DEBATET/ Neritan Liçaj largohet nga takimi: Nuk të njohim. Veliaj: I dërgoi mesazh partia. Po të kishte një institucion si UEFA, s'do e certifikonte Teatrin

25 Qershor 2018, 11:17Sociale TEMA

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar një tjetër dëgjesë me aktorët për çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Nëse do të kishte një institucion të ngjashëm e si UEFA edhe për teatrin, godina aktuale nuk do të mund që të certifikohej për standardet që ajo ofron aktualisht. Do të doja shumë që ne të planifikojmë një ekspeditë dhe një vizitë në stadiumin kombëtar.

Pse e përmend çështjen e stadiumit kombëtar, jo vetëm sepse është një koncept i ngjashëm me propozimet, por sepse besoj ka një logjikë që ngjan me teatrin. Shumëkush mund të thotë çfarë lidhje ka sporti me tetarin. T’ju bëj një analogji!

Një nga arsyet pse na nxiti të bëjmë stadiumin kombëtar është sepse UEFA tha këtu nuk mund të luhen ndeshje ndërkombëtare, do të thotë që ekipi i Shqipërisë do të duhej të shkonte të luante jashtë, Për analogji po pyes: Kur ka qenë festivali i fundit ndërkombëtar që është zhvilluar në TK?

Kur kanë ardhur aktorët më të mëdhenj në Evropë për të bërë një shfaqje teatrore me standard në TK? Pra pyetja është kjo; është për diskutim nëse do kishte një UEFA për TK do e certifikonte këtë teatër?! Si një trupë ku mund të vijë të luajë një trupë e Moskës, e Pragës, Londrës, një trupë e Neë York?

Pra pot ë kishte UEFA për teatër do certifikoheshim ne të bënim kampionatin evropian të teatrove në Tiranë me këto kushte ku jemi sot? Unë besoj që këto janë pyetje që duhet t’i përgjigjemi?, tha Veliaj.

Gjatë debatit artistët ishin të ndarë. Artan Imami u shpreh se është pro ndërtimit të një teatri të ri, por të ruhet e gjithë sipërfaqja.

“Ne artistët e pavarur, që nuk jemi pjesë e asnjë shoqate, dëshirojmë të bëjmë me dije se; shprehim dakordësinë tonë për një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Ne, shprehim vullnetin që në funksion të transparencës përfshirjen në komisionin e negocimit për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Shprehim mendimin tonë se prona që posedon teatri duhet të shfrytëzohet vetëm për godinën e re, duke mos cënuar tjetërsimin e asnjë pjese. Duhet një godinë moderne teatri, tha Imami.

Ndërsa aktori Neritan Liçaj theksoi se është kundër shembjes së Teatrit dhe në fund të fjalës u largua.

“Nuk do të ketë konsensus me askënd. Teatri dhe prona ku ngrihet është pasuri publike, do e mbrojmë pa asnjë lëshim. Kërkojmë dialog dhe diskutime konstruktive. Jemi të hapur ndër ndërtimin e një teatri të ri në një vend tjetër. Punë të mbarë dhe mirupafshim”, u shpreh ai.

Pas largimit të tij, Veliaj u shpreh se kishte urdhër nga partia për të bërë një gjë të tillë duke e cilësuar si fyese:

“E kisha në celular mesazhin që Neritani mori nga partia. Ndarja e artistëve me porosi politike është fyese”.

Debatet

Artan Imami: Të ndërtohet teatër i ri, por të mos preket prona

Shprehim dakordësinë tonë dhe nevojën emergjente për një godine të re të Teatrit Kombëtar. Një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit.

Ne artistët nënshkrues të kësaj deklarate shprehim vullnetin dhe njëkohësisht edhe kërkesën tonë që në funksion edhe të transparencës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, përfshirjen e detyrueshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e këtij projekti me qëllim për të qenë pjesë e vendimmarrjes që ka të bëjë për ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Po kështu shprehim mendimin tonë paraprak, para nisjes së negociatave se prona që posedon Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar duke mos cenuar tjetërsimin, nënvizoj, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit.

Neritan Liçaj: Nuk e njohim Veliajn, teatër i ri në një pronë tjetër

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar me përgjegjësi të lartë qytetare i bënë me dije cdo qytetari të Republikës kudo ai ndodhet se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë konsensus me askënd sa kohë nuk tërhiqet projekt-ligji i cili grabit tokën publike të Teatrit Kombëtar.

Teatri Kombëtar dhe prona ku ai ngrihet është pasuri publike në aspektin ligjor dhe shpirtëror ndaj sigurojmë cdo qytetar se do e mbrojmë pa asnjë lëshim.

Komuniteti i aktorëve, Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të angazhuar që janë bashkuar në qëndresën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kërkon dialog dhe bisedime konstruktive për rikonstruksionin e godinës aktuale si një vlerë dhe kujtesë historike.

