“3.4 mln euro”, Balla i përgjigjet Bashës: Do çojmë te Krimet e Rënda një padi të tretë për gojën tënde të përdalë

29 Qershor 2018, 16:01Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës i cili mohoi që të ketë lidhjet mevëllain e një prej personave të shpallur në kërkim për eurot e kapura në Toyota dhe akuzoi Ballën si garant të tyre.

Në një deklaratë për median Balla thotë se “po vlerëson çuarjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda të një padie të tretë për Bashën, në tre ditë për gojën e tij të përdale totalisht pas vendimit të Këshillit Europian për datën e negociatave”.

Deklarata e plotë e Ballës:

Pas shpifjeve dhe ofendimeve të reja të Lulzim Bashës, tanimë drejtuar gjithë grupit parlamentar, ndërkohë që jemi të bindur se afera e eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht pasi të kapen autorët në kërkim (me të cilët lidhja e PD është antike ndërsa e Lulzim Bashës me ta është së paku fotografike), po vlerësojmë çuarjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda të një padie të tretë, në tre ditë për gojën e tij të përdale totalisht pas vendimit të Këshillit Europian për datën e negociatave.

Është përditë e më e qartë se përfshirja në debatin e baltës e të llumit me të e me partinë e tij, thjesht na bën pis edhe ne duke lodhur e mërzitur shqiptarët. Ne do të përfshihemi më shumë me opozitën reale, e cila gjendet në territorin ku janë hallet e problemet e njerëzve.

Me opozitën reale që është mes njerëzve të zakonshëm që ngrenë zërin sa herë u japim mundësinë e kontaktit me ta.

Me opoziten reale që është në rrjetet sociale e mes grupeve të interesit që presin më shumë nga ne dhe kërkojnë më shumë prej nesh.

Ndërsa me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij ne do të ndjekim gjithnjë e më shumë rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e më genjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet të mësojmë të sjellin prova para publikut ose të turpërohen siç e meritojnë në sallat e gjyqeve. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje