Nga dyqani i blerë me 5.8 milionë lekë të fituara në baste sportive te kursimet në cash; si ka ndryshuar pasuria e prokurorit të Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi gjatë viteve 2003-2017.
Luan Kaloçi, prokuror i Apelit të Tiranës prej vitit 2002 do të përballet të martën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Kaloçi është pjesë e listës prioritare të vetingut si njëri prej 19 kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Trupa gjykuese që do të kryejë rivlerësimin e prokurorit Kaloçi përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Luan Kaloçi për vitet 2003-2017. [Kliko këtu për skedën në PDF].
Skeda e pasurisë së deklaruar e prokurorit të Prokurorisë së Apelit Tiranë, Luan Kaloçi për vitet 2003-2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori i Apelit, Luan Kaloçi zotëronte pasuri me vlerë 10 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë e tij për herë të parë. Sipas deklaratës së vitit 2003, prokurori Kaloçi zotëronte një apartament banimi në Tiranë të blerë në vitin 2000 për 4.2 milionë lekë si dhe një dyqan me vlerë 5.8 milionë lekë që ka si burim të deklaruar bastet sportive.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Kaloçi është rritur me 2.4 herë me një vlerë totale prej 24.3 milionë lekësh. Pasuria e shtuar përbëhet nga një apartament i dytë me sipërfaqe 125 metra katrorë në Tiranë, i blerë me kredi për 55 mijë euro, një garazh me vlerë 12 mijë euro me burim kursimet familjare si dhe kursime në cash përgjatë viteve në vlerën e 4.5 milionë lekëve.
Të ardhurat familjare të Kaloçit për periudhën 2003-2017 kapin vlerën e 31.7 milionë lekëve dhe përbëhen në 85 për qind të tyre nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Të ardhurat nga qiratë zënë gjithashtu një zë të rëndësishëm me 14.7 për qind të të ardhurave totale.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik-logjik për 14 vite nuk ka rezultuar me probleme, por kjo analizë identifikoi një sërë “flamujsh të kuq” në rastin e prokurorit Kaloçi.
Njëri prej tyre është pronësia e një dyqani me sipërfaqe 86 metra katrorë në Tiranë, i blerë në vitin 2003 me burim të deklaruar fitimet në baste sportive. Të ardhurat e siguruara nga dhënia me qira e kësaj prone zënë më pas një përqindje të konsiderueshme të të ardhurave.
Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar është huamarrja prej 10 mijë dollarësh e përdorur në vitin 2009 si depozitë garancie për vizën amerikane të vajzës. Huaja, e cila është kthyer brenda të njëjtit vit është marrë pavarësisht se familja Kaloçi zotëronte 1.6 milionë lekë kursime akumulative në cash deri në vitin 2008.
Mbajtja e sasisë së konsiderueshme të kursimeve jashtë sistemit bankar është një tjetër çështje e evidentuar në rastin e zotit Kaloçi, i cili në fund të vitit 2017 rezulton të ketë akumuluar rreth 4.5 milionë lekë kursime.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë për vitin 2003
Deklarata e pasurisë për vitin 2004
Deklarata e pasurisë për vitin 2005
Deklarata e pasurisë për vitin 2006
Deklarata e pasurisë për vitin 2007
Deklarata e pasurisë për vitin 2008
Deklarata e pasurisë për vitin 2009
Deklarata e pasurisë për vitin 2010
Deklarata e pasurisë për vitin 2011
Deklarata e pasurisë për vitin 2012
Deklarata e pasurisë për vitin 2013
Deklarata e pasurisë për vitin 2014
Deklarata e pasurisë për vitin 2015
Deklarata e pasurisë për vitin 2016
Deklarata e pasurisë për vitin 2017
Kumarxhi milonier prokuror per qef
Mjafton deklarata qe ka fituar para nga bastet sportive per ta nxjerre jashte sistemi. Nje njeri i varur nga vesi i kumarit eshte i predispozuar per tu korruptuar.
Gambling has nothing to do with justice. He must be expelled from justice without any hesitations.
Po ne jep e neve ndonje ndeshje o pasha! Ti qenke i papar! Te blejm dhe ne nje dyqan
Cjane keta prokurorre qe lluajne baste sportive?
Qenkan njohes te mire te kazinove
Kush e fiton kampionaiin boteror pyeteni?
Turp turp turp
Ky njeri me vese te keqia si mundet te kete qene prokuror bixhozci.???? Dikur ka qene edhe ne Elbasan kyeprokuror.
Vetingu i lumte qe ka ber keto verifikime ndaj tij e ta ndeshkoi rende kete njeri.
Eshte nga skrapari o njerez ndaj di ti bej aq mire sa usta Ilir Meta gjerat. Pse vertet besoni se ka fituaraq para nga bastet sa nuk kane fituar te gjithe skraparllinjt te bere se bashku? Edhe Like floriri keshtu thote i kam nga pronat e Mones.Qesharake…
Ky njeri duhet shporrur nga sistemi I drejtesise edhe vetem per faktin qe pranon vee se ka fituar para nga bastet.Njerez me vese te tilla nuk mund dhe nuk duhet te sherbejne ne sistemin e drejtesise!
Gjykates bixhozxhi. Pa moral. I paftyre. Plehra.
Vertet i ven keto budallalleqe keta ne deklarime zyrtare? Fitova $50 mije ne kumar? Shpresoj mos ta haj komisioni kete. Ku do zene me shqelma jashte.
Keta jane te gjithe hajdute te korruptuar,
kurse ju vazhdoni te shkruani karlliqe kolosale.
Shqiperia do vdese nga hajdutlliku dhe korrupsioni.
Pfff … PLEHRE!
kumari eshte ves, njeriu me vese konsiderohet i dobet karshi moralit, e ne keto kushte dobesia mund ti shfrytezohet prej atyre qe e mbajne nen vezhgim jeten e tij private dhe publike, duke u munduar te nxjerrin perfitime prej saj, ne dem te sistemit, per mua duhet te dale jashte drejtesise, te menaxhoje piken e llotove
Shqiperia eshte vend shume interesant, te gjithe lozin poooooor bingot, kasinote dhe bastet sportive fitohen vetem nga politikane, gjyqtare dhe prokurore, populli i thjeshte vetem humbet. Ceshtje fati thone.
Ti Sekuestrohet Pasuria menjehere.