Fierza kapërcen rrezikun: Arrin kuotat maksimale dhe siguron prodhimin e energjisë

1 Korrik 2018, 12:24Sociale TEMA

Liqeni i Fierzës ndodhet pranë kuotës maksimale për shkak të reshjeve gjatë muajit qershor.

Prej katër muajsh ka qëndruar në 296 metra, me luhatje të pandjeshme plus-minus 50 centimetra ndërkohë që periudha mars-qershor ka qenë një ndër më optimalet për Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

Në këtë periudhë një vit më pare Fierza arriti në pikën kritike, 274 metra mbi nivelin e detit, ku vihej ne diskutim edhe prodhimi i energjisë.

Prurjet e fundit janë pak më shumë se 850 metër kub ujë në sekondë, të mjaftueshme për të ruajtur balancën mes sasisë së ujit që del nga katër turbinat që prodhojnë energji elektrike dhe sasisë së prurjeve që shkarkohen në liqenin e Fierzës.(tch)

2 komente në “Fierza kapërcen rrezikun: Arrin kuotat maksimale dhe siguron prodhimin e energjisë”

  1. Xhipja says:

    Cfare prisni akoma si keni shkaterua.Mos e lini Edin te mbijetoje me punen e Kristaqit dhe Netes.O bura luli jatre jari mona etj. O dera yxhym.

  2. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    RROFT Baca ENVER qi ndertoi Hidrocentrale gjigande qi akoma po mbaj shtetin e shqiptarve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje