Një çift i moshuar, të dy rreth 82 vjeç, janë endur rrugëve dy ditë në qytetin e Korçës, sepse vajza e tyre i nxori nga shtëpia.
Një video që u bë dje publike në media, ku vetë çifti tregonte ngjarjen, shkaktoi indinjate ne rrjet.
Ndërkaq, menjëherë pas publikimit të videos, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sistemuar çiftin e të moshuarve të pastrehë Fadil Mane dhe Lumturije Mane, më procedurë të përshpejtuar në qendrën e Poliçanit.
Ndërkohë ministria po kryen procedurat për plotësimin e dokumentacionit dhe gjetjen e zgjidhjes përfundimtare, për dy të moshuarit.
Ministrja Manastirliu e ka ndjekur vete këtë rast të prekshëm, që duket se nuk është i vetmi në një vend me familje të tronditur si Shqipëria, ku përditë ka raste dhune, abuzimi dhe braktisjeje dhe të gjithë i mbajnë sytë nga shteti.
I lutem organeve shteterore shqiptare:Policise kriminale,Prokurorise,gjygjesise dhe drejtesise ne pergjithesi,qe te ngrise aktakuza ndaje femijve kriminel te te moshuarve te Korces,por edhe shume te tjereve ne tere Shqiperine dhe te burgos sa me shpejte keta trafikante kanabisi.Kjo nuk ngjane askund ne Europen e civilizuar.Shteti e ka per obligim te kujdeset dhe t’i mbrije te moshuarit e vuajtur nga diktatura ish komuniste,dhe kriminelet e femijve te tyre.