Rama: Rritje mbresëlënëse e numrit të pasagjerëve të transportit ajror

28 Qershor 2018, 09:10Sociale TEMA

Kryeministri Rama e nisi ditën e sotme në profilin e tij në “Facebook” me postimin e disa shifra të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me numrin e pasagjerëve të transportit ajror.

Në grafikun e publikuar nga kryeministri bëhet një krahasim i numrit të pasagjerëve të transportit ajror të 6 viteve të fundit, të cilët janë shtuar me gati 400 mijë krahasuar vitin 2018 me 2013 në periudhën janar-maj.

Rama shkruan se hyrjet e të huajve në vendin tonë gjatë kësaj periudhe janë rritur me 9.7 përqind në 2018 gjatë periudhës janar-maj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Me këto tregues të rritjes mbresëlënëse gjatë 6 viteve të fundit në numrin e pasagjerëve të transportit ajror, si edhe me lajmin e mirë që në 5 muajt e parë të vitit, hyrjet e të huajve në vendin tonë janë rritur me 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

4 komente në “Rama: Rritje mbresëlënëse e numrit të pasagjerëve të transportit ajror”

  1. Euope 2025- 2019 says:

    Rekordet e Rames nuk kane te sosur. Saliu nje rekord kishte ate te notit dhe Lazaratit.

    Kjo rritje per ata qe vijne ne Shqiperi si turiste apo Shqiptaret e pasur po shkojne me pushime apo rekordi i dedikohet atyre qe kerkojne shpetim ne Evrope dhe Bote.

    Me te drejte Kryeministri shqiptar na tregon se te vish ne Shqiperi e vetmja menyre e sigurte dhe e shpejte eshte me avion pasi rruget dhe hekurudhat jane ne plan pas zgjedhjeve te ardhshme.
    =
    Pse kjo rritje eshte vetem ne sezonin turistik, ose periudhen e Plazhit?

    Cili kryeminister ne bote merret me perqindjen e turistave dhe e propogandon si fitore dhe arritje te qeverise kur dihet qe edhe LSI te jete ne pushtet turistat do vijne ne Shqiperi, emigrantet do kthehen ne shtepite e tyre per te kaluar pushimet dhe jo se jane te lumtur me gjendjen errugeve, hekurudhhace apo mori aeroportesh.

    =
    Je turp dhe estrade, o Kapter ramiu

  2. Al -Nakba 2025- 2019 says:

    Turp dhe skandal per kete propagande Enveriste.

    Ne Shqiperi ka vetem nje Aeroport qe i ngjan nje stacioni Autobuzi te Mynihut, Parist apo Londres.
    Nuk ka linje hekurudhore dhe ska asnje plan per nje linje apo trena.
    Pervec nje autobuzi ne Rinas nga Tirana, nuk ka asnje lloj linje tjeter nga gjithe Shqiperia per te shkyuar ne aeroport.Kjo ndodh vetem ne Shqiperi.

  3. Zyba says:

    Do shtohen akoma me shume kur te bohet aeroporti andollak i vlores o pallosh

  4. Lena says:

    Do te shtohen akoma me teper me aeoroportin anadollakeve ne vlore turqia do na coje ne europe ha ha ha. O pallosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje