65 artistë mbështesin ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Kumbaro falenderon publikisht (EMRAT)

27 Qershor 2018, 19:37Sociale TEMA
65 artistë mbështesin ndërtimin e Teatrit të ri

 

65 artistë të njohur mes të cilëve shumica aktorë dhe regjisorë të Teatrit Kombëtar kanë mbështetur në një letër të hapur ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Letra thekson nevojën për një ndërtesë dinjitoze të teatrit dhe respektimin e një procesi transparent që ruan pronën e Teatrit Kombëtar në funksion të tij. Artistët I bëjnë thirrje forcave poltiek të qëndrojnë larg këtij procesi dhe të mos politzojnë betejat e artistëve. Ministria Mirela Kumburo ka përshëndetur letrën e tyre përmes një postimi në facebook.

“Falenderim me perulje??per te 65 artistet dhe figurat e nderuara qe nga i madhi Pirro Mani, shume te dashurit Fatos e Drita Haxhiraj, te nderuarit Pellumb Kulla, Viktor Zhusti, Gezim Kame, Josif Papagjoni, Luftar Paja, Bashkim Hoxja dhe te 65 artisteve, deri te me te rinjte po jo me pak te rendesishem per te sotmen e te ardhmen, te cilet sot mendojne e mbeshtesin bashkepunimin per Teatrin?e se Ardhmes”

8 komente në “65 artistë mbështesin ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Kumbaro falenderon publikisht (EMRAT)”

  1. Krra Krra land says:

    O debile ,shume emra si kemi dgjuar ndonjeere..
    Hiqe ate Sorre Kullen se ma shhpife. Per cfare e nxjerr per “hapi syte e zeze moj”?
    Luftar Pajon e te birin?!
    Qe kur prisja e nje godine istorike ne qender te Tiranes eshte vetem problem i artisteve apo gazetareve ,apo kepucareve?
    Qekur ndertimi i nje qendre administrative ne qender eshte problem vetem i artisteve?! Ku e ke pare o mortje?Jetoj ne Canada dhe zona e “Portit te Vjeter” nuk ka ndertese te larte…
    Ne DC, George Town eshte 3 kate e poshte, ne France “la Defence”” eshte tre km jasht unazes se qytetit..
    Nejse, ty ,te ka vene aty Rama si nje “Gje”, qe nuk kunderston, si nje “Gje”, qe admiron (l’admiration est la fille d’ignorance) c’do tenie e”beme” , te tije.
    Ne nje pike jam dakord me ju: Shqiptaret, kaq demokraci meritojne.
    Shprehje te tilla si: Publikimi i projektit, transparenca , diskutimi publik, mosmyllja e shtigjeve per alternativa(rikonstruktimi), jane fenomene te kombeve te qyteteruar, jo te Krra Krrase.
    Sidoqofte, me mire t’a marres ti rrogen e ministres se dikus tjeter qe vec “yes Sir” , do na cante veset duke e quajtur Skenderbe,apo Ismail Qemal ,apo Napoleon KermenMinisterin Rama qe kemi ne krye.

  2. Don Kishoti says:

    Prisja qe Artisti i madh Robert Ndrenika te ishte ne krye te listes por me sa duket e ka prishur politika diku ka ngrene ndonje luge corbe te prishur.

  3. Fu-mero says:

    Inis gjoni artiste?! Elia Zaharia artiste??!! Erion isai e shume e shume askusher ne kete liste artiste??!! O vrafshi veten o mjerane te mu…it, o qenie patetike!!

  4. Zigur Qarri says:

    Kronike e nje vetvrasje te paralajmeruar.E keni menduar,perse valle ngulmon kaq shume Edi Rama qe ta prishe T.Kombetare?
    Sepse kerkon te fshije gjurmet e nje korrupsioni,dhe per kete e brohorasin,e duartrokasin,e miratojn dhe duan ta legjitimojn!
    Nje Kryeminister qe tallet me Leket e takspaguesve shqiptare pa i kerkuar llogari askush,nje Kryeminister qe i ka bere te gjith
    intelektualet lolo,dhe kush pa,nje Kryeminister qe nuk pranon testin e droges!

  5. Arber says:

    Keta nuk janë artista keta janë kopje te shemtuara te artisteve.
    Dele rrogetare servile te rilindasve.
    Prandaj jemi aty ku jemi, ne gjiriz.

  6. Lili says:

    Problemi nuk eshte ndertimi i nje teater ,problemi eshte prishja e nje trashegimi historike ne qender te tiranes.
    Pyetja tjeter eshte pse eshte aq e pamundshme me ngrit teatrin e ri tjeterkund?
    Sepse Fusha shpk ,ku kumbaro,veliaj e Rama jane hisetare,ia ka vu syrin tokes perreth ?
    Nje keshill per ta,do vdesin politikisht e moralisht ne qofte se vazhdojne keshtu me kete pune.

  7. Margarita says:

    1-Ndertimi i teatrit te ri ne po ate vend ku ndodhet i vjetri, nuk fshin historikun, por permireson kushtet e punes se aktoreve, qe punojne aty dhe kjo eshte kryesorja.
    2-Artdashesit kane akses te shkojne e te frekuentojne teatrin, por me friken se kushedi sa do behet cmimi i biletes!!!!!!!
    3-Nuk e di sa do ruhen pemet e mbjella ne kujtim te aktoreve, te larguar nga jeta?!!!
    4- Nuk do doja te ngrihet aty ndonje godine “kulle”, per arsye te tjera, por te jete vetem salla e teatrit me anekset perkatese te aktoreve, por e aksesueshme nga disa drejtime, me salle shfaqjes falas si per filma, edhe nga grupe amatore, me qellim shtrirjen e perhapjen sa me shume te artit ne popull.
    5- te largohet Ministria e Brendeshme nga ai ambjent, duke u instaluar aty prane vetem qendra kulture e arti, per te zhdukur hijet e zeza te sigurimsave, qe iu kane nxire jeten njerezve dikur, por edhe sot ende. Te spastrohet zona nha mejhanet aty rrotull, nga sarhoshet e qelepirxhinjte dhe te behet nje kompleks i lulezuar, bashke me Galerine e Arteve, ne te dy anet e Pedonales, te lidhura me Kalane, Akademine e Ish Pallatin e Pioniereve.
    6- Te spostohen panairet e qoftexhinjve diku tjeter, ndersa aty te ekspozohen vetem punime artistike, duke u bere ajo Rruga Tradicionale e Artisteve.
    7- Te mbyllen perfundimisht “germimet e riparimet e herepashereshme”.
    8- Te largohen policet e institucioneve e ministrive gjetke e aty te mbizoteroje qetesi e paqe per kedo.
    9- Nese do te quhet Teatri Kombetar, konkurenca ne perzgjedhjen e aktoreve duhet te jete me e forte, mbi baza vleresimi kritere vlerash njerezore e artistike dhe jo “meritokraci” trashegimie familjare e partiake.
    10- Kjo do kerkoje edhe stimulimin e tyre me perjetesime emrash, por jo te shkelen me kembe si ne Hollywood, por te ekpozohen ne nje faqe muri, qe do te sherbeje edhe si ndarje e mbrojtje e godines se re te teatrit nga vulgariteti rrethues i sarhosheve e qoftexhinjve perreth.
    Ndoshta ky dekalog do ndikoje ne permiresimin e kesaj ceshtje te shume perfolur.
    Suksese e faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje