Nga Astrit Patozi
Ka plasur një gjueti e madhe në Shqipëri për të gjetur dhe demaskuar njerëzit që, sipas tyre, blen dhe korrupton pushteti, kur do të zgjidhë hallet e veta.
Tani janë në shenjestër aktorët e Teatrit Kombëtar, ndërsa nesër do te dalë një temë e re dhe do të zhvendoset vëmendja, por historia nuk do të ndryshojë shumë.
Pa dashur të përfshihem ne debat dhe pa e marrë të mirëqenë faktin që aktorët apo të tjeret u janë dorëzuar ofertave të qeverise, njē këshillë modeste e kam për të gjithë gjuetarët e moralit të sotëm shqiptar:
A ka vlerë të kërkosh qëndresë dhe mospajtim me të keqen apo ryshfetin e pushtetit tek rrogetarë apo hallexhinj të tjerë, kur këtu është shitur në mes të sheshit kryesor të atdheut, vetë udhëheqësi i opozitës.
Me zë e me figurë dhe fare hapur, të paktën në natën historike të 17-18 majit, edhe sikur të mos i besosh hiç ata që thonë se marrëveshja e pistë e vitit të shkuar është ende në fuqi.
Është njësoj sikur rusët të luftonin sërish me të njëjtin shpirt dhe përkushtim gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pasi të mësonin se Stalini kishte bere pazar me Hitlerin.
Për këtë arsye, të dashur gjuetarë të tradhtarëve të kombit, mos e kërkoni kot Stalingradin në Tiranë.
Po more Patozi,qe te dija me pak mend,u qenkan shitur aktoret sepse duan nje teater te punojne si njerez?.APO ti kujton se njerezit nuk e dine se kush jane ata qe e udhehoqen PD gjithe keto vite dhe vetem Basha ta ka fajin?.Se kush eshte Basha e dime edhe ate shume mire por ti ske cti besh gomarit dhe i bije samarit
O Patoz!
Hitlerin e ke gjetur,por Stalini jo!
Edi Rama as tek sholla e kepuces se Stalinit nuk afrohet.
Nen arrogancen e shtetit te kalbur dhe te korruptuar deri ne palce te Rames une si shqiptar e ndjej veten se jetoj ne nje vend te
pushtuar dhe per kryeminister te kem nje “Rexhep Mitrovica”!
Keshtu ndodh kur je ne nje shtet qe te vjedh,nuk te degjon kur ankohesh dhe qe shkel ligjet pa u dridhur qerpiku.
Nje shtet qe te grabit dhe nuk gjen dot njeri te te mbroje se e gjithe piramida shteterore eshte ne mbrojtje te shkelesit ,perfshi edhe kryeministrin qe e reklamon veten se gjoja bashkeqeveris me qytetaret!
Patoz talebani,paske bere arsyetimin me te dobet ne jeten tende.