Shkrimtarja e njohur Elvira Dones, e cila prej dekadash jeton jashtë Shqipërisë, ka bërë një shënim për gjendjen në vendin tonë.
Shënimi i Elvira Dones
Nuk e kam haberin nga urbanistika e as nga arkitektura. Por, si çdo njeri që heraherës vjen në Shqipëri e nga diaspora (shpesh e përçmuar, nganjëherë e shfrytëzuar vetëm për qëllime elektorale dhe për pjesën më të madhe qesharake, kur nuk iu shkojmë “pas midesë” e etiketohemi si “naivë, partiake” e kështu me radhë).
Rrënjët shqiptare nuk i kam mohuar kurrë, nuk e kam mohuar kurrë shqiptarinë, në të kundërt. Ndaj ia lejoj vetes të them dy fjalë, edhe se e di fare mirë që jo vetëm do bien në veshë të shurdhët, por do sulmohem me lehtësi me leksikun më të ulët, me atë lehtësinë e keqdashje tipike të Ballkanit.
I dituri o “i padituri” e nxjerr kokën si struci nga “rëra” (ose fshihet pas postimeve publike të të tjerëve), shpesh i shtrënguar nga hakmarrja qeveritare e atyre që kanë “gurin dhe arrën në dorë”.
Kullat e famshme, restorantet e luksit ndërtuar për një pakicë të majmur u bëjnë karshillëk lypsarëve që i gjen në çdo cep të Tiranës së Rilindjes, plakave të gjora me tufa preshi në duar, shkollave pa ngrohje, pallateve të regjimit të dikurshëm, dalë brinjësh e mbi të cilat askush nuk vë dorë. Ashtu si askush nuk vë dorë mbi mizerjen e Bibliotekës Kombëtare, që herë digjet e herë përmbytet nga ujrat, e librat katandisen të thahen, ashtu si munden, varur telave e mbajtur si tesha të ricikluara.
E meqë Tregun e Gabit e pata vizituar disa herë, e kam te pamundur të mos e shoh atë bibliotekë si një shëmbëlltyrë të skenave të Gabit, ku e vetmja mënyrë që më vjen në mend, mes trishtimit që na kap, tek e shohim atë vend të çoroditur, të lodhur, të zemëruar e shpesh të frikësuar nga hakmarrjet “of the men in power”, sepse njerëzve pa përkrahje u fluturon vendi i punës, shantazhohen nga hakmarrja e pushtetit: Ne njerëzit e kotë të diasporës shihemi thjesht si naivë a budallenj të mirëfilltë të indroktinuar (një Zot e merr vesh nga kush) për mendjelehtësi e sepse jemi nel “libro paga” të forcave “antishqiptare”…
Kjo është “etiketa” që na vënë me “non – challenge” punëtorët e “palodhur të Rilindjes që po varrosin vendin, përfundimisht këto nuk janë përparësi për njerëzit e Rilindjes. Dhe nëse ky është pogresi që qeveria aktuale trumbeton me të madhe, atëherë edhe një i paditur nga arkitektura i bën disa pyetje vetes. Siç pyes veten, në këto javë të nxehta të debatit mbi çështjen e teatrit.
Të tjera kulla kërcënuan e kërcënojnë t’i vihen teatrit pas shpine, pa denjuar asnjë dialog të hapur e konkrusktiv, ta bëjnë një xhuxh që gati-gati tolerohet, duke iu shitur komunitetit artistik e qytetar si një arritje, të cilën ata njerëz – aktorë, regjisorë e punonjësit e skenës, që s’paskan “tagër” ta kuptojnë, ngaqë të “përçarë”, që s’arrijnë të shohin më larg hundës së tyre të “pasofistikuar”, nuk e kuptojnë, por sillen si fëmijë (sipas Rilindjes së famshme), në tokën që me ligj atij teatri i përket. Shpiken projekt-ligje që anashkalojnë e dhunojnë fët e fët, me arrogacën e këtij establishment të frikshëm, çdo rregull konstitucional. Ndaj jam me aktorët, regjisorët, teknikët e skenës teatrale.
Kanë solidaritetin tim më të sinqertë si qytetare e atij vendi, të cilin kurrë nuk e kam realisht braktisur, në të kundërt. Mosvjedhja e atij trualli e rindërtimi i nje teatri dinjitoz në të njëjtin truall me një rikontruskion të godinës aktuale, të modernizuar, në respektim të hapësirave ekzistuese, amplifikimit të tyre në të mirë të punonjesve të teatrit e të një tradite shumë vjeçare, do të ishte zgjidhja, si mbrojtja e një tradite prej shumë dekadash.
E të më ndjeni për këtë postim.
E po moj elvira me dy bira ,ky eshte kapitalizmi qe ne vet e kerkuam.
Kapitalizem i pa shpirt pati thene xhaxhi.
Dhe sali komunisti e beri pertej te pa shpirtit.
A ke mar vesht si jeton familja e komunistit antikomunistit berishovic.
A e di qe saliu urrente bllokmenet qe ju merte shurren ne epruveta.
A e di qe familjet e ketyre komunistave ja kane kaluar edhe sheikeve dhe nuk e rrujne per lypsat qe na kane mbush rruget.
Bark ngopuri asnje here nuk ka pyetur per bark pa ngopurin.
Vazhdojme te shajme te metat e soc dhe nuk shikojme semundjet kanceroze te kap alla berishian.
Moj zonje qe jeton ne mergim a ke pare ndonjehere pallate, vila, dhe lagje te tera luksoze, atje ku jeton, ku te varferit nuk mund te futen dhe qe u bejne ‘karshillek’ atyre? Hajde idiote, hajde! E gjithe bota perendimore eshte e bazuar ne kapitalizmin. Sigurisht qe lloji i ekonomise qe Shqiperia zgjodhi pas komunizmit eshte e tille; qe do te kete shume te pasur, do te kete te pasur, dhe te varfer. Kjo ka qene, eshte, dhe do te jete ne gjithe boten kapitaliste. Kjo nuk do te thote qe nuk do te ndertohen restorante dhe pallate me 5 yje per te marre parate e atyre qe kane. Ata qe skane le te punojne dhe te bejne para per veten e tyre. Mundesite jane te barabarta per te gjithe. Ti e arrite nivelin tend duke u martuar me nje te huaj. Pra, dhe trupin tend. Te tjera vajza zgjedhin prostitucionin. Te tjere djem zgjedhin trafikun, burgun, dhe vesin. Gjithcka behet per ato te shkreta para! Ky eshte kapitalizmi. Harroje komunizmin! Flet budallalleqe ne lidhje me Teatrin! Nderkohe, shumica e artisteve, me perjashtim te atyre qe i thone jo cdo gjeje qe ndertohet ne Shqiperi nga kjo qeveri, jane dakord per ndertimin e teatrit te ri. Shteti po i ben me nje shtepi te re dhe disa qahen qe nuk duan siguri, nuk duan, banjo, nuk duan dhoma per artiste, nuk duan ambiente te shumta, nuk duan ‘sy’ dmth. Une te them qe do te jap nje shtepi te re dhe ti me thua: Jo do rri ne ate pocaqine qe kam, sepse desheroj te jem i varfer. A i ke mend ne vend moj cupe? Gezo ate qe ke arritur ne Perendim dhe leri ata qe vendosen te rrine ne Shqiperine e halleve ta fusin Shqiperine ne Klubin e te Pasurve (BE), duke ndertuar keto kulla e teatro moderne.
Doja te te thoja ju lutem mos manipuloni duke ja vene fajin kapitalizmit per te zezat qe po ndodhin ne Shqiperi, sepse Shqiperia nuk perfaqeson kapitalizmin por perfaqeson nje vend qe ka 20 e ca vjet dale nga komunizmi i eger dhe vazhdon te mbahet peng nga pasojat e atij sistemi dhe nga njerezit qe formoi ai sistem. Informohuni, edukohuni dhe veproni qe ti ndryshoni faqen ketij vendi.
Ti mi ZOJE !! Ku paske pa lypsa në Tiranë ti?’
Unë jetoj në Tiranë, dhe shof ndonji fēmijë, që dembelët e rritur , i nxjerin dhe i shfrytëzojnë !!
Ndonjë, them .! Se që të lypin për bukë në Tiranë nuk ka .!
Dëgjove mi BUKURANE,që me siguri jeton në HOLLANDËN
e BASH-BABALES ??
Që në fillim të shkrimit e ke nisur ters sepse megjithë se nuk je arkitektë apo urbaniste mer përsipër t’i kritikoshA di ndonjë raste neurope apo në Amerikë ku në fillim eliminon fukarallekun dhe pastaj ngre grataciele restorante etjera
Ajo eshte shenje sinqeriteti,kur thote se nuk e ka haberin nga arkitektura dhe urbanistika.
