Për herë të parë, biologët zbulojnë një fole breshke. Kjo ka ndodhur në Divjakë. Bëhet fjalë për kokëmadhen e njohur me emrin shkencor “caretta caretta”.
Kërkuesit shkencorë në Shqipëri thonë se ky është rast i rrallë, por fatlum për ta. Dhe vendi i folenizimit të vezëve mbahet sekret.
Ishte një mësues, ai që njoftoi për gjurmët e çuditshme në rerë.
Studiuesit zbuluan që ato i përkisnin breshkave detare, e cila kishte dalë për të lëshuar vezë.
Kjo nuk është evidenca e parë për folenizimin në Shqipëri, pasi në 2017-n janë gjetur të vegjël në gjirin e Drinit dhe në 2010-n vezë në fund të një vaske në Patok, ku mbahej një breshkë e marrë në studim.
Breshkat e detit kanë 110 milionë vite që notojnë në oqeane dhe dete.
Gjatë kësaj kohe, ato nuk kanë pësuar ndryshime. Janë aq të vjetra sa edhe dinosaurët, por ndryshe nga ata, breshkat jetojnë edhe sot. Kjo specie klasifikohet në rrezik zhdukjeje në rang global.
Prof. Doc. Idriz Hazhiu ka 47 vjet që merret me studimin e breshkave të detit, por kurrë nuk kishte parë folenizimin në Divjakë.
Caretta caretta eshte breshka detare me e perhapur ne mesdhe. Ne Itali e Greqi jane me dhjetra plazhe te njohura ku keto ekzemplare leshojne vezet e tyre dhe keto vende sinjalizohen dhe rrethohen duke vene kartela te posaçme qe njerezit te kene kujdes. Ndersa ne Shqiperi…… “mbahet sekret!!!” … O shqipetar, kthehu ne realitet!
Doli dhe ky qe cdo gje e lidh me Greqine dhe ben sikur Greqia eshte qendra e dijes dhe e kultures. Greqia o Palle ishte para 2000 vjetesh. Sot eshte nje model i shemtuar dhe i deshtuar qe mbahet gjalle me parate e Europas.
Sot Greqia nuk prodhon asgje dhe nuk mbahet per ndonje dije te vecante.
Edhe vajin e ullirit qe e kishin si industri, ja kane marre italianet, aq cope cope jane.
Megjithate artkulli eshte cope cope.
Bravo, keshtu po, ti ruani keto specie te rralla dhe jo si ai idjoti nga peshkopia qe vravi ate zogun e vecante.