Çështja e 3.4 milionë eurove të kapura në Portin e Durrësit në dy automjete tip “Toyota Yearis” , duket se ka marrë një tjetër rrjedhë që prej shkëndijave të para në seancën plenare të 21 qershorit.
Gjithnjë e më tepër, të tjera detaje kanë dalë në skenë duke prodhuar akuza dhe kundër akuza mes palëve, të cilat kanë reflektuar në opinionin publik një krizë të re që pas përplasjeve mbi deklaratat e shtetasit Albert Veliu, apo i njohur ndryshe si “Babalja”.
Sot, nga njëra anë kemi akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha i cili artikulon se paratë i përkasin një grupi kriminal të përkrahur nga deputeti socialist Taulant Balla, dhe nga ana tjetër kemi këtë të fundit që akuzon liderin e opozitës si të lidhur me paratë e kapura në Durrës duke sjellë edhe një fotografi si provë konkrete.
Në këtë analizë do përpiqemi të hedhim dritë mbi disa pyetje që sot ngrihen natyrshëm: “Ku qëndrojnë dallimet dhe të përbashkëtat mes deklaratave të dy kampeve? Çfarë prova janë hedhur deri më sot mbi tryezë? Si qëndron aktualisht ngjarja përtej ngjyrimeve partiake që përpiqen ta servirin palët? A përbën shkelje penale deklarata e Bashës në Kuvend që solli dekonspirimin e operacionit?”
Përplasja e parë Balla-Basha
Në seancën e datës 21 qershor, kryedemokrati Lulzim Basha mbajti një fjalim të gjatë i cili herë pas here u kanalizua nga rrethanat për shkak se deputetët socialist dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kërkonin lirimin e foltores. Në një moment batutash mes ligjvënësish, kryedemokrati Lulzim Basha lëshoi në adresë të “kampit rozë” akuzën se një deputet që qesh, ka në posedim një makinë të kapur në Gjermani me disa para.
“Qesh t’i qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tre ditësh në Gjermani. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyota Yearis”. Por t’u zbulua Toyota, bashe me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi krim, s’kemi drogë, reformat ecin, ekonomia po ecën”, -tha Basha nga foltorja e Kuvendit.
Detaji në deklaratën e Bashës është që ai nuk përcolli fakte apo prova konkrete për të bindur se kjo shumë parash i përkiste një njeriu të caktuar të mazhorancës. Pra argumentimi ngeli veç në kuadrin e akuzave politike pa pasur asnjë fije lidhëse me një emër politikani.
Shigjetimi fillestar nga mediat pranë opozitës, u bë ndaj sekretarit të përgjithshëm të PS-së Taulant Balla, duke e sulmuar si të implikuar me një ngjarje që ende nuk ishte e njohur për opinionin publik për arsye hetimore.
Madje një media pranë PD-së shkoi edhe më tutje ku që në prononcimin e parë të Ballës pas seancës, tentoi që të krijojë përshtypjen se ngjarja në fjalë lidhej me të duke i drejtuar një pyetje tendencioze.
Burimet treguan më pas, se informacioni i përcjellë nga shefi i opozitës ishte në kuadër të një operacioni të koordinuar dhe se Basha ishte informuar nga të njohurit në Shërbimin Informativ Shtetëror.
Në të tilla raste, detajet e operacionit mbahen të fshehura nga syri i publikut për arsye të sekretit të aksionit, sekretit hetimor por edhe të përgatitjes së forcave përkatëse për të realizuar me sukses misionin.
Bërja publike e këtij informacioni të rëndësishëm konfidencial, solli dekonspirimin e parë ku poseduesit e parave ndërruan koordinatat.
Deklarata e Bashës, ndihmoi vëllezërit Vladi që të ndërrojnë drejtim, nga Ankona në Bari të Italisë.
Kjo e vërtetuar nga dy prova: E para nga dëshmia e shoferit Agim Çeka i cili tregoi para prokurorëve ndryshimin e intenerarit të lëvizjes që përkon me kohën kur kryeopozitari foli në Kuvend.