Po te flasesh me ballkansit,ne pergjithesi marrin vesht nga çdo gje,por vetem nga profesioni tyre,jo!!!
Kjo natyrisht ka pasur pasoja.Megjithate,ajo i ka bere paraprite paragjykimeve,kur thote me poshte,
se ne te diaspores shihemi si naive.Nje muzikant i madh ka thene,qe njerezit e thjeshte,megjithese nuk
kan haber nga muzika,jan ne gjendje te percaktojn kush eshte e bukura.
Opa doli Zigur qeni ikë o Sali krimineli hajduti vrasesi
Une mendoj dhe shpresoj qe z.Elvira ka shprehur mendimin e saj pertej influencave partiake. Te thuash te verteten eshte shprehja me e mire e integritetit te nje personi qe e do vendin e tij dhe jo ta fshehesh ate. Njeriu objektiv i vezhgon dhe i jep shpjegimin gjerave perreth pa influenca te te tjereve kushdo qofshin.
Kur fillon e sheh plagen dhe e sheh qe eshte plage, perdor balmin e duhur per ta sheruar ate dhe jo te pretendosh sikur nuk eshte fare sepse ngelet plage dhe te merr jeten.
Oj shkrimtare a ke pare ne Europe artiste teatri qe paguhen nga buxheti i shtetit? Po mjaft se na hapet zorret e barkut , kulla do kete se nuk do jetojme si ne mesjete por edhe lypsa do kete si ne te gjitha vendet e botes.. Apo ju jetoni ne Mars?
Po kemi pare, gjithe aktoret e teatrove nationale ne France per shembull.
Edhe plus asaj gjithe aktoret kur nuk jane ne marredhenje pune kane nje privilegj marrin chomage ,pare pra edhe kur kane pak dite pune kurse te tjereve iu kerkohet ma shume se 6 muaj pune. Pyet Ramen te tregon per chomazhen ne France ,me paret e te cilet ka mbijetuar…
Erkeq
Militant idiot
1) Ne europe nuk ka artiste qe paguhen direkt nga buxheti i shtetit por ama ka pagesa dhe suporte te tjera financiare qe dalin nga buxheti i shtetit
2) Nese nuk duhen paguar artistet nga buxheti i shtetit si mund ky shtet plehre te paguaje nga buxheti i shtetit ca plehra televizione?
3) Ne cilin vend te europes dhe te botes pasurine publike te artisteve dhe te gjithe shqiptareve ta mari 1 firme e vetme dhe te fitoje qindra milione euro????
Po ti ose je militant idiot ose je nga keta qe marin 200 leke per koment e ti shpenzosh te lloto e lagjes.
E verteta eshte se ky vend eshte kaq keq dhe do behet dhe me keq jo se ka politikane qe vjedhin
Po ka shume popull bageti.
Edhe ne Kanadane e pasur dhe te zhvilluar kur pinja cigare jashte lokalit, nuk guxonja ta linja paketen mbi tavoline mbasi do te vinte dikush te te lypte cigare. Varet me cfare syri e shikon realitetin dhe cfare krahasimesh ben! (per te mos thene ne cfare canak ke ngjyer).
Asgje nuk eshte e vertete!
Nen udheheqjen e piktorit te shqyer Rama Shqiperia eshte bere jo vetem shkemb graniti ne brigjet e Adriatikut (se Jonin ia falen grekut), por konkurojme ne bote vetem per 3 vendet e para!
Erion Veliajn e kemi kryebashkiakun me te sukseshem ne bote pavaresisht se une kam 2 vjet qe i shkruaj se vartesit e tij po me vjedhin ne shkelje te ligjit,ai prap nuk tundet nga istikami dhe nuk me ka dhene asnje pergjigje!
Ketij kryebashkiaku i thua se ujesjellesi i tij ua shet ujin e pa pijshem per te pijshem duke grabitur dhe mashtruar 700 mije banoret e Tiranes ai prap nuk e dredh qerpikun se eshte nen mbrojtjen e kryeministrit Rama,te Avokatit te Popullit,etj bile as Kontrollin e Larte te Shtetit nuk e degjojne!
Mburren me sheshi “Skenderbej” se moren cmim por ai jo vetem eshte skandal nga projektimi dhe realizimi por ka gllaberuar miliarda leke qe mund te ishin shtruar te gjitha rruget e ish komunave,tani pjese e bashkise Tirane,qe ne Yzberisht nuk ka asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte,ambjent per pensionistet etj ndonese banojne 50 mije banore che rreth 5 mije femije!
Dhe Yzberishi eshte vetem 3 km larg zyres se kryebashkiakut!
Best comment
Bibloteka Kombetare vertete u permbyt nga nje shi pa fund,qe zgjati nje ore,por Erion Makiaveli premtoi
se do te rimbjelli pemet e demtuara,qe ne Biblioteke mos te vershojn me ujera,edhe sikur ne Tirane te bie
30 minuta papushim.Ju te diaspores shiheni si naive dhe budallenj?-po politikanet perendimore si shihen?
-komplet idjote!Kryeminstri i premton se do te luftoje korrupsionin,dhe ata i besojn nje Kryeminstri qe ne
momentin qe ndahet nga perendimoret,fillon akoma me shume me korrrupsionin.Me thuaj,ka me idjote
se perndimoret,qe nuk dyshojn ne ate qe i premton?Po nuk lavderove “arritjet” e pushttetit,duke i shoqeruar
edhe me nje fotogarfi,je naiv,i keq,antishqipatare,esadist,haxhiqamilist.”Rilindasit” nuk kan krijuar Shtet,
moj Zonje e nderuar,por nje bande gangsterash.Edi Rama nuk ju pershtat perendimit si ju,sepse eshte nje
deshtak,nje i pavlere,prandaj edhe u kthye ne Shqiperi,jo per te ushtruar zanatin e tij te pavlere,por per tu
anagzhuar ne politike,per te vjedhur.Dhe ja ku eshte Tirana e betonizuar,qe ngjan me nje geto pa fund.
Edi Rama vetequhet edhe rilindas,hyjnore,idealist qe jep gjithshka per qytetrimin!Dhe kush pa,ai qe
mblodhi gjith llumin e shoqerise shqiptare rreth vetes,dhe ka ngritur ne moral genjeshtren!
Best true comment.
Vetem ti moj zonje mos fol, se as ti nuk ke moral, njelloj si keta qe bejne kullat per te cilat flet, qendrove 6 muaj rrugeve te Tiranes ne pritje te te bente Edua Rama drejtoreshe te RTSH, dhe kur nuk te beri fillove ta shash, aman pash Zotin vetem heshtni se na u nakatos.
Po sikur te ishe zgjedhur zotrote drejtoreshe do te flisje keshtu valle?
Te shikoj ty Elvira se sa e perkushtuar je per fukarenjte, biles po mendohesh duke tundur vethet e diamantit. Pika juve por dhe ata qe ju degjojne.
Eshte e kote te shkruash ,te cirresh ,te protestosh ne kete vend . Nuk i merr askush ne konsiderate . Shkrimet jane vetem karamele per popullin , i cili e perjeton mjerimin ,zhvatjen , por nuk eshtd k zoti te ndryshoje asgje .
Me beri pershtypje ku artikull i shkrimtares “se njohur” qe flet per raportin midis te pasurve dhe te varferve, midis “kullave” te te pasurve dhe paralelizmin me varferine e vendit.
Nuk e di se ku jeton kjo zonje, por gjera te tilla i shikoj cdo dite edhe ne Kanada, aty ku jetoj prej vitesh. Shoh shpesh lypsare apo sic quhen ketu “homeless” (endacake pa shtepi) qe pozicionohen ne dalje te autostradeve dhe kerkojne lemoshe.
Zonja, me sa duket jeton ne ndonje ishull te izoluar nga bota dhe nuk e ditka se ne bote ekziston varferia. Kjo varferi ekziston ne cdo ved te zhvillua sic eshte edhe Kanadaja qe njihet per nje shtet shume social, ku forcat liberale, tamam si dikur Robin Hood, marrin parate e te “pasurve” (atyre qe punojne nepermjet taksimit te disafishte) dhe u a japin ‘te varferve” (dembeleve qe rrojne me asistence).
Ne se zonja Elvira, po predikon dicka te ngjashme, duhet ti them se me sa duket paska nostalgji per kohen e komunizmit kur njerezit ishin te gjithe njesoj, … por te varfer.
Elvira ju ndoshta ndjeheni qe keni komentuar dicka , dicka qe sipas jush nuk eshte politike. Ju si gjithnje tregoheni antisocialiste. Ky sistemi keto ka. Karshi kasolles ngrihet kill a, krahas varfanjakeve rriten miliarderet mafioz si trafikantet te koruptuarit ne pushtet drogaxhinjte si produkte te kohes she jo te Rilindjes sic ti zonje te pelqen ta thuash. Harron ti se shtetet me te famshme jane ndertuar nga sklleverit dikur ndersa me pas e sot nga mafia. Ky eshte sistemi qe e kerkuam sepse socializmin e Enverit nuk e duam dhe akoma 35 vjete pas vdekjes se tij vazhdojne ta shajme.
Pasuria dhe varferia jane bashkudhetare te kapitalizmit . I pasuri shfrytezon te varferin dhe pasurohet .Mos valle perendimi nuk ka “kulla ” apo “gratacela”?Po ato ne Amerike u ndertuan shekuj me pare kur lulezonte droga dhe mafia ! Ju qe kini qene pese dite ne perendim na e pershkruani perendimin si parajsen mbi toke dhe kerkoni nga vendi juaj persosmeri ,ashtu sic po ben Europa me vendet e Ballkanit , qe pasi u ka caktuar disa ” detyra” dhe ata si nxenes te zellshem i kane plotesuar , ajo d.m.th. Europa u thote , po shtojme e nja dy te tjera se keto qe ju i plotesuat kaq shpejte paskan qene shume te lehta . Dhe turreni ju qe kaq doni dhe e beni qeverine “per nji “lek” Per te treguar ate “dhemsurine” e madhe per vendin tuaj qe po vuaka kaq shume nga kjo “qeveri e papergjegjeshme” sic e quan edhe opozita Jone .Ja , pra ndihma e madhe qe jepni ju bijt e bijat e dhemsur per vendin tuaj!
Nuk mund te them se nuk e kam degjuar Elvira Dones , por me shkrimin e saj te fundit , kam jo pak vrejtje thelbesore . Zonja flet , sikur eshte rritur diku ne Hollande . ose Lifshtetjen . E njef shume mire Shqiperine , por ben sikur … Sot u kujtua zonja te flasi , per diferencat klasore , qe po ndodhin ne Shqiperi ? Kane 3 dekada , qe kane ndodhur dhe kjo nuk ka qene shume e vogel , per t’i perceptuar . Zhvillimi i pa barabarte, permban ne vetve modulin e zhvillimit . Po flet kot dhe po mendon kot . Me qe pretendon se nuk mendon kot , jepi nje zgjidje , sic i kane dhene padronet , ku ti po ben nje jete “ te shkelqyer dhe te barabarte “ . Kur flet dhe shkruan , ti ke parasysh , disa provinciale , qe nuk kane buke te hene . Me qe ra fjala : Cilet jane ata shqiptare , qe nuk kane buke ? Thuaj emra , mbiemra dhe lajmero qendren sociale . Besoj e di mire , qe kapitalizmi yt , eshte social . Ke mendime dhe per teatrin . Bukur . Atje ku vegjeton ti , a zhvillohen qytetet vertikalisht ? Si mund te perballohen ndryshe qytete e sotme ? Pretendoja se do te ishe nje “politikane me tokesore “ , por ti nuk njef as historine dhe aq me pak …….ta leme te historia . Kurre nuk kam gjykuar se je hipokrite , por qe je jasht realitetit , eshtte e sigurte . Studjo dhe kujto cila ishte dhe eshte Shqiperia . Duhet te te vrasi ndergjegjia e krijusit , ne se ndihesh e tille . Nuk eshte e thene , qe c’do krijus te perfaqesoi te mesmen e arte . Jam i sigurte , qe nuk me vlereson , nga Olimpi , prej ku flet . Zgalem
Sikur vella aktor i kesaj zonjes eshte ai qe merr urdhera nga PD dhe iken ele takimin. Pra nuk qenka e pa aneshme si personazh publik??.
Je i vetmi qe i ke rene pikes…..kjo motra e Neritanit kerkon te beje drejtesi??? Po nese para ca kohesh do te ishte emerua drjtoreshe e RTSH-se do fliste keshtu…. apo sipas vendit kuvendi….
Ka mundesi te jete shkrimtare kjo???!!!!
Madje, ne Zvicer!!!!!
Me llafe te gjithe e dine si duhet bere, praktikisht Jo. Kemi trasheguar varferi e padituri dhe do vuajme shume derisa te behemi. Ndryshe ajo zonja e te tjere nuk e linin vendin.
E bene edhe kete spiune te Bashes.
Shqiptaret vidhen 10 here ne dite edhe nuk ju ben pershtupje ,ka nga ata qe nuk kane qfare ju han miu mbas darke dhe kur i pyet per qeverin , pergjigjja eshte shum paradokse <> eshte me i keq ai qe i ben zeli se ai qe vjedh ,
Hidhi nje sy Los Angeles, kur rreth kullave te miliadrave ndodhen lagjet e krimit, varferia e ku njerezit flene rrugeve
NA vjen keq per ty ELVIRA DONES qe te iku koha e art e SALI BERISHES ,na trego pak aman parajsen dhe bollekun ne kohen e saliut , kur i hanim pulat me krimba kur , bridhte ter tirana me legena e kusia per uj , kur rrinim me muaj pa drita na fol pak per lumturin e madhe qe pati ky popull ne kohen e SALIUT amon , ate bollikun e papam kur alabaku PDse rrifte komisarin e policis ne komisarjat dhe hiqte nga puna çin ti donte bytha ,na fol per shkollat e famshme te saliut amon , per ato rrugt imagjinare qe periste vetem shirita , per mul noken minister e lulin gjithashtu , na fol pak per lazaratin gomonet , ky pra esht kapitalizmi kte kerkove ti dhe ter te tjeret , te rroj kush te rroj te vdesi kush te doj , kjo esht teoria kapitalizmit , ne kapitalizem xhdo gje per te pasurit esht te tjeret vuajn si qent , barazin nuk e doni kapitalizmin nuk e doni , nuk doni qeverin aktuale nuk doni shtet por vetem qeverin e saliut e kini fiksim mo token e xanun e kujtoni me nostalgji.
Jo ne boten kapitaliste te drejtat e njerezeve mbrohen edhe e drejta per ankese mbrohet,kurse tek ju ashiqare vidhet prona publike per interes te Fusha shpk ,dmth te Erion Veliajt’ edhe kjo na shitet si kapitalizm kur eshte vetem grabitje.
Cfare ka humbur TVSH,,nje llagap te rralle,te pangjum ne token e katunareve.Lihet ky portret si kalastre qaferrjepem larg qeverisjes?
Aty ku jeton ti moj bunder nuk ka fukarenj, prandaj lokalet rrine plot se skane lek. Aty ku rri ti ska njerez qe flej e rrugeve, dihet qe vendi yne eshte me i varferi ne evrope por po rilind dhe do rritet moj baxhelle.
Kjo intelektualesha ka dy konflikte interesi:
1. Është motra e Neritan Liçajt, ushtarit të PD bë rradhët e Teatrit, dhe
2. Ka qënë kandidate për Drejtor i RTSH.
Po të ishte zgjedhur Drejtoreshë e RTSHsë kjo, gjë kaq e zgjuar, a do e mbante këtë qëndrim?!
Këta lloj njerëzish nuk iu rri bytha rehat pa sharë njëri!!!. Bën mirë Rama që s’i dh*et klto lloj vemjesh! Njerëz të pështirë.
Tit ,ndoshta ketu eshte problemi i juaj ,i bleni njerezet me nje post edhe kerkoni qe te mbyllin gojen pastej e kjo eshte menyra ma e mire per me mbyt nje jete artistike e kultufore ku cdo ze eshte nje pasurim e jo si tek ju te devjohet vetem nje ze ,ai i Njeshit e ju te tjeret me pranuar cdo gje ,edhe kete shemti….
Te kembesh historine e trashegimine kulturore me nje post ose disa metra katrore eshte turpi i juaj,jo i Elvires.
Gjyshja me tregonte nje peralle…
“Dikur, jevgun e cuan ne pallat. Ai ndejti pak dhe tha: Me coni prap ne kasollen time..”
Mos u lodh kot o Elvira Done, ky popull nuk heq dore nga hajdutet dhe mashtruesit qe e qeverisin..
KETO QE JETOJNE JASHTE NGAQE NUK I PJERDH NJERI ATJE KU JANE, FILLOJNE E NA ÇAJNE TRAPIN ME IDIOITESIRAT E TYRE QE KETU NUK I VE NJERI NE REFENE.RRINI ATJE KU JENI, ATJE KU NUK JU NJEH AS KOMSHIU QE KENI PRANE, MOS KUJTONI SE KETU E KA MENDJEN NJERI TEK JU, PRANDAJ MOS NA E ÇANI TRAPIN.