Gjithashtu jemi të hapur për ndërtimin e një godine të re Teatri bashkëkohor në një vend tjetër publik me para publike. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të gjejmë formulën se si mund ti vijmë në ndihëm shtetit për mbledhjen e fondeve të kërkuara.

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ju përgjigj pozitivisht thirrjes së parë për bashkëbisedim por hasëm në përdorimin politik dhe manipulimin publik nga ana e qeverisjes vendore dhe qendrore duke gjuajtur nën brez.

Të vetëdijshëm për detyrën e lartë morale që kemi karshi qytetarëve, të qartë se interesi jonë është publikja dhe jo llogaritë e pushteteve, të kthjellët për cfarë rreziku na kanoset, me vetëdije të lartë qytetare dhe të vendosur i bëjmë me dije publikut se nuk do e lejojmë dhe nuk do e japim konsensusin  për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe tjetërsimit të pronës publike.

Bëjmë thirrje për rivendosjen e dialogut. Ka vetëm një rrugë që palët të mund të fillojnë të flasin. Ka vetëm një kusht që ne nuk e negociojmë. Të tërhiqet projek-ligji.

Ne si artistë nuk e njohim kryetarin e Bashkisë si autoritetin e ligjshëm me të cilin mund të negociojmë për këtë cështje. Sa kohë është iniciuar një projekt-ligj, autoriteti i cili duhet të reflektoj është autoriteti që ka propozuar projekt-ligjin për tjetërsimin e pronës publike.

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i bënë thirrje kryeministrit të vendit të dalë në shesh e të përballet, ai duhet ta dijë mirë kë ka përballë, ai duhet ta dijë se i vetmi dialog që mund të zhvillohet, do zhvillohet me qeverinë, dhe në kushtet e tërheqjes së projekt-ligjit.

Mos luani me publiken, mos luani me Teatrin Kombëtar sepse ne e kemi ndarë mendjen për rezistencë shëmbullore. Mos sepse do ketë kosto të pakthyeshme për marrëdhënien mes komunitetit tonë dhe politikës.

Veliaj: Kam foto të sms që i erdhi Liçajt nga partia, e dija që do ikte

Kjo që bëj sot është zgjedhja ime, e di kush është mbrapa, por mos më merrni për budalla.

E kisha në celular porosinë që mori nga partia, dhe do ta botoj, që ju të kuptoni se kush po i lëviz fijet, por kam zgjedhur të bëjë këtë rol, më quani si të doni, edhe pse i di të gjithë.

Por sot do bëjmë një bisedë qytetare mes njerëzve që merren me këtë punë. Nëse ju thoni që jeni dakord për godinë tëre, të jenë pjesë e grupit, që prona të jetë e TK, jam gati, por sa prej artistëve janë dakord? Dhe kjo ndarje e artistëve me porosi politike është fyese.

16 komente në “DEBATET/ Neritan Liçaj largohet nga takimi: Nuk të njohim. Veliaj: I dërgoi mesazh partia. Po të kishte një institucion si UEFA, s’do e certifikonte Teatrin”

  1. star says:

    Iku nga mbledhja N.Licaj,na plasi……Ky aktor i madh kot qe rri ketu.Te shkoje ne HOLLIWOOD.

  2. Tiranasi says:

    O Erion! Qyteti ka shume pune te tjera per te bere. Boll me keta parazite qe ushqehen qyl me taksat tona per 27 vjet.

    1. Albi_I says:

      Ai nuk po e ben per ty kete pune, mos u be merak. Po e ben per biznesit e tij qe e mban me lek or budall. I ka vene syrin tokes dhe o do e marri o s’ka.

      1. 12 says:

        E qekur na u bene aktoret pronare toke ne m’es te Tiranes ? ia ka lene edhe atyre gjyshi? Toka eshte prone shteti dhe shteti ben cfare do u pelqen apo jo aktoreve. Edhe shume po i pyesin.

  3. Zigur Qarri says:

    Ç’pune ka Erion Neveria me Teatrin kombetare?!
    Teatri kombetare i takon Ministrise se kultures dhe jo Bashkise.
    Larg duart nga Teatri,mashtrues!

    1. i cudituri says:

      C’thua mor derdimen!? Ndertesa e Teatrit dhe trualli perreth jane PRONE E BASHKISE! Aktiviteti qe zhvillohet ne pronen e Bashkise, eshte nen juridiksionin e Ministrise se Kultures. Kupton o koqe kandari e Pede-s!

  4. xoni says:

    KY NERITAMI ESHTE AKTOR APO PUNETOR SKENE SE PARAQITJEN E KA SI ZORRAXHI, VISHET SKANDAL NUK DI AS ME U KREF.

  5. salileshi says:

    O ERJON , voten dhe 100 het ta jap se e meriton per punen qe ben je i pa par , por persa i perket punes teatrit nuk kam pun me kta zorraxhinj artist pa kurr fa vlere , ata gjejn shesh tallin bythen , por ty te qifsha tetom qe meresh me ata o langaraq , çun oficeri ti legen , çunat e oficerave nuk lepijn byth si ty ,me shum naj ke shpifur ti se kta hale aktor qe nuk ke pse ja ngre fare teatrin , se kta nuk jan aktor bei nje kacolle ambulante se iku koha kur behej teater , i jep dreka darka ca felliqsirave qe i shtyn PDja dhe ti ke len xhdo pun dhe i lep bythen ktyre duke ju lutur nga mengjesi ne dark , je shteti o legen je shteti futi buldozierin bej punen tende mos u mer me ata rrugaç ordiner qe i komandon PDja per anarshi , mos u bej vegel e tyre naj shpife o njeri , ke karakter ti apo jo , shqiptaret po paten perball nje njeri si ty lepires bythe e shkelin me kemb , nuk ke autoritetin qe te ka dhen vota o ERJON e kontrollon veten tende apo jo ,buldozierin mbeturinat hidhi ke shqupi vazhdo punen mjaft po harxhon para dhe koh me ca morra qe nuk i ndjek njeri ne punen e tyre as nuk i njeh me njeri. kta me shum po njihen si anarshista sesa si artista ,

  6. salileshi says:

    O ERJON , voten dhe 100 het ta jap se e meriton per punen qe ben je i pa par , por persa i perket punes teatrit nuk kam pun me kta zorraxhinj artist pa kurr fa vlere , ata gjejn shesh tallin bythen , por ty te qifsha tetom qe meresh me ata o langaraq , çun oficeri ti legen , çunat e oficerave nuk lepijn byth si ty ,me shum naj ke shpifur ti se kta hale aktor qe nuk ke pse ja ngre fare teatrin , se kta nuk jan aktor bei nje kacolle ambulante se iku koha kur behej teater , i jep dreka darka ca felliqsirave qe i shtyn PDja dhe ti ke len xhdo pun dhe i lep bythen ktyre duke ju lutur nga mengjesi ne dark , je shteti o legen je shteti futi buldozierin bej punen tende mos u mer me ata rrugaç ordiner qe i komandon PDja per anarshi , mos u bej vegel e tyre naj shpife o njeri , ke karakter ti apo jo , shqiptaret po paten perball nje njeri si ty lepires bythe e shkelin me kemb , nuk ke autoritetin qe te ka dhen vota o ERJON e kontrollon veten tende apo jo ,buldozierin mbeturinat hidhi ke shqupi vazhdo punen mjaft po harxhon para dhe koh me ca morra qe nuk i ndjek njeri ne punen e tyre as nuk i njeh me njeri. kta me shum po njihen si anarshista sesa si artista , O MODERATOR PER TE MIREN E POPULLIT PO MUNONA .

  7. Deshmitar y says:

    Mafja ndertimit nuk ka asnje opsion te dyte.
    O kullat o ska

  8. rrema says:

    E ku u bo dhe ky zhulsi, o Neritan lau mor zhuls pastaj meru me politike……

  9. Frok Martini says:

    O erjon, mos pyet ato artiste, qe nuk e din Ku bie arti ,Marin qyl nje dyzine lekesh duke piree alkol gjithe diten , dhe bejne gjoja sikur lodhen me nje cfaqje teatri nje here ne pese vjet, keto ( shumica) Jane parazitet e shoqerise dhe jo vetem q e sduhen pyetur por duhet tju pritet dhe paga ,Ku ka para pa punuar?!?!?e

  10. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: June 19, 2018 at 11:58:23 PM EDT

    ARTISTE ALA DON KISHOTI MANCES !

    – Nje Radiografi artístiko- politike e Artisteve te borderove te shtetit dhe aktoreve te antishtetit te Berishes … e co.

    – Me gjeni nje teater apo kinema te peruruar nga Sali Berisha e “ Mafia krejt kontrollit e tij “ne 27 vjet Salikraci !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Artin e vertete Mirush Kabashi e beri kur ishte i persekutuar! Artiste te medhenj e te vleresuar deri edhe nga vete ish- diktatori bashke me Robert Ndreniken e madh etjere!
    Me thoni nje rol te madh, a art te madh te tij ne keto 27 vjetet e fundit
    Vetem disa recitime politike per Partine Babale te Havalese se Shqiperise , kryevrasesit serial. Sali Ramollah Vicidolit, qe ia kaloi me dyfishin numerit te ekzekutuarve per 46 vjet diktature !
    Na “shpetoi” nga diktatura dhe na coi ne katrahure, ne Salikraci qe e vrau mbi 13 here shtetin shqiptar si asnje pushtues e bashibozuk tjeter ne historine e saj !
    Po te keni dyshim shihni cfare i beri vendlindjes se tij Malesise se Gjakoves me trefishin e numrit te ekzekutuarve ne krahasim me ish- diktaturen dhe rrenimin e Perles se saj natyrore Valbones !
    Ne cfare planeti jetojne keta artistet tane antiteater!?
    A kane sy ne balle e mend ne koke se cfare i beri Partia Babale e Havalese se Shqiperise !
    Akoma nuk e kane pare e kuptuar qe Sali Berisha dhe Banda e Gangstereve politike e biologjike te tij ia vune jo vetem kazmen por edhe minat Shqiperise !
    Jo vetem sa sundoi, por edhe pasi populli e ndeshkoi keqazi dy here radhazi me voten e tij plebishitare ai la mbrapa minat e tij ne cdo cep e ne cdo fushe te jetes shqiptare !
    A nuk eshte edhe kjo proteste banale e nje tufe artistesh borderoshe ala Babale nje prej ketyre minave me sahat te tij !
    A nuk vodhen banda e gangstereve dhe hajnave me cizme e Sali Bashes mbi 600 milione euro vetem nga Autostrada e Kusarise se Kombit dhe 25 miliarde Euro te shqiptareve dhe edhe tuajat ne keto 25 vjet !
    A e dini zoterinj Artiste te Merituar dhe Artiste te Popullit se vetem me parate e vjedhura nga CEZ apo Rapiscani, ARMO apo Autostrada e Kombit mund te ndertoheshin nga themelet mbi 100 teatro si ky i projektuar per te zevendesuar Nevojtoren Kombetare ekzistuese , 30 Arena Kombetare pa pasur nevoje per PPP- te! Vetem shembja e tij do kushtonte mbi 2 milione euro !
    Me gjeni nje teater apo kinema te peruruar nga Sali Berisha e “ Mafia krejt kontrollit e tij “ne 27 vjet Salikraci dhe une po u bashkohem protestes suaj qe sot !
    E mos harroni se nuk ka pase jo vetem qytet, por as qyteze ne Shqiperi qe nuk kishte jo vetem Kinema por edhe Pallat Kulture nga Bajram Curri e deri ne Konispol ne kohen e Dulles e Stillos !!
    U kthyen te gjitha ne qebaptore dhe tallavahane!
    Cili prej ketyre aktoreve te medhenj e Artisteve te shquar e ngriti zerin apo leshoi qofte edhe nje psheretime kunder ketij genocidi artístiko-kulturor ! Asnjeri !
    A mund te quhet intelektual, mendimtar bashkekohor nje President apo Kryeminister i tille !?
    Me gjeni cfare emri e mbiemri mund ti jepim ketij Krye- Dulles se Vicidolit !?
    Te kerkosh e te luftosh te besh art ne nje nevojtore te rrenuar e amortizuar si Teatri ekzistues eshte antiart dhe cmenduri, eshte hic me pak e hic me shume se te vrasish miza si Don Kishoti i Mances i Servantesit !
    Do te thote te besh Ushtarin e mire Shvejk te Partise Babale sa edhe Banale te Krye- Havalese se Shqiperise Saleh Ramollah Berishes e Lulezim Fazlicit !

  11. peoples says:

    Vetem fytyrat e shemtuara bejne zhurme.Ata sjane as aktore dhe as qytetar.Ata jane parazite qe marin rrogat dhe meren me ligesi.Shikoni fytyrat fisnike dhe aktoret e vertete .Nuk bejne ultimatume flasin me mencuri dhe me qendrim fisnik.Garbage jane ato fytyrat e shemtuara.

  12. Ylli says:

    Ssnjeri nuk shtron pyetjen: nga i merr ky felliqesire textet e messazheve qe shkembejne individet? Nese eshte e vertete: Policia , shik kete pune bejne ? Pergjojne per hessp te Rames?! Ne se jo , ka njeri ti peshtyje e ti thote turp genjeshtar?

  13. Pokeristi says:

    Menaxhuese e prones publike eshte qeveria aktuale
    e dale nga nje maxhorance votuese.Te gjithe duhet t’a kuptojme drejt liberalizmin,tolerancen,bonsensin e deri tashtishem te kesaj qeverije .Vendimin per te ndertuar
    nje teater te ri,funksional,te qedrushem,te harmonishem me objeket kryesore per reth,mearkitekture bashke kohore e sa e sa bishta te tjere,e ka kjo qeveri dhe vetem kjo.
    Te gjitha mendimet qe kjo qeveri mbledh rrwrh ketij problemI kane vllere konsultative.
    T’a leme qeverine te punoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje