Reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente thuajse në të gjithë territorin e vendit.
Ndërkohë shiu intensiv pritet t’ia lërë vendin kthjellimeve dhe temperaturave të larta javën e parë të muajit korrik.
Meteoalb shkruan:
“Java e parë e muajit korrik, dominohet nga kthjellimet, si edhe temperatura të larta.
Pasditet pritet të kenë zhvillim të vranësirave lokale kryesisht në zonat malore, ku priten rrebeshe të shkurtra, por kjo nuk do të influencojë në fushën termike e cila do shënojë maksimume mbi 35°C”, parashikojnë sinoptikanët. (TemA)