Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të deputetes së PD-së, Albana Vokshi lidhur me shembjen e Teatrin Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS i ka cilësuar deklaratat nga kambi “blu” si shpifje.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se Vokshi, ashtu si Lulzim Basha, do të jetë e ftuar të provojë në gjyq se shpifjet e saj nuk janë të pabazuara.
Sipas Ballës, kjo çmenduri balte e përshkallezuar, pasi Shqipëria mori datën për çeljen e negociatave, ka zhvleftësuar çdo mjet tjetër reagimi ndaj këtyre esadistëve të rinj të Shqipërisë.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Duke qenë se sot Lulzim Basha, zgjodhi ta hedhë baltën e shpifjeve përmes deputetes Albana Vokshi, meqë në fundjave ai zakonisht viziton Hollandën, nuk mbetet gjë tjetër përveçse t’ia bashkojme deputeten me kryetarin e saj në rrugen drejt gjykatës me një padi të radhës.
Zonja Vokshi, ashtu si Lulzim Basha, do të jetë e ftuar të provojë në gjyq se shpifjet e saj nuk janë të pabazuara.
Kjo çmenduri balte e përshkallezuar, pasi Shqipëria mori datën për çeljen e negociatave, ka zhvleftësuar çdo mjet tjetër reagimi ndaj këtyre esadistëve të rinj të Shqipërisë.
Sa për deklaraten e zotit Bylykbashi edhe kjo nuk qendron. Me dakordesinë e kryetarëve të grupeve parlamentare PS, PD dhe LSI është ngritur një grup pune me deputetët Hysi, Alibeaj, Haxhinasto etj, para shumë javësh, i cili bëri një punë të mirë për Kodin e Etikës dhe me frymë bashkepunimi për pasqyrimin e vendimeve tl Gjykatës Kushtetuese në Rregullore.
Puna është nderprerë për shkak të bojkotit të punës parlamentare nga opozita në javët që parapriu vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë. Planifikimi në Kalendar është thjeshtë një mbartje prej javësh, sa kohë që ende Grupi i Punës nuk ka një projekt final. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por esadistët e rinj nuk kanë turp”, nënvizon Balla. (TemA)