VIDEO/ Drama e çiftit të moshuar: Dhëndri me vajzën na morën lekët dhe na nxorën jashtë nga shtëpia, jemi të sëmurë

29 Qershor 2018, 14:37Sociale TEMA

Çifti i moshuar nga Korça, që u nxorën në mes të katër rrugëve nga fëmijët, kanë folur për Fax News.

Fadil Mane 82-vjeç ka thënë se qytetarët kanë mbledhur disa shumë për të siguruar jetesën për disa ditë.

Kam 4 fëmijë. Çupa me dhëndrin na morën lekët e shtëpisë dhe na nxorën jashtë.

Kemi fjetur në hotel. Lekët na i kanë dhënë qytetarë të ndryshëm. Jemi të semurë. Marrim pension dhe blejmë ilaçe. Gruaja është e sëmurë.

Kujdesem unë për atë. Më ka dhunuar nusja. Djali nuk më pranon në shtëpi”, tha ai.

Çifti i moshuar ka kërkuar ndihmë nga qytetarët pasi prej ditësh ndodhen në rrugë dhe mes të ftohtit.

Por drejtori i Fondacionit “Fundjava Ndryshe”, Arbër Hajdari, pas sinjalizimit të këtij rasti, është vënë menjëherë në lëvizje.

Ai citon përmes një postimi në Facebook se çifti i të moshuarve nuk do të endet më rrugëve, pasi do të ketë një shtëpi të ngrohtë për ta, ku të qëndrojnë. Duket se apeli nuk ka shkuar në vesh të shurdhër, duke u dhënë mundësi të moshuarve të jetojnë në paqe, ndonëse fëmijët i lanë në harresë.

2 komente në “VIDEO/ Drama e çiftit të moshuar: Dhëndri me vajzën na morën lekët dhe na nxorën jashtë nga shtëpia, jemi të sëmurë”

  1. Al says:

    Jo, jo Mero! Saktesoji gjerat!
    Apeli ka rene ne vesh te shurdher!
    Arber Hajdari nuk eshte ne qeveri e administrate por nje organizate bamirese qe nuk financohet nga shteti!

    Apeli ka rene ne vesh te shurdher! Fale zotit ka njerez si Arber Hajdari!

    Mjere ky cift per femijet qe kane…Te kishin bere nga nje kercu ne vend te tyre te ishin ngrohur ne dimer te pakten!

  2. Dhjerokraci or taj.
    Miracle of freedom cirret shpellari.
    Rrumpall ha njeriu njeriun.
    Politikanet nuk kane hallin e popullit por si te shajne dhe ofendojne dhe trushplaret vrasin njeri tjetrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje