"Erdhi vera", parashikimi i motit për sot

1 Korrik 2018, 08:50Sociale TEMA

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen sot nga mot i kthjellët me vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat shtohen në zonat Lindore.

Pasditja mbetet në kushtet e motit kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin, përjashtuar juglindjen ku vranësirat do jenë të dukshme.

Sipas Meteoalb, era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga Perëndimi ndërsa në det vijon dallgëzimi i ulët.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rritje me 2 gradë sjell mesdita ku maksimumi pritet të shënojë 32 gradë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje