FOTOT: Goditja nga rrufeja dhe apokalipsi brenda n/stacionit 60-vjeçar të Kombinatit

24 Qershor 2018, 13:15Sociale TEMA
FOTOT: Goditja nga rrufeja dhe apokalipsi brenda n/stacionit 60-vjeçar

I ndërtuar në mesin e viteve ‘50 nga rusët, nënstacioni i Tec Kombinat nuk i shpëtoi vetëtimave gjatë natës së 23 qershorit. Rrufeja goditi pjesën anësore të n/stacionit, sikur preu me “thikë” një pjesë të godinës bashkë me pajisjet 35 kV.

Sikur të mos mjaftonin kushtet në të cilën ndodhet, tejet i amortizuar prej dekatash përdorim, ish-gjigandi rus ndaloi punën duke lënë pa energji elektrike zonën e Kombinatit dhe fshatrat rreth tij.

OSHEE dhe stafit të Drejtorisë rajonale Tensioni i Lartë Tiranë iu dëshën 12 orë punë për normalizimin e situatës.

Nga fotot duket si një betejë apokaliptike brenda godinës fantazëm, që sipas OSHEE është në plane të 2018-s për ta nxjerrë nga funksioni dhe të ndërtojë një të ri.

2 komente në “FOTOT: Goditja nga rrufeja dhe apokalipsi brenda n/stacionit 60-vjeçar të Kombinatit”

  1. says:

    Shkaktojn semundjen e sheqerit nstatione të tilla

  2. Gajkoi says:

    E pabesushme
    Po vje fundi botes
    Thuhej qe s bje rrufeja n hale
    Por sic po shofim kjo po ndodh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje