevoje dmth as per Lu qe perfaqson Presidentin e SH.B.A. as per Vlahutinin qe perfaqson Europen, dhe na flet ne emer te cilit popull o kungull, kush ta jep kete te drejte, por do te shohim se së shpejti do behesh per tu qeth , do jete nje mrekulli e vertete.

  8. caplini says:

    o Kacol me duket se te ka bere dem ajo goditja e Arben Nokes.

  9. rexha 10 says:

    ESHTE E DREJTE SHPREHJA :SHQIPRIA ESHTE E BUKUR SE E KA FALUR PERENDIA, POR DREJTUSIT SI PUNA JUAJ ,JANE KRIMINELAT ME TE URRYER TE ATIJR VENDI , EDHE TE ATIJE POPULLI……………………………..
    ATE SHPREHJE ,THUAJA VETVETES ORE DERDEMEN.

  10. pitkini says:

    Ky Strazua jo vetem qe eshte koqe gomari por edhe pis i pisave.Mjere pd me keta deputet malok koke trashe.

  11. Dyrrahu says:

    “Demokratet” po frikohen qe PS do t’i fitoje tri here radhaz zgjedhjet qendrore, per ato vendore e kane te garantuar humbjen e thelle, prandaj po mundohen qe ta pengoje Reformen ne Drejtesi dhe cdo reforme tjeter e cila kerkohet ne Shqiperi duke shpifur dhe shpikur lloj lloj babalje e Yarisa!

  12. sul korriku says:

    MJERANE !
    Si ka mundesi qe vetem GOMARË nxjerin ne skene !

  13. selim rroshi says:

    Po mir more e kane. Ca po bejne keta sot xhanem. Po genjejne haptas per suksese ne miniature per te sfumuar deshtimin e medh te Rames.
    Kjo sdo as mend a s kalem. Eshte ashiqare.

  14. Toni says:

    Strazo te paska lene me pasoja ndoka

  15. Nocka says:

    Sumcja i sodomizuar qe shkon me pisqolle ne kendin e lojrave te femijve, por qe e rrahin me rryp ne korridoret e parlamentit.
    Tani qe raportet bilatarale te Perendimit me Sillon qe mban autorakun e Salehut, jane kompromentuar rende, propozoj nje takim nderkombetar Trump-Strazimiri.

  16. Ivan i madh says:

    Strazo ai Ndoka duhet o te kish vrare ose te mos te te prekte fare. Se keshtu te ka lene cyryk si mender ish presidentit J. arin e kush ju degjon juve per brockullat e idiotizmat që nxirni nga goja si b.. Po kush i perfaqeson keto shtete apo gopi i sateme dhe ti mor idiot i lindur e i avancuar me shume nga rrahja e Ndokes ku e gjen te drejten që flet ne emrin tone te popullit. Zarbahane halesh.

  17. Max says:

    O koqe!
    Po mire more Luja qeka zero, po mire more Vlahutin qeka zero, po a i ke syte ne ballin tullac qe te shohesh qe ty dhe Partise tende, ju ka bere zero ky populli shqiptar???
    Dhe a e di pse, o koqe?
    Se ajo Parti ka mbledh ca rr.k. si ty, Salihani, Nul Moka, Ed Paloqja, Tritan Preshi dhe ca kurva si Grida Suma.

  18. sapa says:

    Qelbesirat nuk mund te perfaqesojne popullin me deklaraten e tyre kushdo qofshin ata!Neqoftese Vlahutin und Donal Lu bejne te mira ne favor te popullit shqiptar fitojne respekt!

  19. Alboz934 says:

    Strazo te keshilloj te propozosh nje qeveri nga ju me keto persona qe do te citoj me poshte dhe kaq shume vota do te keni deri ne 7%.-Keto persona te jene :Luli dihet kryeminister, Muli edhe ai dihet minister i brendshem , ti Srazo tolla minister i jashtem se do tu vish hakut te gjithe ambasadoreve te botes se ata bajne politik personale ashe sa mire e din ti , dhe jo politiken e shteteve te tyre (prandaj duhesh ti minister i jashtem, Salinjanin minister i ekonomise dhe financave te dyja do ja japlm atij djale se eshte shume i zgjuar se i pelqejne thaset me euro dhe keshtu do ja mbushe qeverise buxhetin sa qe nuk do kene banke ku ti fusin ,zv/kryeministre Duma shoqa e Salijanit se duke pase bashkeveprim bashke ju ece puna mire dh i fundit per sot (se qeveritaret tjere do ti percaktoj me vone sa te bej studimet)prandaj ambelsiren e lashe per ne fund ku Klevis Balliu te jete president se ka eksperience se ka punuar me goxha Nishanin ku do te radhitet nder presidentat me te medhenj te botes.

  20. eri says:

    ore ke qene I dehur ti apo ben kot?si mund te thuash qe perfaqesuesi I presidentit te shba eshte zero.cfare faji ka lu xhanem????

  21. LORA says:

    SHBA-te njohin si perfaqesuesin e tyre me te larte ne Shqiperi z.Donald Lu ;BE-ja njeh zj.Romana Vllahutin si perfaqesuesesn e vet me te larte ne Shqiperi,,,,si t’ja bejme qe t’i njohe edhe strazo-kacurrelsi me patllake,mor aman.
    Qofte i bekuar rripi i Armando Prenges per agresorin e lodrave te kalamajve.
    Mirenjohje per punen e spikatur per Reformen ne Drejtesi te zj.Vllahutin dhe z.Donald Lu.
    Nahijae bandite strazo-ve duhet lene bujarisht e lire ne rrugen e qorrit ne pus.

  22. Halla says:

    Pastro bythen e qelbur te Saliut, qe perlyhet me jashteqitjet e veta dhe mos u merr me diplomaci, he te keqen halla, se i nxorret bojen asaj partije ne gare, se kush eshte me budall se tjetri!

  23. Franci says:

    Turp per PD po turp edhe per çdo shqiptar qe sot ne vitin 2018 te kete deputete me kete nivel inteligjence prej dordoleci !

  24. ideali says:

    E mo, pse e merrni seriozisht, nje debil si strazimiri e ka thene. Natyrisht, qe se lexova se e di se broçkulla flet. Nje arush si
    Albana Vokshi, mbesa e Voksheve, qe i falen shtepine Partise Komuniste dhe qe Enveri e mbante si bazen me te sigurt te Partise i thot Taulantit se ti ke kenduar per Enverin (kur ishte femije). Sa te ligj dhe fallco qe jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje