Lamtumirë shi, bëni gati rrobat e plazhit: Ja parashikimi i motit për këtë javë

2 Korrik 2018, 18:07Sociale TEMA

Ditëve me shi duket se i ka ardhur fundi.

Meteoalb parashikon se deri në fundjavë do të ketë një mot me kthjellime dhe temperatura të larta të cilat pritet të shkojnë deri në 35 gradë celsius.

Ndërkohë, vranësirat dhe shirat do të jenë të lokalizuara kryesisht në ekstremet malore Veri-Verilindje.

Ndërsa java e dytë sjell një rënie të lehtë të vlerave termike po ashtu, rrit frekuencën e vranësirave në territor ndërsa shirat shfaqen në pjesën më të madhe të zonave malore, por pjesërisht në zonat e ulëta.

Sakaq, bregdeti, kryesisht brigjet e Adriatikut mbeten më të favorizuara nga kushtet e motit gjatë 15-ditëshit të parë të korrikut 2018.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje