Pas Tiranë-Durrës, ARRSH nis punimet për një tjetër segment të rëndësishëm

1 Korrik 2018, 09:22Sociale TEMA

Pas përfundimit rikonstruktimit të autostradës Tiranë-Durrës një tjetër segment i rëndësishëm do të bllokohet pasi do t’i nënshtrohet ndërhyrjes për përmirësimin e infrastrukturës.

Auoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se do të nisë të hënën ndërhyrjen në një tjetër segment shumë problematik, Degëzimi Vorë (shinat e trenit) – Fabrika e Tullave (rruga e vjetër).

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Bllokimi i askit rrugor dhe devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se hene date 02/07/2018. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

1.       Trafiku I mjeteve te renda qe vijne nga Veriu ne drejtim te doganes se Tiranes do te vijojne normalisht nga Fushe Kruja ne Dogane dhe do te kthehen perseri nga I njejti segment rrugor dhe do te vijojne sipas destinacionit perkates.

2.       Trafiku I mjeteve te renda nga Veriu ne drejtim te portit te Durresit dhe Jug do te perdorin segmentin Fushe Kruje – Kamez – rreth rrotullimi “Casa Italia” – Durres.

3.       Trafiku I mjeteve te renda nga Jugu, porti i , Elbasani ne drejtim te veriut do te perdorin segmentin rreth rrotullimi “Casa Italia” –  Kamez – Fushe Kruje.

4.       Drejtuesit e autoveturave do te vijojne te normalisht drejt destinacioneve respective duke perdorur uren e Vores.

5.       Transporti I udhetareve ne te dy drejtimet do te perdorin segmentin e rruges se aeroportit te rinasit dhe mbikalimit te Kasharit.

6.       Ky devijim do te vazhdoje deri ne perfundim te punimeve te rehabilitimit.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren duke dhene te gjitha orientimet e duhura dhe vendosur sinjalistiken e duhur për orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje