“Eurot në Toyota”, Balla i nxori foton me vëllain e Vladit, Basha justifikohet: Nuk e mbaj mend

29 Qershor 2018, 13:16Politika TEMA

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas publikimit të një fotoje ku ai shfaqej duke pritur në zyrë vëllain e një prej 2 personave të shpallur në kërkim për 3.4 milionë euro të kapura në 2 makinat Toyota.

Duke folur para gazetarëve Basha u justifikua për faktin dhe tha se nuk e mbaj mend atë person që ka dalë në foto.

Më tej kryedemokrati hodhi sërish akuza ndaj kreut të grupit Parlamentar të PS Taulant Balla duke thënë se është ai garantuesi për eurot e kapura në portin e Durrësit.

“Parashtrimi i fotos vërteton vetëm se balla është kapobanda, dhe e ka marrë atë nga banda e Elbasanit.

Nuk e mbaj mend, dhe as nuk më ka prezantuar njëri me atë person.

Një gjë mund të them, nëse është ai, ta marrin ta arrestojnë tani në këtë moment. Nuk e mbaj mend momentin e takimit .unë takoj mijëra njerëz.

Personi në fjalë nuk më thotë gjë. Por Taulant Balla është garantuesi i eurove”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Gjithashtu Basha në deklaratën e tij para gazetarëve foli edhe për negociatat ku tha se me Ramën kryeministër negociatat nuk do hapen as në 2019.

Basha: Me Ramën kryeministër negociatat nuk do hapen as në 2019, ja zgjidhja ime

Do kemi parasysh se gjithë shqiptarët duhet ta kuptojmë mirë; pa luftuar krimin dhe drogën, pa larguar politikanët e korruptuar, shqiptarëve s’do t’i hapen negociatat, as në 2019 siç nuk ju hapën në 2016 dhe në 2018.

Pasi Rama mbron Saimirin, Fatmirin, dhe Rama sundon mbi këtë perandori të krimit dhe e kthen Shqipërinë në hambar droge.

Sa kohë që ndodh kjo, dhe në Shqipëri ka një prokurori të kapur ku Rama mbron politikanët e krimit,  nuk do ketë hapje të negociatave me Shqipërisë. Ky është mësimi i 2016-ën, 2017 dhe 2019. Tani çfarë do bëjmë?

Duhet të presim që Rama të kërkojë falje artistëve dhe qytetarëve për kullën që do ndërtoj tek teatri. Ku është kinema 17 nëntor dhe kinema republikës? Janë kullat.

 Më parë merrte 17 %, sot merr 20 përqind. Si opozitë për ne rruga është e qartë. Do garantojmë që Ministrat e Brendshëm të mos kenë lidhje me krimin”, tha Basha. (TemA)

15 komente në ““Eurot në Toyota”, Balla i nxori foton me vëllain e Vladit, Basha justifikohet: Nuk e mbaj mend”

  1. "BOHOTINA" says:

    O Luli! “Burri i shtetit duhet ta kete zemren ne koke” – thoshte Napolon Bonoparti. Kjo do te thote qe per Atdheun burrit te shtetit duhet ti flase zemra dhe jo xhepi dhe buzet mekanikisht duke u hapur e mbyllur ftohtesisht. Ti nuk je e nuk je dhe me e keqia eshte se nuk ke asnje perspektive per te arrire si burre shteti. Ti nje nuk e mban mend. Disa here semure dhe i kalon gjerat e krimet e renda me konferenca shtypi. Ti kujton se ka te drejte ai qe del me shpesh ne TV , flet me gjate dhe i fundit… Ti per mua je nje femije i perjetshem qe nuk njeh pergjegjesine…

    1. Epiriiiii says:

      Ku di gje Babalja mo jahu. Babalja vetem litarin tèrhoqi, por se ç’kishte litari pas sdo tja dij Babale Lulushi mo jahu.

  2. ce says:

    Ky nuk mund te krahesohet me Napoleon Bonapartin qe e ka shkruar emrin e tij e germa te arta dhe gjithe ligjet e shtetit francez dhe jo vetem Frances kane ne thelb kodin e procedures civile, dhe ate penale te Napoleon bonapartit qe dhe sot pas 200 vjetsh rrezaton si nje emre i madh dhe i pavdekshem. ky nuk mund te krahesohet as me Cilin e lesheliqise,,,,,,

  3. Toni says:

    Kur ti smban mend bashkpuntoret qe te vin ne zyre,do mbash mend hallet e popullit,ishalla ne burg te vjen kujtesa

  4. Jimi says:

    Po ku ta dije Lulja e shkrete sa eshte ora !? Interesante! Edhe ju shum pyetje te veshtira beni!?

  5. Shoku says:

    Sgjedhimi i foljes mbaj nga LUli.
    Une nuk MBAJ mend
    Ti nuk e di a MBAN mend
    Ai ose ajo patjeter qe MBAN mend.

    Ne te PD-se nuk MBAJME mend.
    Ju te LSi-se nuk e di a MBANI mend.
    Ata ose ato te PS-se pa tjeter duhet te MBAJNE mend.

  6. TR says:

    Ska rendesi e mben mend ose jo. Rendesi ka ne se eshte ose jo e vertete. Prandaj eshte hetusia qe te te bej te kujtohesh dhe nqs vazhdon te thuash nuk e mbaj ment, prap ska rendesi. rendesi ka qe drejtesia te bej punen e vet.rendesi ka qe ti te paguash per zullumet qe ke bere e po ben.

  7. Berti says:

    Nuk ke faj ti burazer.Llomotit, shpif, vidh qindra milione euro, vrit qytetare te pafanshem ne mes te bulevardit e pastaj futi nje buzeqeshje sa kohe ke patur te besh me k/ prokurore si Llalla e Marku.

  8. O shqiptar kudo qe ndodheni ! Kuptojeni fjalen e Lulzim Bashes.
    Pa u bere LULZIM BASHA kryeminister,nuk ka negociata ,ore JO. Kembes ti bini! Vetem tre burra ka Shqiperia qe e bejne kete vend ,doni apo nuk doni JU . Eshte Lulzim Basha ,Edi Paloka dhe une,po emrin nuk e tregoi … se e di qe do ta rrezoni Ramen brebda 24 oresh. Basha nuk e thote troc se negociatat nuk hapen pa qene ai kryeminister , Paloka kryetar parlamentei e une ? Une ?! me vone President.Po,po president…. Kush jam une ? kete radhe po them vetem pseudonimin : ” NUNUJA NGA CEPANI” Po .po femer jam e do ta shikoni…. ha,,,ha,,,,,,ha,,,,, LULI KRYEMINISTER…. Ha…. ha….. ha Paloka Kryetar Kuveni . ha,,,,,,ha….. ha…. une president. Njeri tutkun,tjetri thuthuq qe do dy perkthyes njeri nga shqip ne shqip e tjeri nga shqip ne gjuhen anglisht apo ku di une e tjetri pse jo gomare…

  9. drejtesia says:

    luli e ke pyetur ndonjehere veten a je i koruptuar ? Ti beson se mund te Behesh kryminister

  10. T.T says:

    Po kur se njifke,pse ike nga parlamenti kur doli foto.

  11. mustafa says:

    PD=SHKERDHATE
    TE TJEREVE UA LESHON BALTEN ME SPRUCO, QE TE MOS LENE ASNJE PA NJOLLOSUR, ME FAJ APO PA FAJ.
    KUR VETE I MBULON MUTI NGA KOKA TE KEMBET, FILLON VARIANTI “SE NJOH BAXHANAKUN”, “S’KAM PUNE ME KUNATIN”, “SE MBAJ MEND KETE TIPIN NE FOTO”, SHIKO KUR TE THONE SE SEKSIONI I PD NE DIBER ESHTE NE FAKT I PS, PO JA KANE FUTUR ME HILE NE PD SE DUAN TA DISKREDITOJNE.
    SI THOTE KOCO DEVOLE – ISHTE VESHUR GJERMANI SI GJERMAN QE TA KUJTONIM NE QE ESHTE PARTIZAN.

  12. Ju doni ligjet dhe hetusit e enverit dhe ti nxirni te gjitha dhe te pranoni dhe ate qe nuk e keni bere.
    Pyetni fatos lubonjen qe spiunoi edhe te jatin.

  13. Albana says:

    Une nuk i besoj as Bashes as Balles. Te dy ne nje kazan jane. Keta ja hedhin fajin njeri tjetrit.
    Te korruptuarit jane te korruptuar dhe kete po e provojne dita dites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje