Stop qeseve plastike, nga sot nisin gjobat. Kush i nxjerr në qarkullim paguan...

2 Korrik 2018, 08:44Sociale TEMA

Një korriku shënon fundin e përdorimit të qeseve plastike në kryeqytet. Me ligj, çdo subjekt që i prodhon dhe nxjerr ato në qarkullim, gjobitet me 1-1.5 milionë lekë.

Por, kjo nuk do të thotë që shqiptarët do t’iu rikthehen trastave.

Vendimi i qeverisë parashikon përdorimin e qeseve të degradueshme dhe me trashësi më të vogël se 35 mikron.

Me pak fjalë, ato që nuk ndotin. Në ditën e parë të implementimit, supermarketet dhe dyqanet e kryeqytetit vijojnë përdorimin e tyre.

Prodhuesit, importuesit dhe tregtarët duhet të ruajnë informacionin për qeset plastike për jo më pak se 36 muaj, me qëllim identifikimin e tyre, në të kundërt do të penalizohen.

Ndërkohë që fushata ndërgjegjësuese ka dy muaj që ka nisur, Këshilli i Ministrave i ka dhënë dy muaj kohë biznesit të rinovojë teknologjinë, ndërsa janë bërë jo pak takime informuese me grupet e interesit, prodhues e importues të qeseve, duke i paralajmëruar se do të ketë penalizime në rast se nuk i binden vendimit.

Sipas Këshillit, çdo qese duhet të jetë e gjurmueshme. Duhet të ketë të gdhendur firmën e prodhimit dhe të ketë material të degradueshëm në masën mbi 56 %.

Por parashikohen edhe përjashtime, siç janë qeset për përdorim higjieno-sanitar dhe ato që përdoren në spitale.

Qeset plastike janë bërë armiku numër një i mjedisit në mbarë botën.

Iniciativa që ka ndërmarrë Shqipëria është në koherencë me nismat globale për të ndaluar përdorimin e produkteve plastike. Sipas të dhënave, në vendin tonë përdoren mbi 1 milion qese në ditë.

2 komente në “Stop qeseve plastike, nga sot nisin gjobat. Kush i nxjerr në qarkullim paguan…”

  1. Edlira says:

    Me cfare do i hedhin njerezit plehrat ne koshin e plehrave?Qyteterimi gerryen vetvehten…na duket sikur zgjidhim probleme,por problemet aty jane…plehrat ne vazhdojme ti hedhim me qese! Iluzione te rreme…hajt gezuar Shqiperine e re!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje