Nga Spartak Ngjela
Negociata nuk u hapën, por Franca nuk ia arriti dot të bllokonte procesin për likuidimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.
Dokumenti politik i Komisionit Europian i ka dhënë prioritet antikorrupsionit në Shqipëri, sepse gjermanët kërkuan implementimin e Reformës në Drejtësi dhe Komisioni Europian e mori vetë drejtim e këtij implementimi.
Shqiptarët vetë nuk e eliminojnë dot korrupsionin e klasës politikë, se ai sot është i bashkuar dhe mbështetet nga kundërshtarët historikë të çështjes shqiptare.
Pas dokumentit të Komisionit Evropian, Beogradi, në bashkëpunim me korrupsionin e lartë në Tiranë, duket se janë në panik.
Vendimi i Komisionit Europian për Shqipërinë është vendimi me i hapur që ky Komisioni po ndërmerr kundër korrupsionit shqiptar.
Edhe pse nuk i hapën negociatat, Komisioni vendosi që procedurat e kontrollit kundër korrupsionit dhe krimit shtetëror të jenë njëlloj sikur ato të ishin hapur. Në fakt, dhe vetë shqiptarët këtë po prisnin. Kurse lidert e korrupsionit shqiptar, pikërisht këtë deshën të ndalonin.
Gjithçka që u vendos është kjo : duhet të shpejtojë vetingu i gjyqtarëve; duhen strukturuar sa më shpejt SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit; duhen akuzuar dhe gjykuar të gjithë të korruptuarit. Konteksti është ky: doni të hyni në Bashkimin Europian? Atëherë duhet të burgosni hajdutët që ju kanë qeverisur, duke strukturuar sa më shpejt organet e reja të drejtësisë, sipas kushtetutës së re të Shqipërisë.
Prandaj, le të bëjnë sikur grinden me njëri-tjetrin të akuzuarit e ardhshëm, shqetësimi i tyre tronditës është pikërisht ky.
Nën këtë optikë të parjes së gjërave, çështjet kryesore që duhen trajtuar për këtë rast janë këto:
Pse janë kaq të irrituar me vendimin e Komisionit Europian edhe Basha; edhe Rama?
Po Saliu, pse flet përçart?
Kush ka fituar në këtë rast, korrupsioni apo Shqipëria dhe shqiptarët?
Çfarë prisnin nga Franca Saliu, Rama, Beogradi dhe elita e korrupsionit shtetëror shqiptar?
Pse kthehu në minutën e fundit Franca?
Nëse e shohim me vëmendje të gjithë dokumentin politik të Komisionit, cila është epiqëndra ku do të mbështetet procesi perëndimor i Shqipërisë?
A ka më shpresë për mbijetesë në politikë Berisha, Meta, Rama dhe Basha?
Ja, këto janë çështjet që do të trajtohen më poshte.
Këto janë pyetjet. Le ti shohim.
Një shoqëri e prapambetur kundrejt qytetërimit modern, vështirësinë kryesore të ecurisë së saj drejt zhvillimit e ka në dy kolona: liderët politikë të saj janë të korruptuar; dhe, këta liderë janë të paaftë që të artikulohen politikisht. Në fakt kjo është tabloja e përgjithshme që spikat sot në e të gjithë vendet e pazhvilluara dhe që nuk i përkasin qytetërimit perëndimor.
Kjo gjithashtu është edhe gjendja aktuale e Shqipërisë, sepse po spikat qartë që liderët e korrupsionit shqiptar po gjenden në vobegtësi intelektuale, mgaqë nuk kanë fare aftësi që të artikulohen politikisht, sidomos në këto momente.
Edhe Berisha edhe Rama duket sikur po xhirojnë në vend, sepse nuk kanë çfarë të thonë për ndërhyrjen që Komisioni kërkon të bëjë që në muajin korrok të këtij viti për të marrë vetë në dorë implementimin e reformës në drejtësi.
Nuk kanë më asnjë shpresë, sepse politika e Ramës ishte që të mos hapeshin negociatat dhe ky të merrte rrugën e Stambollit. Por iu dështoi në fakt politika franceze ku Berisha dhe Rama kishin mbështetur shpresën.
I keni parë sesi janë vrarë në fytyrë të dy? Por ama të dy flasin në mënyrë krejt jologjike, dhe, me zë të mekur, po na thonë se kanë fituar, pa shpjeguar se çfarë në të vërtetë kanë fituar.
Po, pikërisht për këtë, si duhet t’i analizojmë këta tani?
Le ta lëmë Bashën në dhomën e tij infantile se as kupton dot gjë dhe as ka gjë në dorë.
Po Sali Berisha dhe Edi Rama?
Këta të dy duken të shqetësuar, se idea kryesore politike që del nga dokumenti i Komisionit Europian për Shqipërinë është kërkesa eksplicite që – e gjithë klasa e korruptuar shqiptare duhet eliminuar me proces gjyqësor.
Që – reformën në drejtësi dhe ngritjen e SPAK-ut dhe Byronë Kombëtare të Hetimit do ta drejtojnë të dërguarit e Komisionit Europian.
Që – Akuza dhe dënimi i deputetëve, ministrave dhe kryeministrave të korruptuar, është kusht i Komisionit dhe do të kontrollohet direkt nga Komisioni.
Që – vetingu i gjyqtarëve duhet të shkojë deri në fund me përforcime nga USA dhe Brukseli.
Që – krijimi i SPAK-ut dhe Byrosë kombëtare të Hetimit do të ketë ndihmën direkte të Bashkimit Europian dhe politikës amerikane.
Siç shihe, të gjitha këto janë një goditje përfundimtare për të gjithë lidershipin e korruptuar shqiptar.
Atëherë?
Pikërisht për këto arsye, të dyja palët vërtiten me fjalë të kota: njëra thotë “i hapa negociatat”, kurse pala tjetër thotë “të iki Rama se nuk i hapi dot negociatat me BE”
Në fakt të dy, Rama dhe Berisha, kanë qenë bashkë dhe pritën shumë nga qëndrimi francez. Por Franca dështoi minutat e fundit kur, gjermanët, pasi pranuan të mos i hapnin negociatat menjëherë, vendosën të merrnin në dorë vetë implementimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, dhe të kërkonin në mënyrë të hapur ndëshkimin e korrupsionit të lartë shtetëror.
Këtu francezët nuk mund të lëviznin dot, sepse nuk kishin më motiv. Prandaj u dorëzuan dhe nënshkruan dokumentin, i cili tani është i botuar.
Në të vërtetë kështu janë politikat e mëdha: nëse kundërshtari ta kap politikën dhe luan me kartën tënd, ti je i humbur, sepse je i detyruar që ta ndjekësh nga pas. Kështu i ndodhi edhe politikës franceze në këtë rast: orët e fundit, kur gjermanët i luajtën me kartën e tyre, domethënë që hapën dritën jeshile por e shtynë hapjen e negociatave, kërkuan dhe morën drejtimin e implementimit të reformës në drejtësi.
Franca, duke humbur në skemë, sepse nuk ishte fare e qartë se përse nuk e pranonte hapjen e negociatave për Shqipërinë, u dorëzua, por shkatërroi Ramën dhe Berishën në Tiranë: tani kryeministri shqiptar nuk bën dot më asnjë lloj lëvizje antireformë, dhe është i detyruar që me maxhorancën e tij dhe nën drejtimin e ekspertëve të Komisionit, të përfundojë implementimin e reformës në drejtesi.
Pikërisht për këtë arsye, duhet thëksuar se epiqendra e të gjithë aktivitetit të kontrollit të Komisionit Europian në Tiranë është ngritja e menjëherëshme e SPAK- ut, domethënë e Prokurorisë së Posaçme; Gjykatës së Posaçme; dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Atëherë sigurisht që pyetja e fundit mbetet të jetë kjo: A kanë më shpresë për mbijetesë në politikë Berisha, Meta, Rama dhe Basha?
Jo. Këtej e tutje nuk kanë më asnjë shpresë. Janë implikuar me korrupsion. Kush do t’i shpëtojë Erdogani i Ramës? Turp.
Rama nuk flet fare për kushtet që i janë vënë, as për ekspertët europianë që pritet të vine, por përmend pareshtur se “ne nuk këmi kushte”, sepse nuk e lë frika që të artikulohet.
Kurse Saliu, i trembur siç është, pasi nuk la gur pa luajtur kundër Reformës amerikane në Tiranë, shkon në forumin në Cras-Montana dhe, me frikën e tij, flet me superlativa për për Amerikën. Dhe godet Bashkimin Europian, si i mërzitur, në një kohë që edhe për këtë rast nuk la gur pa luajtuar kundër hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë. Dhe, pse e bën këtë? Sigurisht nga frika, dhe nga niveli i dobët i artikulimit politik.
Por amerikanët, dhe sidomos amabasadori Domald Lu, sigurisht që kanë qeshur me këtë person që tani, i trembur, e mendon poltikën amerikane sikur të jetë politika mesjetare e osmanëve, që vetë ka mbi 25 vjet që po e ndjek.
Natyrisht, kuptohet se këto janë shenjat e humbjes së tyre tërësore. Asnjë nga këta të tre nuk mund të ketë më të ardhme në poltikën shqiptare që do të lindë pasi të ketë filluar goditja penale nga organet e reja akuzatore dhe gjyqësore që pritet të fillojnë nga funksioni shumë shpejt.
Faleminderit avokat fjala e mire eshte Shpese
Z.Ngjela me çfare shkruani duket qarte se jeni i paafte qe te artikulohesh politikisht pasi duke i futur te gjithe ne nje thes logjikisht i bie qe Rama te kete kembengulur per vetingun dhe reformen per te denuar vehten e tij pra t’i thote “burgut hapu”,pra per te qene i besueshem duhet t’a lesh menjane EGON tende per t’u bere minister dhe mundohu te jesh i dobishem per popullin,shoqerine me aq mundesi sa ke ne te kundert duhet t’a mbyllesh dhe mjaft fole mbroçkulla se Shqiperia nuk ka kohe per te humbur me qenie qe nuk artikulohen politikisht si puna juaj.
Po mo Taku , po ata do shpetojne kurse ti mund te hash ndo nje plumb qorrazi dhe mos shko ne gjueti apo pushime se te ha peshkaceeni ,mo na baj merak..se perrallat e tua me ambasadore e nderkombetare dalin te verteta…
Ky Spartaku si pjese e lidershipit politico mediatik ..o eshte me I zgjuari, nga te gjithe , o e kunderta…sepse duket shume unik te analizat qe ben, duke I future gjithe politikanet kryesor ne nje thes…Uroj te jete e para , por shume njerez e kane te veshtire kete perceptim lidhur me qendrimin qe at mban ndaj Rames..qe na e paraqet si nje kal troje te korrupsiont shqiptare ,cka shumekush nuk ee vren..
Pasoja, ndoshta eshte e njejte, por motivi apo qellimi i Frances per mos-hapje te negociatave eshte tjeter nga ai i politikes shqiptare vecmas opozites.
Avokat te gjitha i ke te drejta, vetem per RAmen nuk tanto pranoj.
Avokatit nuk i doli “profetsia” qe negociatat do te hapeshin. Ai duhet ta pranoj kete. Problemi nuk eshte antarsimi ne KE, por korupsioni galopant. Per sa kohe populli shqiptar nuk eshte emancipuar dhe ndergjegjesuar ende qe te kuptoj qe me keto klasa politike nuk ka te ardhme, Shqiperia do te vazhdoj te lengoj.
Nuk e kuptoj pse fut dhe Ramen ky bolja ne kte thes.
Sepse Rama nuk e beri minister , ja pse ! Ky bolja ( Ngjela ) , ashtu si Berisha eshte nje delirant psikopat . Ky kujton se eshte i lindur per te qene Ataturku shqiptar kurse Berisha aspironte te behej Mbret , si A. Zogu .
Une vetem nje pyetje kam:
PO TI TAKU DO BEHESH K R Y E P R O K U R O R ?!…
Kurse une Neti nuk po e gjej dot se kush e paguan Tak vuvuzelen e cakordume ,per caprashitjet e tij ciklike.
Dyshoj se e paguan shqup-i dhe lesh-e-lia,,,te cileve u ben dobi propagandimi ngjelian i simetrise se te keqes ne vendin tim dhe vendin tend.
Pac nje te diele te paqme N.VJOSA.
Svokat, kam dicks serioze per te te thene: Pirdh te c’fryesh!
Idiot, evropianet vjedhin vete ne Krra Krrane tone. C’fare eshte cmimi i trefishte qe Vllahutin bleu vilen e BE ne Tirane?!
Marrje, apo vjedhje.
Pjerdhje me numra romake.
Avokat, kam dicka serioze per te te thene: Pirdh te c’fryesh!
Idiot, evropianet vjedhin vete ne Krra Krrane tone. C’fare eshte cmimi i trefishte qe Vllahutin bleu vilen e BE ne Tirane?!
Marrje, apo vjedhje?!
Pjerdhje me numra romake.
Ky duhet shtruar ne te njejtin pavjon me berishen.
Te dy shohin endrra me sy hapur.
Per budallalleqet qe ndodhin ne shqiperi,
askush nuk i veren dhe askujt i interesojne.
Evropa nuk merret me ca provinciale te humbur
edhe per mungese kohe.
Artikull i pasur .Avukati ….ecen SHUME GJITHMON PERPAR aty ku AI do.. shumica jane krejte jashte ,realitetit,dhe mundesi aktuake te ndodhin Shqioeri.Nuk eshte demokracia Amerikane ne shqiperi Spartak…ase Gjermane e Angkeze.Por shqiptare ne kanune e ligje mafioze…qe ska BOT QE I NDRYSHON.
Inderuar Avukat futu realitetit shqiptar Aktual…dhe gjyko dhe fol ne gjuhen e sotme ..jo ne ne ate mbas 20-30 vjeteve …qe vertet munde te jete suc doni Ju…
KETI QE SHKRUAN E DO TI SPARTAK..NUK DO TE NDODHIN KURE…UKE AVJION NE TOK…SE JE AKOMA NE AJER SHUME LARGE SHQIPERISE
Me fal qe po i filloj nga thanasi qe thot pse i fut ramen ne nje thes me saliun e meten edhe bashen po vetem te jesh i mangut nga mendja besoj nuk e kupton sepse akoma nuk jeni zgjuar nga vaksinat qe boni komunistat sepse kelyshat e tyre e kane pushtetin edhe pas 1990 ato e kaluan pushtetin kelyshave te tyre qe nga saliu nano ruci edhe pastaj rradha meta rama basha po pergatitet erjon homoja kta kane puahtet absolut mbi gkithcka elonomia edhe biznesi media te gjitha i kane kta vec bojne lojen diten edhe naten ndajne paret vec kete rradhe shpresoj vertet qe evropa bashke me ameriken mund ta ndryshoj kete gje sepse ndryshe jemi nis per afrike asnje shans nuk kemi per demokraci per te bashkuar europes sepse nuk mundemi dot me kete klase politike qe ka zaptuar kete popull edhe ky popull eshte ne efektin e vaksinave komuniste njerez te vegjel per pak lek shesin gjithcka prandaj gjysma e shqiotarve kan ik jashte sepse nuk ka asnje te ardhme per femijet e tyre ky palloshi eshte indentik enver homoja mashtrues ordiner plehre komuniste se nga ajo familje vjen babai i tij nenkryetar i kuvendit komunist spiun legen e te gjitha te keqiat e botes qe ka fara komuniste qe e kane mbjell ne shqipe dhe vec eu edhe usa po te duan munden me e shpetue kete vend sepse jemi nis per afrike afer turqise jemi me kete pallen po shkojm drejt rruandes do zoti ti ndal eu edhe usa sepse do e bejne per arsye se jemi brenda kufirit evropian per asgje tjeter te tjerat jane fjale pa lidhje le te shpresojm rrofte eu edhe usa poshte kelyshet e komunisteve
Avokat,po fute Ramen ne liste do te sulen morrat e Ripjelljes qe shesin bthen per nje rroge ne shtet.Per keta servila te felliqur Rama ka 15vjet qe jeton me rroge dhe te gjitha milionat qe ka i ka nga gruaja.Po ti mos e çaj trapin nga keta deshtake.
Avokat : metaforikisht thuhet ne zhargonin politik e pse jo edhe ne ate letrar:
qe po “shihet nje drite ne fund te tunelit” ,por ne fakt shqiotaret kane vite qe
ende nuk po e shohin kete “drite” ?! Kjo tregon se ky “tuneli jone” eshte pa-
mbarimisht i gjate…!!!!!’ Dhente zoti qe vitin e ardheshem te hapen me ne
fund negociatat me BE- ne !!!!!!
Ngjela eshte nje nga skizofrenet e njohur si Sali Berisha e te tjere qe fatkeqesisht, akoma ,quhen politikane e degjohen nga disa .Ngjela qe tere jeten e tije nuk ka bere kurre ndonje pune te dobishme,tashti perpiqet te beje Pithian e Orakullit te Delfit me “analizat” e “parashikimet “e tija “gjeniale”me shprese se do te kete ndjekes e ,me teper ,me shpresen se do te vihet ne “shenjester” nga te fuqishmit e Botes per t;i dhene nje rol te rendesishem ne politiken shqiptare..Edhe Taku I duhet Shqiperise tashti!Ik e thyej zverkun o idiot noterik!Mjaft fatkeqesi I kane sjelle ketij vendi njerez si ti.
Taku i di te gjitha !
Tegjithe ne nje thes i fut ky imatufeksur!!!!
RAMA DUKE QENE NE QEVERI HEDH GURIN DHE FSHEH DOREN . NGA HALLI BEN SIKUR ESHTE PER REFORMEN . POR AI NXIT LULZIMEN, TE CIRRET DHE TE SHKOJ DERE ME DERE SI OPOZITE , SEPSE ASAJ I TAKON TE NGREJ ZERIN , TE SHAJE , NDERSA RAMA RRIN SI I BUKURI SHEJTAN . KJO DASHURI LINDI NE MAJ, KUR TE DY MJESHTRAT E KORRUPSIONIT ,TE ZHYTUR NE HALL ,I DHANE BESEN NJERI TJETRIT ,SI TE MUNDEN TE BLLOKOJNE KETE REFORME , SEPSE NA PIU E ZEZA . KLASA POLITIKE E ZHYTUR NE KORRUPSION TE MADH , NUK I INTERESON PROKURORIA E POSACME . PRANDAJ CFARE AVOKATI SQARON NE DETAJE ESHTE 100% E VERTETE . ANALFABETET E SHQIPERISE NUK KANE KUPTUAR DHE NUK DO TE KUPROJNE ASGJE NGA MASKARRALLEKU DHE HAJDUTERIA E MADHE E KETYRE FELLIQESIRAVE . BURGU PER ATA ESHTE SHUME PAK .
KANE SHKATARRUAR GJITHE SHQIPERINE DHE PO DEGRADOJNE DHE POPULLIN NGA FORMAT ME BANALE .
JANE ANTISHQIPETAR TE PAPARE !!!!!
Ky paska shkar fare. Do te fusi Edin ne nje thes me kriminelet e vendit, vrasesit e shqiptarve dhe shkaterruesit e Shqiperise, sepse keshtu shpreson ose te mbroj kriminelet e vertet, ose te eleminoj bashk me ta edhe figuren me patriotike, me revolucionare e me te forte te socialisteve.
Nuk ti ha njeri keto mbroçkulla o maçok misri. Ik fshi bythen dhe ruaj koken, se nuk i le populli patriotet e te besuarit e vet tja perlyesh ti si te te doj qejfi.
Faleminderit Zotit, ka organe kompetente per ate pune, ska mbetur Shqiperia ne doren e nje butaku pa shtyll kurrizore, si ty, qe e dredh muhabetin nga te intereson.
@thanasi
Kam pershtypjen se “bolja”, ne kete mes je ti..
Ke rrjedhur nga trut avokat,,per nje cop karrige, ke rrufitur nje tas corb te prishur dhe del kunder te gjitheve,,si don kishoti ke ngritur shpaten dhe godet ne ajer cdo gje qe ne te kaluaren dhe te tashmen nuk ta dhan ate te shkret karrige. Po me Ramen cke qe trazon per kete feformen ne drejtesi?, Qe nga 92 shi ke ndrruar shume hunj, po ruhu se ndonjeri do te shpoje keq, Ke rrjedhur avokat ke rrjedhur,,,ose ke qene i rrjedhur qe ne mengjes.
Sepse Rama nuk e beri minister , ja pse ! Ky bolja ( Ngjela ) , ashtu si Berisha eshte nje delirant psikopat . Ky kujton se eshte i lindur per te qene Ataturku shqiptar kurse Berisha aspironte te behej Mbret , si A. Zogu .
Avokat, beji dhe ndonje vrime tjeter fyellit se na lodhe……
Po prape ky !? Nga te gjitha ato qe ky paralajmeron, per cudi asnje nuk del! Po ike o Taku se sot inagurohet “Turbina” !