Donald Trump i sugjeroi Emmanuel Macron që ai të tërheq Francën nga Bashkimi Europian në këmbim të një marrëveshje dypalëshe tregtie.
Oferta, e cila synon shkatërrimin e aleancës së Evropës , është raportuar të jetë bërë gjatë një takimi privat kur Macron vizitoi Shtëpinë e Bardhë në fund të prillit.
Washington Post thotë se presidenti amerikan e pyeti Macron: “Pse nuk e keni lënë Bashkimin Evropian“, dhe nga ana tjetër, Trump sugjeroi se SHBA mund t’i ofrojnë Francës një marrëveshje të konsiderueshme dypalëshe të tregtisë.
Artikulli pohoi se Trump premtoi t’i jepte Francës kushte më të mira tregtare se sa BE-së që merr nga SHBA.
Josh Rogin nga Uashington Post, citoi dy zyrtarë evropianë të paidentifikuar si burim të raportit të tij, duke shtuar se propozimi zbuloi “një mungesë themelore të të kuptuarit të pikëpamjeve të Macron dhe të njerëzve që e zgjodhën atë“. Ishte “një shembull i presidentit të Shteteve të Bashkuara duke ofruar një nxitje për të shkatërruar një organizim të aleatëve të Amerikës, kundër politikës së deklaruar të qeverisë amerikane“.
As Shtëpia e Bardhë as Pallati Elysee nuk e kanë konfirmuar raportin apo komentuan atë, por oferta është në përputhje me dyshimet më të mëdha të Trump për organizatat dhe traktatet ndërkombëtare .
Që nga marrja e detyrës, Trump ka vënë në pikëpyetje anëtarësimin e Amerikës në NATO, i tërhequr nga Partneriteti Trans-Paqësor (TPP), u tërhoq nga marrëveshja e klimës së Parisit dhe më parë këtë muaj tërhoqi SHBA nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut. Në javët e fundit ai ka marrë një vijë të ashpër me Kanadanë dhe Meksikë me shpresën që t’i detyrojë ata të rinegociojnë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut.
Në vend të kësaj, presidenti amerikan ka promovuar politikat e “Amerika e para“, duke këmbëngulur se vendet e huaja, aleatët dhe kundërshtarët, po përfitojnë nga SHBA.
Ndërsa imponoi tarifat e tregtisë për vendet e BE, ai u tha disa prej aleatëve më të afërt të vendit të tij se ata mund të humbasin aksesin në tregjet amerikane nëse nuk ulin tarifat për shërbimet dhe mallrat e kompanive amerikane.
Uashingtoni tha se Trump po përpiqej të shkaktojë “dëme të mëdha” por të pakuptimta ndaj aleatëve evropianë.
“Trump ka sulmuar BE dhe NATO që nga fushata e tij, por ritmi dhe vicioziteti i sulmeve të tij janë rritur“, shkroi Rogin.
Ai shtoi se “veprimet e qëllimshme dhe të egra të Trump për të minuar marrëdhëniet BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara me të dyja nuk mund të skontohen, racionalizohen apo shihen si asgjë tjetër përveç asaj që ata janë një përpjekje e paanshme për të zhbërë infrastrukturën strategjike si Amerikë dhe Evropë kanë nevojë më shumë se kurrë “. (TemA TV)
SI DHE PO SHIHET QARTE , PRESIDENTI AMERIKAN DEL HAPUR KUNDER BE DHE GJERMANISE. PERSE KJO URREJTJE NDAJ GJERMANISE.
Agim Washington Post eshte kunder Trump dhe shpikin lloj-lloj mufkash vetem per ta diskretituar. Kam nje pyetje per ty. Perse Merkel urren popullin gjerman duke importuar lloj-lloj malukati nga vende te rrezikshme me shpenzimet e taksapaguesve gjermane dhe pa pyetur popullin gjerman?
Me fal, por, Trump nuk ka nevoje per Washington Post per t’u diskredituar.
Ai diskreditohet vete sa here qe hap gojen.
Per fat te keq ne krye te Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte nje sociopat injorant, i mbushur me komplekse, qe nuk di asgje nga politika e brendshme, qe nuk di asgje nga politika e jashtme, qe nuk di asgje nga tregtia dhe eshte zero si negociator. Per ironi te kesaj te fundit me profesion eshte biznesmen, por me pasuri te trasheguar. Ai vete nuk ka patur ndonje sukses, ka dhene 3 here faliment por eshte shpetuar nga qeveria me pretekstin se firma te tilla jane shume te medha per t’i lene te falimentojne. Keto jane fakte, statistika, nuk ka nevoje per te sajuar gje.
Kapricot e tij (se nuk mund t’i quash politika) do demtojne Ameriken me shume se cdo shtet tjeter, dhe do demtojne ne radhe te pare vete votuesit e tij. Demtimi po fillon bile. Cdo gje eshte shume e hapur dhe nuk ka nevoje as per teori konspiracioni dhe as per shpikje per diskreditim.
Dhe Europa nuk ka perfituar nga taksapaguesit amerikane. Mos u genjeni nga keto propaganda te njerezve te tille qe vijne ne pushtet duke i shtyre votuesit te fajesojne “te tjeret” per problemet e tyre. Keta “te tjeret” mund te jene hebrenjte, njerezit me ngjyre, homoseksualet, refugjatet, emigrantet, europianet, kanadezet, grate qe duan te kontrollojne vete trupin e tyre etj. etj.
Dhe te gjithe e dime se ku coi kjo politike 80 vjet me pare.
Zoti e bekofte cdo komentues qe mund te me shaje, qofte edhe me liber shtepie, per keto qe thashe me lart.
Nuk ju pergjigje pyetjes time per Merkel. Tani sa per ato qe the jane thjesht opinione te tua. Une nuk shaj njeri se nuk e kam kulture as familiare as ne karakterin tim te fyej. Flasim me fakte? Eshte fakt qe papunesia ne USA eshte ne piken me te ulet historike. Eshte fakt qe Kina manipulon monedhen dhe eshte e perfshire ne vjedhje te pronesise intelektuale, spiunazh industrial, praktika te pandershme tregetie, pune ne kushte skllaveruese, pune te femijve, mungese totale te sindikatave, abuzime te renda ne kurriz te mjedisit aq sa lumenjte, toka, ajri ne Kine jane te ndotura jashte cdo parametri. Bile peshku i kapur ne Paqesor jo vetem ne Kine por edhe Kanada apo USA nuk rekomandohet te hahet nga femijet dhe grate shtatzena. Keshtu me nje shtet qe konkurron pandeshmerisht nuk mund te kete tregeti te lire. Cdo qeveri kur e kerkon interesi i vendit per balancimin e tregetise perdor nga diplomacia tek tarifat. Jane 500 miliard minus per USA. Keto jane fakte. Keto thote Trump. Ke ndonje gje kunder deri ketu? Vazhdojme. Nje shembull. Kanadaja tarifon produktet e bulmetit amerikan 275% dhe eksporton me ZERO tarife. Perse Kanadaja Mund ta beje dhe asnje nuk ankohet por ne moment qe i kthehet me reprocitet kercejne sikur i pickon gjarpri ne b….? Makinat gjermane importohen ne USA ne 2.5% takse. Makinat amerikane kane takse 10% ne Gjermani apo BE. BE eshte tregu me proteksionist me barriera per importet dhe subvencione per eksportet. Jemi dakord deri ketu? Vazhdojme. Trump kerkon 2% te GDP minimalisht per mbrojtjen nga vendet e NATO. Merkel me paturpesi i tha:- Nuk mundemi se po shpenzojme per refugjatet dhe po ju mbrojme ju nga vala e refugjateve. Ke gje kunder per keto sa te thashe? Po ke tu qendrojme fakteve mos me nxirr justifikim homdeksualet, muslimanet, meksikanet apo ku e di une. A e dini ju qe Trump u votua nga klasa e mesme, nga puntoret, nga njerezit qe krijojne biznese, vende pune dhe mirqenie? Sepse kane qene te neglizhuar dhe te lene pas dore nga elitat politike qe i kane anashkaluar per hir te kompanive multinationale dhe Wall Street. Shiko Evropen dhe kupton trendin. Nga Brexit, Evropa Lindore, Austria, Italia. Eshte revolta e njerezve te thjeshte te neperkembur nga elitat. Multikulturaluzmi ka vdekur. Se bashku me te dhe projektet multikulturale si BE dhe bashke me te majtizmi. Shume shpejt keni per te pare rrezimin e tigrit prej letre i quajtur BE. Opinionet e mia jane opinionet e nje shqiptari qe jeton ne USA dhe prek cdo dite realitetin amerikan dhe jo e dikujt qe e percepton nga shkrimet e gazetave. Me thuaj te lutem ku jam une gabim. Po pres pergjigjen tuaj.
Prit nje minute. Si ta kuptojme te drejten e grave te kontrollojne dhe bejne c’te duan me trupin e tyre? Thuaj shqip te abortojne. Nje pyetje. Pse nena ka te drejte te marre nje jete kur e ka ne bark por nuk e ka te drejten ta marre jashte barkut? Femra eshte e bekuar se ka nje cilesi qe nuk e ka mashkulli. Ate te riperteritjes se jetes. Femra jep jete. Nuk merr jete. Personi qe supozohet te kete afrimitetin me te madh dhe te jete ne krah te kesaj krijese te pafajshme kthehet ne ekzekutor dhe xhelat te tijin. A ka poshtersi dhe krim me te madh se ky? A ka maskarallek me te madh te marresh jeten e dikujt vetem pse mundesh dhe ai qe po i merr jeten thjesht Nuk mund te mbrohet apo te kundershtoje? Men do se ti je ne kete bote sepse ishte dikush qe nuk mendoi si ty. Nuk te mendoi si nje bezdisje qe duheshe shkarkuar ne ndonje kosh plehrash spitali por si nje jete qe duheshe mbrojtur dhe dhe ne nje shans ne kete bote. Sa turp qe ka akoma njerez qe mundohen te justifikojne krime te tilla monstruoze.
3 here falimentim ….por Trumpi ka qindra biznese. E dyta ekonomia e Amerikes eshte ne pupa papunesia ma ulta ne gati 20 vjet. Shef shume Cnn dhe MSM Trumpi asht presienti ma i mi Amerikan qysh Ronald Reagan
Kokoshi , Merkeli shmangu nje katastrofe humanitare, e para. E dyta, te mos ishte Merkeli, Europa do ishte shperbere. Shperberje e Europes ne keto kohera do te sillte luften e trete boterore. Leri ti mufkat qe keput, se Merkelin e zgjodhen perseri kancelare po ai popull .Ai popull taksapagues qe mban me buke dhe me nja gjashte birra sa zgjohen nga gjumi edhe ata qe jane kundra Merkelit.
EVROPA ESHTE SI NJE PUTANE. KA VENDE SI HOLLANDA QE PO PERMBYTEN NGA UJI, POR AMAN BEJNE ROLIN E TE FORTIT, DHE GREQIA QE I KA MARRE UJI ANIJA ME KOHE, POR VAZHDOJN TE KERKOJN TE IMPONOHEN. TRUMPI BENE MIRE QE I TREGON VENDIN EVROPES, SE BOLL KANE PERFITUAR NE KRAHET E TAKSA PAGUESVE AMERIKANE.
Me sa shikoj, per here te pare Amerika do te vendoset kundra gjithe botes. Dhe kjo s’eshte pa pasoja. KJo nuk shkaterron Europen, por Ameriken. Si duket marrja e presidences nga ana e Tramp me ndihmen e Rusise, do ta beje punen e saj. Tramp eshte i ri ne politike po me sa duket do ta shkaterroje Ameriken
Ky president eshte me i thjesht sec duket ne te menyren e menduarit. Ai mendon thjeshte: kush e rivalizon emonomikisht sot SHBA? Kina e para, Evropa e dyta. A perben kercenim ekonomik Rusia? Jo. Athere un behem me te dobtin dhe luftoj me keta konkurentet e mi. Aleancat, traktatet, historia etj per ate jane Zero para lekut.
America first si Deutchland uberales .Cthurja e aleances Usa-Eu nje dhurate per Rusine .Putin as ne enderr s’mund ta shihte kaq bukur.
Sepse Gjermania e ka në gen barbarinë dhe pushtimin e vendeve të tjera.
Ajo e ka gëlltitur dhe mban Evropën peng nën pushtim ekonomik me hua, investime etj.
Gjermanët janë më rracistët në planet.
Amerika e njeh mirë, prandaj nuk e lë të ketë fuqi ushtarake.
The orange orangutan at it again!
Komentuesit me larte. Mos ngataro pjesen e zeze te historise ne Gjermani me historine ne shekuj. Aq me shume qe Hitleri nuk ishte as qytetar gjerman. Toka gjermane ka lindur dhe ritur njerzit me te shquar ne shekuj ,nga Aishtanji deri te profet Karl Marks. Shteti gjerman nuk mbane te gelltitur as nje ekonomi apo shtete. Por kur u vendos monella e perbashket u kerkua te zbatohej nje metodologji apo recete fiskale e cakuar, pikerishte receta gjermane si me e mira. Ketu duhet kerkuar e meta ekonomike dhe pasojat. Sepse ne shtetin dhe metodologjine gjermane nje spekullant si presidenti Amerikan ,qe per 17 vjete nuk ka paguar tatim, do te denohej ashtu si dhe Henes. Sa per racizmin ,sheti gjerman eshte i vetmi ne bote qe ka hapur dyerte jo vetem per azilante por per çudi dhe per mace e qene qe vine dora dores te dhunuar ne vendet e lindjes. Te gjithe synojne ” socializmin gjerman” . Ne gjermani azilantet strehohen , ushqehen dhe shkojne te doktori pa paguar . Ndersa ne Itali apo Greqi e te tjera vende lihen ne meshire te fatit ashtu si dhe ne Amerike.