FOTOT: Donte ta dërgonte në azil, 92-vjeçarja vret me pistoletë djalin e saj

4 Korrik 2018, 14:42Lifestyle TEMA

Një grua 92-vjeçare vrau djalin e saj 72 vjeç pasi ai donte ta dërgonte atë në azil.

Anna Mae Blessing, nga Fountain Hills, Arizona, u paraqit në gjykatë, në një karrige me rrota për t’u përballur me akuzat për vrasje të shkallës së parë.

Djali i Blessing, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, donte që ajo të largohej në azil sepse e ëma e kishte të vështirë për të jetuar me të.

Dhe këtë nëna nuk e priti mirë dhe fshehu dy armë zjarri në xhepat e xhaketës së saj para se të përballej me djalin e saj në dhomën e tij të gjumit.

Gjatë debatit me djalin ajo nxori një pistoletë dhe qëlloi mbi të duke e lënë të vdekur në vend.

Policia e gjeti 72-vjeçarin, me dy plagë, në qafë dhe në nofull.

Pas arrestimit Blessing i tha policisë se ajo kishte për qëllim të vriste edhe veten por nuk e kishte lënë e dashura e djalit pasi i kishte marrë armën. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje