Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, ka akuzuar drejtpërdrejt kryedemokratin Lulzim Basha, si personin që dekonspiroi operacionin për kapjen e 3.4 milionë eurove të ndara në dy automjete tip “Toyota Yaris”.
Në një prononcim për gazetën “Sot”, Braho deklaroi se tashmë është e faktuar se operacioni u dekonspirua dhe Basha duhet të mbajë përgjegjësi.
Deputeti ka përmendur dhe foton që nxori Taulant Balla, duke thënë se ajo e vërteton qartazi lidhjen e Bashës me grupin në fjalë.
“Dekonspirimi i operacionit policor për zbulimin dhe arrestimin e autorëve të transportimit të 3.4 milionë eurove nga Belgjika në Durrës tashmë është evident.
Ka një autor të këtij dekonspirimi që e “dogji” operacionin të zhvillohej deri në fund duke njoftuar autorët kryesorë të grupit kriminal.
Ai u shfaq publikisht si i tillë.
Dhe ky është Lulzim Basha, që me deklaratën e tij në Kuvend e ka pohuar dijeninë e ekzistencës të grupit kriminal që do transportonin nga Belgjika në Shqipëri të disa milionë eurove në rrugë të pa ligjshme.
Ndërkohë janë bërë të njohura lidhjet e tij nëpërmjet fotove me të afërmit e ngushtë të këtij grupi që janë shpallur në kërkim si autorët e transportit klandestin të 3.4 mln eurove”, tha Braho.
Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë, ka kërkuar që të zbulohet se kush ishte personi që informoi Lulzim Bashën.
Sipas tij, prokuroria duhet të hetojë sa më shpejt.
“Me deklaratën e tij para përfundimit të operacionit të strukturave policore për arrestimin e autorëve Lulzim Basha dekonspiroi ndjekjen dhe hetimin e autorëve të këtij grupi kriminal dhe fshehjen e autorëve kryesore të tij.
Çështja shtrohet nga kush u vu në dijeni z. Basha për këtë transport , ndjekjen , hetimin dhe gjurmimin e tij nga strukturat policore etj?
Kjo rrethanë duhet hetuar dhe këtë fakt apo rrjedhje informacioni sekret mund ta shpjegojë vetëm Lulzim Basha”, tha ai.
Braho ka kërkuar nga prokuroria që të marrë në pyetje Lulzim Bashën.
Sipas tij, ai është i vetmi person që mund të tregojë saktë se nga e mori informacionin për transportimin e 3.4 milionë eurove.
“Tashmë ka një denoncim dhe akuzë nga Taulant Balla në organet e prokurorisë për këtë dyshim. Pa dyshim që jemi para një ngjarjeje të rëndë. Është e domosdoshme që organet e prokurorisë duhet menjëherë të fillojnë hetimet, të thirret veç të tjerave me urgjencë për të shpjeguar deklaratën e tij Lulzim Basha si dhe prova të tjera që lidhen me këtë çështje.
Zvarritja e procedurave hetimore ose mundësia e fshehjes së tyre nga autorët rrezikon hetimin, shpresoj dhe besoj se këto rrethana prokurorët e çështjes do t’i vlerësojnë me objektivitet dhe paanshmëri pa u tërhequr e ndikuar nga ndërhyrjet dhe presionet që jam i bindur që do të ketë mbi ta”, ka deklaruar deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho.
Po te isha une dekonspiruesi, tani do te isha prapa hekurave e me te drejte duhet te isha. Por ja qe dekonspiruesi eshte Lulzim Basha politikani,deputeti,kryetari i Patise Demokratike . E ne kete raste ligji nuk vepron njelloi. Po qe politikan,deputet,kryetrar partie ke privilegje edhe pse te takon te jesh prapa hekurave. Te pakten sipas rregullave ,prokuroria duhet te kishte kerkuar heqjen e mandatit te deputetit Lulzim Basha,te ishte thirrur ne prokurori ,ku te tregonte personin e shikut qe e vuri ne dieni… Por jo te dashur njerez te thjeshte, ka kohe per kete Lulzim Bashen ,apo edhe Luler te tjere me pozita partiake apo pushtetare. Tani punohet per te gjetur rruge qe Basha te mos preket…….. RRofte ligji! Rrofte prokuroria ! Rrofte shteti demokratik i lesh arapit….
E verteta eshte se ne shqiperi nuk ka shtet kushdo parti qe fiton zgjedhjet eshte partia e xhepit te vet nuk shkojne te qeverisin shtetin por nr e llogarise ne banke ne nje shtet demokratik qe shqiperia nuk do te jete kurre i tille e gjithe klasa politike dhe ata gjelat e sistemit te drejtesise qe vet jane te varfer dhe pasurine ja kane dhuruar te afermit do te ishin ne fresk mbrapa hekurave te burgut
TE LUMTE SPARTAK.SI GJITHMONE VIGJILENT.KESHTU DUHEN DEMASKUAR DESTABILIZUESIT E VENDIT.MUNDOHU QE TE MOBILIZOJSHE
EDHE KOLEGET NE PARLAMENT,MOS RRIJNE PASIV…TE SHIKOJNE SI VEPRON KRAHU TJETER QE TE TURREN SI GRENXAT,QENTE ETJ…
Bravo Spartak ! Le ta marre çeshtjen dhendri jot ta hetoje . E sigurt qe ka per ti nxjerre eurot false . Merr edhe ti diçka .
Perse keni bllokuar komentin tim, ju te Temes? Perse i trembeni komenteve te mia? As kar , as pidh nuk permenda.Ju keni lejuar komente me kar dhe pidh por jo komente ku perdoret nje guhe brenda normave per komente.
A e di Mero qe ju censuroni fjalen e lire vetem e vetem se nuk ju intereson komenti dhe e verteta?