Punimet në segmentin “Durrës-Tiranë”, ARRSH: Shtyhet afati i parashikuar, ja drejtimi i ri

26 Qershor 2018, 13:59Sociale TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grafiku i punimeve për fazën e pestë të rehabilitimit të segmentit rrugor “Durrës-Tiranë” nuk mund të arrihet sipas parashikimeve.

Mësohet se shkak për këtë janë bërë reshjet e shiut.

 

 

Sipas njoftimit të ARRSH, aktualisht Ura e Dajlanit-Shkozet vazhdon të jetë e bllokuar dhe do të përfundoje brenda ditës së sotme. Segmenti rrugor Mbikalimi i Shkozetit – Sukth, (drejtimi Durrës-Tiranë) aktualisht është i hapur për përdoruesit e rrugës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në orët e mëvonshme do të bëhet një njoftim të dytë për vazhdimin e punimeve në ditën e nesërme e më tej.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje