Rinis riparimi i segmentit të fundit Tiranë-Durrës, si do devijohet trafiku

25 Qershor 2018, 09:13Sociale TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tirane – Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë sot fazen e katert te punimeve ne segmentin Shkozet – Durres ne drejtimin Tirane – Durres.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 deri ne 22:00 te dites se hene date 25/06/2018.

2. Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne mbikalimin e Shkozetit ne drejtim te rruges se unazes shkozetit dhe te ndjekin Shkozet – Durres ( zona kenetes) ose unazen e Shkozetit.

3. Ky devijim do te vazhdoje deri deri ne oren 22:00 date 25/06/2018

1 komente në “Rinis riparimi i segmentit të fundit Tiranë-Durrës, si do devijohet trafiku”

  1. Gimi says:

    Keta moterqirat kishin lajmeruar se te premten do e hapnin ne oren 14:00.
    Nderkohe qe u bllokuam 90 minuta ne trafik.

    Plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje