Një 74-vjeçar nga Elbasani thotë se ka parë tre UFO në qiellin e qytetit.
“Kisha dëgjuar nga të tjerë për eksperienca nga më të çuditshmet por që do e përjetoja edhe vetë një të tillë gjatë jetës sime ende nuk po e besoj.
Në agimin e së shtunës kur dola në ballkonin e vilës time në lagjen ‘Kala’ në qytetin e Elbasanit pashë diçka të shndritshme në qiell që ngjante me një objekt në formë disku me dritë të verdhë si në të bardhë që valëzonte në ajër.
E gjithë kjo skenë magjike dhe e mrekullueshme po ndodhte mbi hapësirën në zonën ku ndodhen Bashkia, Prefektura dhe Këshilli i Qarkut Elbasan, ndërsa drejtimi i lëvizjes ishte nga Bregdeti i Adriatikut.
Nuk pata kohë t’i filmoja por me shpejtësi munda të bëj disa foto ku kam fiksuar objektet misterioze në formë disku mbi ish-turizmin. Ishte diçka interesante dhe mjaft emocionuese”, tregon Sabaudin Skilja, me profesion teknik ndërtimi.
“Kam lexuar e dëgjuar shumë rreth UFO-ve dhe besoj se fati e solli që t’i shoh vetë me sytë e mi. Ishin tri disqe me përmasa të ndryshme.
Njëri prej tyre ishte dukshëm mjaft i madh. Dy të tjerët më të vegjël. Fillimisht u hutova nga ajo që po shihja me sy.
Ndriçonin shumë dhe gjithçka dukej qartë. Por kjo zgjati fare pak. Mezi e mblodha veten dhe arrita t’i fotografoj me një aparat modest për të siguruar një dëshmi të asaj që përjetova.
Disqet fluturues dhe të shndritshëm lëvizën me shpejtësi në drejtim të zonës së bregdetit të Adriatikut.
Ishte një përjetim interesant sa hap e mbyll sytë. Edhe një herë e them me bindje që pashë UFO-t që dhuruan spektakël mbi Elbasan në 03:45 të së shtunës”, përfundon rrëfimin elbasanasi.(TemA)
Mos pi me raki
Per moshen qe ke dhe ndonje semundje halucinante te jepet mundesia te shohesh edhe gjarperinj,miza,zogj,tulla e tjegulla,bile edhe gruan te fluturoje brenda ne shtepi pa dale ne ballkon.
Kjo qe thua ti eshte pjese e lojes kur ishim te vegjel “Fluturon,fluturon gomari”!
Presim qe neser te na japesh lajmin se ufot zbriten ne ballkonin tend,te hipen ne diskun e tyre dhe te shetiten mbi Elbasan disa ore.
Pleqeria ta ben jeten interesante.
Shikoni Sali Berishen qe komunikon cdo dite me ufot qe i quan “dixhital”!
Me ca I pe: -Me ate me xham apo me ate pa xham…!!!
Mos harro te pish ilaçet heren tjeter !!!!
NGA SOT E TUTJE, JE NJE VIP !?
O rrotë, ato që paske parë ti ne i kemi pare me qindra herë sepse jane reflektime te coprave të reve.
Hahahaaaaaa o zorro me gajase! O sa kam qesh. Ku te vajti mendja te saliu
O shabe!
Po Saliun kemi ufo me licence tani per tani.
Aplikoi edhe Nishani,por nuk fitoi.
Edhe Basha mund ta marre licencen se ufo sheh per dite me kryengritje,cadra,republika te reja etj.
Ndersa Rama me Veliaj-n kane aplikuar,por per master ne “Mashtrim”!
Zbukuruan qendren e Tiranes dhe u duket se banoret e tjere jane mire.
Mbollen peme rreth Tiranes dhe i vune emrin “Pyll orbital”,sikur ishim ne orbite.
Mburren me shkurret e mbjella ne shedhin kupole “Skenderbej” kur ato jane per t’i ngrene dhite e jo per hije.
Asnje lule me ngjyra nuk ka aty,kur cdo ballkon shtepie ka plot te tilla.
Mire tulipate shumengjyresh nuk ble dot,por trandafila,karafila ose te pakten mullaga e luledielli te kishin mbjelle!
Lulishtja pas Skenderbeut eshte nje skandal me vete se dikur ishte vendi me i mire qe njerezit linin takim,pushonin,dilnin ne fotografi,shetisnin femijet etj.
Ndersa tsni vetem nje rrugice ku mezi nderrohen 2 vete.
Zbukuruan 100-200 metra rruge ne qendrat e qyteteve dhe kujtojne se lagjet brenda nuk kane nevoje,prandaj i vune emrin pedonale qe 90% e njerezve nuk e dine cfare do te thote.
Edhe lungo maren nuk i thone shetitore se i bie vlera ndersa ,90% te shqiptareve u duket sikur eshte ndertuar “Brodwei”!
Pompohet “pazari i ri ” si pike turistike dhe nuk permendet Berati, Apollonia etj si perlat e kultures tone.
Me aq pare qe u harxhuan ne qender,do ishin shtruar te gjitha rruget ne Bashkine e Tiranes.
Jashtoksoret jane te pranishem ne thellesite e deteve dhe oqeaneve prej miliona vjetesh !
Nje gjeneral italian e thote me fjale dhe me foto ,ku kishte takuar rreth viteve 60′ ne detin Adriatik ,ne mesin e tij midis Peskares dhe Shkodres jashtetoksore qe kerkonin qe konfrontimi lindje – perendim ,te mos kalonte ne perdorimin nuklear.
Personi ne fjale thoshte se kishin biseduar rreth ,1 ore ,u kishte kerkuar leje tu bente nji foto dhe ata kishin pranuar.
Ishin nga 3 metra e gjysem te gjate,bjonde dhe me karakteristike te natyrshme njerezore te bardhe dhe simpatike.
Takimi ishte me gjenerale te larte te NATOsdhe BRSS.
Sot ,njerimi eshte akoma me prapa,se sa koha kur eshte krijuar !
Injorance totale !
Amerikanet top- sekretet e dikurshme i kane hedhur pjeserishte ne internet ne dispozicion te injoranteve por e kane komplek te madh kete gje,i duket se ekzistojne vetem keta injorantet ne kete univrrs pa fund !
Ene ti me ate elbansalliun me siper qekeni tamam per ne Elbason …. tek spitali psikiatrik i Elbasonit !!!!! Eh mer jahu jon shtu “jashte-mendoret” … ups desha me thon jashtetokesoret !!!!
Zoreri mos degjo injorantet. Ufo ekzistojne dhe ti vertet j ke pare.
Injorantet qe te kundershtojne nuk kane mbaruar akoma se lexuari abetaren.
ca malli pi vlla se na hoqe truuuuuurin?
po fotot ku jane????