Ditët e fundit moti ka qenë i pa qëndrueshëm në gjithë territorin e Shqipërisë.
Ai mbetet kryesisht i vranët dhe me shi të përkohshëm.
Ndërkohë, sinoptikanët thonë se shi më të dendur pritet në Qendër dhe në zonat Juglindore por shi i pakët rreziko Ultësirën Perëndimore.
Në mbrëmje dhe gjatë natës, shiu i përkohshëm mbetet prezent në territor, kryesisht në Lindje.
Era do fryjë mesatare në Jug por e fortë në Veri dhe pjesërisht në Qendër.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por do të ulen me 2°C nga mesdita, duke shkuar në maksimum me 28°C.