Rama: Nuk kemi humbur 12 muaj, thjesht kemi 12 muaj para. Jam i habitur nga ndihma e Greqise dhe Italise

29 Qershor 2018, 10:46Politika TEMA

Kryeministri Edi, Rama gjatë takimit me strukturat e integrimit europian deklaroi se Shqipëria ka bërë punë dhe reforma përpara çeljes së negociatave, më shumë se çdo vend tjetër në të njëjtën fazë.

Rama deklaroi se u surprizua shumë nga ndihma e jashtëzakonshme e fqinjëvë të Shqipërisë.

“Morëm një ndihmë të jashtëzakonshme nga Greqia dhe Italia. Jam surprizuar për mirë nga fqinjët tanë. Kemi kapërcyer një moment delikat. Të gjithë kanë punuar shumë për negociatat. Shqipëria ka bërë përpara çeljes së negociatave më shumë se çdonjë tjetër në të njëjtën fazë. Dy orë përpara marrjes vendimtare nuk kishim tekst”, tha kryeministri

Rama pranoi se ka një ndryshim mes çeljes së negociatave në këto momente dhe çeljes së negociatave në 12 muaj. Megjithatë ai theksoi se “Nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj punë përpara. E njëjta gjë do ndodhte edhe nëse do hapeshin direkt negociatat

“Normal se ka një ndryshim mes çeljes së negociatave në këto momente dhe çeljes së negociatave në 12 muaj. Por edhe nëse çelja e negociatave do ishte immediate, do na duhej një kohë e caktuar nga 6-12 muaj. Çelja e negociatave është përcaktuar pas 12 muajsh, por komisioni do të nisë menjëherë punën përgatitore”, tha Rama

Kryeminisitri u angazhua në thellimin e reformave. Ai shtoi se rrezikoi koalicionin për shkak të vendosmërisë për reformën në drejtësi

Rama tha se Europa nuk ka vënë asnjë kusht për negociatat

 “Më vjen për të qeshur dhe qarë, kur dëgjoj se europa ka vendosur 13 kushte, por nuk është kështu. Por këtu nuk është çështje kushtet, por përputhshmërisë së shtetit me vendet anëtare të BE, dy organizmat të bëhen një”, tha Rama.

13 komente në “Rama: Nuk kemi humbur 12 muaj, thjesht kemi 12 muaj para. Jam i habitur nga ndihma e Greqise dhe Italise”

  1. Albani says:

    Po more ,dhe po u shtyne prape nuk behet qameti,
    Italise dhe Greqise patjeter qe u ke dhene dicka,te shpresojme qe te mos u kesh dhene territor.

  2. Viro says:

    Eshte permbysur opinioni per vendin, kane ndryshuar marredheniet me fqinjet, jemi ne rrugen e duhur. Vetem politikanet tane nuk kane ndryshuar. Jepi Ram!

  3. Mirela says:

    Te lumte Edi.Mos u dorezo para shpifjeve sepse vetem njerezit e thjeshte dhe populli i thjeshte do te flasin ne kohen e duhur me vote per ty dhe PS.Faleminderit qe na ben krenare.

  4. "BOHOTINA" says:

    Reforma degjuam nga Salihu tere kohen ne pushtet, por ai e cungoi vetem ne goditjen e kundershtareve dhe ne kthimin e tere shtetit ne favore per familjen e tij. Keto 5 vjet qe shohim mjaft reforma disa dritshkurter i kundervihen kryeministrit vizionar. U prishi qetesine. Sot nga goja e tij doli se: “Rrezikoi koalicinin per reformen ne drejtesi”. Pra del se ketu u “prish” me Like floririn.

  5. Andrea says:

    Miqte per dite te veshtira njihen , prandaj duhet ta kesh mire me komshinjte , dhe hiq dore nga Erdogan sulltan, se nuk ke asgje te mire prej otomaneve , Erdoganit po perhap islamin politik me xhamiat qe po nderton, vende e pa vend.

  6. Fashio says:

    Per Europen ti je mire,ndersa per mua dhe familjen time ti je njelloj si te jemi pushtuar nga nazifashizmi dhe per kryeminister te kemi “Rexhep Mitrovicen”!
    E them kete se ti si kryetar i PS e ke rrenuar kete parti njelloj di Berisha me PD.
    Ti je nje autokrat otoman,harbut ne sjellje me qytetaret dhe ke ndertuar nje administrate te ps afte me militante te korruptuar.
    Ne shtetin tend privat nuk gjen kurre drejtesi,pavaresisht qe ti ulurin se padrejtesite i bejne vetem gjykatat.
    Shiko gjykaten Administrative qe eshte e stermbushur me ceshjtje gjyqesore kunder
    administrstes se kalbur shteterore dhe kulmi i tmerrit eshte se shumica e tyre jane per padrejtesi per fare pak leke,kur per keto mund te jepnin zgjidhje ligjore juristet e institucioneve dhe zyrat fallco te ankesave.
    Por kete pune nuk e ben administrata e Rames se ndryshe mbyllet rubineti i korrupsionit.

  7. sapa says:

    Dhe Demagogu vazhdon lojen e tij!

  8. Sara says:

    te ndihmojne qe mos ti ulesh breket baba Erdohan-it o debil me kostum e atlete… se mos kujton se u dukesh trendy me veshjet e tua karagjoze?!

  9. Shqiptari says:

    Ketu duken shtetet qe na ndihmojne, bravo greqia dhe italia

  10. alphade says:

    Po nuk u be ajo qe u be me kryeministrin e ikur te Malajzise,
    me Sali Gelbazen, kryemafiozin e Shqiperise i te gjitha kohra-
    ve , kot lodhet Edi Rama,kryeminister,t’i mbushe mendjen
    shqiptareve se po ben Reforme ne Drejtesi dhe Vettingun.
    E gjithe Reforma ne Drejtesi dhe vettingu permblidhet vetem
    ne nje “AKT” dergimin e Sali Monstres prapa hekurave. Me ke-
    te : Qeveria, Drejtesia,Policia, Hetuesia i ka kryer te gjitha de-
    tyrat e shtepise dhe BE do te thote se shteti shqiptar e ka ka-
    pur ” PESKAQENIN E MADH” ,te tjeret vijne pas si “efekti domino”
    Mjerisht , kete nuk e kupton ,me sa duket asnjeri nga ata qe kane
    “celsat e shtetit” ,megjithese duhet thene se deri me sot ,qeveritaret
    ne pushtet ,me sa duket, kane ” celsat e kashtes” …Lexoni Bedri Is-
    lamin ,lidhur me SHISH-in , Gjyqsorin,etj……………!

  11. Sit back and relaks■●▪♤%^* says:

    Shkurt dmth kjo qe tha Ram Tam Tami mund te permblidhet me parrullat ” Te Mbajme Lart Frymen Revolucionare”, “Ne njeren dore kazmen ne tjetren pushken”, “Ata na kane ne grike te pushkes ne i kemi ne grike te topit”, “Te zbatojm me seriozitet dhe rigorozitet vendimet e pleniumit te PSSH, Komitetit Drejtues dhe shokut Rama”, gjithashtu se shpejti del vellimi “3 popuj miq” dedikuar italise, greqise dhe shqiperise. Tani ne popull ekziston nje dileme, eshte me mire te hane sapunin per djathe apo djathin per sapun, ceshtja eshte akoma ne diskutim dhe do vendoset ne 12 muajt e ardhshem..

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Jo vetem “Ata na kane ne grike te pushkes – ne i kemi ne grike te topit”
      Tha dhe dicka posacerisht per ty,”Sit back and relaks”.
      Tha:”Na rrofsh topet!”…

  12. vaso says:

    Po.U shtyne 12muaj +12muaj qe nevojiten qe nga vendimi = 24.Ne rast se nuk do kete ndonje ndryshim.
    Per cfare suksesi flasim qe tani z.KM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje