DETAJET/ Panik në Shqipërinë e mesme: Një tërmet i fuqishëm shkund Tiranën, Durrësin dhe Kavajën

4 Korrik 2018, 11:04Sociale TEMA

Shqipëria e mesme është shkundur nga një tërmet i fuqishëm.

Lëkundja ka qenë aq e  fortë sa ka alarmuar njerëzit të cilët kanë dalë të tmerruar nga shtëpitë, kafenetë dhe zyrat ku punonin.

Global incident, qendra botërore ku raportohen direkt tërmetet, njofton se lëkundja ka qenë me magnitudë 5.0 ballë.

Epiqendër e tërmetit ka qenë fshati Perlat në zonën e Shijakut.

Nga tabela, duket qartë se Shqipëria ka marrë goditjen më të fortë gjatë 24 orëve të fundit.

Raportohet se lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë në Durrës, Fier, Vlorë, por dhe Kosovë.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes komunikoi se “ne oren 11.01, te dates 04.07.2018, eshte rregjistruar termet me epiqender ne Hamallaj/ Durres, me intensitet 6 balle dhe magnitut 5.1 e shkalles Rihter.

Deri tani nuk ka asnje raportim per deme materiale dhe as ne njerez. Per cdo rast te mundshem kontaktoni ne nr 112 per tiu ardhur ne ndihme banoreve”.

Më poshtë po pasqyrojmë hartat e lëkundjes(TemA)

 

2 komente në “DETAJET/ Panik në Shqipërinë e mesme: Një tërmet i fuqishëm shkund Tiranën, Durrësin dhe Kavajën”

  1. Mërgimtari says:

    Amanet Vilat.

  2. Skulptori says:

    E ndolli Sokol Balla me shkrimin e djeshem ndersa thonte qe Edi Rama gjithnje e ka patur diten e lindjes me shqetesime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje