Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka reaguar pasi kryetari i PD-së Lulzim Basha e përmendi në fjalën e tij në protestën para Teatrit Kombëtar pasditen e sotme.
“Rama ka 20 vite që do ta tjetërsojë këtë truall, nuk ia ka dalë, edhe për qëndresën e disa socialistëve si Pandeli Majko”, tha Basha.
Në një reagim të tijin, Majko shprehet:
“Për Teatrin Kombëtar pranoj komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të, “një gisht” më shumë se unë!
Në vend që të merren me komente i këshilloj të shohin dramën “Vizita e damës plakë”… e 1991-shit. Të tjerat janë fjalë.”
O Pendi i mbarove leket e skrapit?