E dyta nga transkripti i një bisede telefonike të shtetasit Eduart Lika (që ndodhej në Tiranë) me shoferin që u detyrua të ndërrojë kursin e lëvizjes.
Kapja e dy Toyota Yearis në Durrës
Nuk kaluan shumë ditë dhe Policia e Shtetit finalizoi operacionin në portin e Durrësit duke bllokuar dy automjete dhe duke sekuestruar 3.4 milionë euro që po tentoheshin të futeshin ilegalisht përmes saj.
Kaq mjaftoi që mediat pranë opozitës ta pasqyrojnë si një ngjarje të denoncuar nga kryedemokrati Basha dhe që qeveria po tentonte ta fshihte.
Sulmi erdhi duke përdorur edhe skema spekulative në një kohë kur ende nuk kishte asnjë version zyrtar të institucioneve përkatëse.
Vetë aktorët opozitarë, nxituan ta shfrytëzojnë operacionin e policisë për të lidhur grupin e akuzuar, me deputetin socialist.
Në reagimet e tyre të shpejta qartazi dallohej përpjekja për të fshehur përgjegjësitë penale të shefit të opozitës i cili solli dekonspirimin e operacionit, gjë që u qortua edhe nga “forcat blu”.
Policia tha: “Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani.
Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.
Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit në orën 07:30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip “Bizark” me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 Qershor, ka bërë identifikimin dhe ndalimin e mjetit”,- njoftoi policia.
Fotografia që ndryshoi rrjedhën e ngjarjes
Teksa akuzat e opozitës filluan të intensifikohen duke “kryqëzuar” me deklarata mazhorancën, deputeti socialist Taulant Balla ndërmori disa hapa si kundërpërgjigje.
Së pari ai depozitoi dy padi penale në adresë të Lulzim Bashës, ku e kallëzonte për dekonspirim të operacionit por edhe për akuzat e hedhura publikisht pa sjellë prova konkrete.
Ndërkohë, Balla shkoi më tej kur nxori një fotografi në seancën plenare të datës 28 qershor, e cila ndryshoi tërësisht rrjedhjen e ngjarjes dhe perceptimin publik.
Nga foltorja e Kuvendit, Basha u përball me një fotografi të shkrepur në zyrën e tij ku kishte pritur një prej tre vëllezërve “Vladi” në takim zyrtar.
Vëllai i dy shtetasve të shpallur në kërkim Alfred Vladi dhe Elvis Vlasi, kishte kryer një takim më 29 dhjetor 2016 pak minuta para se lideri i demokratëve të kryente fluturimin drejt Holandës për të kaluar festat e fundvitit.
Nga kërkimet paraprake, personi në fjalë rezulton si njeri mjaft i besuar i Bashës në Lurë, i cili ka mbajtur disa pozicione brenda strukturave të demokratëve. Ky shtetas ka shërbyer edhe si komisioner por edhe është pjesë e Këshillit Kombëtar të PD.
Pas publikimit të pamjeve, “selia blu” reagoi përmes deputetit Ervin Salianji i cili tha në një emision televiziv se fotografia është shkrepur në kohën e “Çadrës së protestës”.
Por data në rrjetet sociale është lehtësisht e verifikueshme dhe kjo fotografi rezulton të jetë shkrepur më 29 qershor, pra rreth 1 muaj e gjysëm para nisjes së protestës.
Kanë qenë komentuesit në rrjetet sociale, (miq të vëllezërve Vladi) që kanë përgënjeshtruar deklaratën e deputetit Salianji, të cilët shënuan datën dhe orën e saktë të shkrepjes së fotografisë.
Ndërkohë, pas “furtunës” në media Basha tha: “E ka marrë foton nga banda e Elbasanit. Unë si politikan takoj me mijëra njerëz. Një gjë është e saktë, nëse është ashtu ta marrin ta arrestojnë. E kam të pamundur për momentin se unë takoj mijëra njerëz. Personi në fjalë nuk më thotë asgjë po lidhja me foton më tregon se Taulant Balla është garantuesi i kalimit të parave të bandës së Elbasanit”.
Edhe pse ky nuk ishte si takimet e tjera pasi organizohej në zyrën e demokratit dhe bëhet fjalë për një person që ka mbajtur disa poste brenda “selisë blu”.
Konkluzione
Sot jemi në kushtet kur Prokuroria ka nisur një bllok hetimesh për zbardhjen e ngjarjes, thellimin e provave, identifikimin e përgjegjësive dhe prangosjen e personave të shpallur në kërkim.
Ndërkohë, nga ana tjetër kemi dy padi penale ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe disa akuza nga kampi opozitar për Taulant Ballën. Këto të fundit deri në këto momente që flasim kanë ngelur në kuadrin politik pasi faktorët e opozitës nuk kanë publikuar prova konkrete që mund të nxisin proces hetimor.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar datën 10 korrik në ora 13:00 per shqyrtimin e padisë për shpifje dhe përballja.
Misioni i agjencive ligjzbatuese në këtë çështje nuk është veç kapja dhe ndëshkimi i autorëve që posedonin shumën e parave apo gjetja e fijeve lidhëse me burimet e paligjshme financiare.
Në këtë rast vlen të theksohet se duhen vënë para përgjegjësive ligjore edhe figurat publike që herë pas here shfrytëzojnë burimet institucionale për të dekonspiruar operacione për qëllime politike apo për qëllime të fshehta personale që ende nuk janë të vërtetuara në sferën publike.
Në rast se kërkohen kauza të reja, kërcënimi i sigurisë publike në këtë forme nuk është zgjidhja. (TemA)
Prokuroria zbardh Carin, Luli edhe po te perdhunoj Nusen e zenit prap nuk i bejn gje. Eshte kryetare i PD dhe ketu kryetaret mund te bejne cte duan dhe ska ligj qe I kap.
Rroft Duçja dhe Hitleri se Enveri ta qinte kurven e te rraste plumbin jo burgun.
Nuk ka me Babaje1 e Babalje 2,
tani ka vetem Berisha-Basha1 dhe Berisha-Basha dy.
Keto te fundit jane vazhdim i skandaleve te pareshtura gjate gjithe kohes se Berisha-Basha ne pushtet.
Eshte koha qe drejtesia te marre guximin per t’i nxjerre ne drite te gjitha ato skandale, me pasoje fatalitetin, jo pak shqiptare te perfunduar ne brendi te tokes.
Name dhe denime te medha duhet te perjetojne vresesit ordinere.
Lul Basha eshte kapobanda i droges ne Hollande,keshtu me tha njoni.Eshte i lidhur me kartelet me te fuqishme te Amerkes latine,prandaj shkon çdo jave ne Hollande,pret ngarkesa,keshtu m’tha njoni,ose qytetari dixhital.
LULIT vogel s’po ia qon rrota,
keq na rrijti per Toyota.
Gabimi i Balles ishte ,kur nuk beri nji foto 10 m× 5 m
ne hyrje te parlamentit dhe do te shihnit vetem kepucet e babaleve…..
Se kush duhet arrestuar, nuk e vendos ti moj Lulushe. Do te arestohet vellai i trafikanteve qe ka dale ne foto me “liderin”, apo do te arrestohest “lideri” qe ke dale ne foto me vellan e trafikanteve?
DANDA KRIMINALE BASHA…..
LULI NUK E NJEF KETE, JA KANE FUT ME DHUNE NE ZYRE, PD ESHTE BERE BANDE KRIMI, KY ESHTE BABALE I RADHES, TE SHOHIM CFAR BABALE DO DALIN…..
O LUL MOTREN MU NE PIDH DHE E KE PAK MOR KLYSH KURVE MOR DOBIÇ I NDYRE MOS U KRUAJ ME SHQIPTARET SE DO VIJ DITA TE QIN NE BYTH MORZAGAR
O KËLYSH ZAGARRI!!! NA VODHE TIRANËN, PD-në, DHE NA NDOTE SA MUNDE , NË SYTË E BOTĒS!
DO TA PAGUASH ME DISFATË NË ÇDO ZGJEDHJE , QË DO TË DREJTOSH.!
ME TY DHE BERISHËN , S’KA PD NË PUSHTET.!
??. DO HETOHESH PËR ÇKE BËRË ! PO TË VJEN DITA ,!⚖️