Veliaj refuzon 'Vokshi' show: Sa ishim në komision, sa herë do takohemi?

4 Korrik 2018, 12:36Sociale TEMA

Përveç tre dëgjesave me komunitetin e artistëve dhe të arkitektëve, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës për tre ditë me radhë iu përgjigjën kërkesës dhe pyetjeve të deputetëve në të gjitha komisionet parlamentare në lidhje me çështjen e teatrit.

Për këtë arsye, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje përmes një letre deputetes së PD, Albana Vokshi ku thotë se tashmë sqarimet për këtë çështje janë dhënë.

“Nisur nga kërkesa juaj e përsëritur,  ku ritheksoni se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë  në mbledhjet e komisioneve parlamentare, përbën një detyrim kushtetues dhe ligjor dëshiroj t’ju bëj me dije se ndaj po të njëjtin qëndrim dhe argumentim juridik me atë që ju kam paraqitur me anë të shkreses nr. 23758/1, datë 19.06.2018,  drejtuar Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Ashtu siç edhe ju keni qenë të pranishëm nëpër komisionet parlamentare, më datë 2 dhe 3 korrik 2018, përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës së bashku me Ministren e Kulturës dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore kanë dhënë të gjitha shpjegimet përkatëse të kërkuara nga deputetët në komisione gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për caktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, duke ezauruar kështu edhe kërkesën tuaj në lidhje me praninë e kryetarit të Bashkisë ne komision”, deklaron Veliaj.

Po kështu, -vijon kryebashkiaku Veliaj, në lidhje me kërkesën tuaj për dërgimin e informacionit që ju kërkoni nëpërmjet shkresës nr. 2056. date 14.06.2018. ju bej me dije se tashmë pyetjet tuaja kanë marrë përgjigje nga vete projektligji dhe relacioni shoqërues i tij si edhe nga shpjegimit përkatëse që kanë dhënë në komisionet parlamentare përfaqësuesit e qeverisë dhe të Bashkisë Tiranë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje