Ndërsa fëmijët zviceranë, familjet e të cilëve mbajnë mbiemrin Müller e Meier prej se është kurdisur dynjaja, bëjnë shqiponjën me entuziazëm, britmat e shtypit zhurmues të Beogradit dhe të ndonjë shqiptari të etur për protagonizëm do të mbesim vetëm – britma joserioze.
Nga Enver Robelli
Gjatë luftës në Zhegër janë vrarë 13 civilë dhe janë shkatërruar 410 shtëpi. Mijëra familje janë dëbuar, duke kërkuar shpëtim në Maqedoni dhe në Shqipëri. Si shumë fshatra të Kosovës edhe Zhegra falë ndihmës edhe nga diaspora i ka sanuar dëmet e luftës. Si në çdo fshat të Kosovës edhe këtu njerëzit ankohen për mungesë perspektive, por tash është një milion herë më mirë se në vitin 1991, kur një patrullë policore serbe mund të terrorizonte një fshat të tërë.
Duhet pasur parasysh historinë më të re të Kosovës për të kuptuar përse futbollistët shqiptarë të Zvicrës e bëjnë shqiponjën. Nëse 90 minuta ultranacionlaistët serbë në Kaliningrad çirren «Vrite, vrite shqiptarin», atëherë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do ta tregojnë shqiponjën, natyrisht pasi më parë kanë goditur me grusht kryqin e Zvicrës në gjoks. Bërja e shqiponjës i tmerron shumë serbë nacionalistë për shkak se ua kujton dështimin e projektit për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës. Futbollistët shqiptarë që e bëjnë shqiponjën i përgjigjen në mënyrë kreative ideologëve fashistë të Beogradit si Dobrica Qosiq. Në vitin 1999 babai i kombit serb, i tmerruar që shqiptarët «primitivë» lidhën aleancë me Perëndimin, shkruante: «Ky llum social, politik dhe moral i Ballkanit tribal dhe barbar bën aleancë me Amerikën dhe Bashkimin Europian kundër popullit më demokratik, më civilizues dhe më të arsimuar të Ballkanit – kundër popullit serb». Në Kaliningrad, në Königsbergun e famshëm të Immanuel Kantit, Xhaka dhe Shaqiri, pasi që nuk janë filozofë për të debatuar me huliganët rusë e serbë në tribunë, bëjnë pak gjimnastikë me gishta dhe ua kujtojnë atyre dështimin e projektit për gjenocid në Kosovë.
Tash shfaqet ndonjë publicist shqiptar dhe kushedi për çfarë motivesh (ndoshta sall për protagonizëm publik) ua qan hallin serbëve dhe zviceranëve që qenkan provokuar nga gjesti me shqiponjë i Xhakës dhe Shaqirit. Kjo tregon për një injorim skandaloz të historisë më të re të Kosovës dhe të Zvicrës. Nacionalistët serbë do të flasin me shkumë para buzëve sa herë që shohin ndonjë shqiponjë. Do të ketë edhe popullistë e demagogë zviceranë që të shtyrë nga motivet raciste hedhin poshtë gjestin me shqiponjë.
Por, realiteti është pak më i ndërlikuar. Së pari: s’duhet t’ua qajmë hallin nacionalistëve serbë. Së dyti: për të shkruar për situatën në Zvicër nuk mjafton të dish vetëm se Berna është kryeqyteti i këtij vendi dhe Gjeneva ndoshta është në kufi me Austrinë. Ndërsa fëmijët zviceranë, familjet e të cilëve mbajnë mbiemrin Müller e Meier prej se është kurdisur dynjaja, bëjnë shqiponjën me entuziazëm, britmat e shtypit zhurmues të Beogradit dhe të ndonjë shqiptari të etur për protagonizëm do të mbesim vetëm – britma joserioze.
«Ich mach’ mal den Doppeladler!» – «Po e bëj njëherë shqiponjën», kjo ka qenë njëra ndër fjalitë me të thëna në Zvicër në dy javët e fundit. Mijëra fëmijë zviceranë janë fascinuar me këtë gjest. Befas u bë «cool» të bësh shqiponjën. Në çdo shoqëri, edhe në atë zvicerane, ka kritikë të këtij gjesti, por nëse kryqëzimin e duarve për të formuar shqiponjën e refuzojnë disa popullistë e demagogë, që fitojnë rreth 30 për qind të votave, kjo s’duhet të na irritojë: janë edhe 70 për qind zviceranë që votojnë parti të tjera, mes tyre edhe parti të majta që në këtë gjest shohin thjesht një shpërthim pozitiv identitar.
Ndonjë publicist shqiptar duhet të ketë kujdes që në furinë e tij gjoja kozmopoliste të mos humb çdo masë gjykimi dhe të mos bëhet pjesëmarrës në kriminalizimin e një simboli kombëtar. Nëse bërja e shqiponjës qenka provokim nacionalist, atëherë përse nesër nacionalistët serbë të mos kërkojnë heqjen e flamurit shqiptar para Ambasadës së Shqipërisë në Beograd?
Siç ka në Zvicër politikanë racistë që kundërshtojnë bërjen e shqiponjës, po ashtu ka edhe gazeta që botojnë tekste me titull: «Mos keni frikë nga shqiponja» ose edhe më ashpër: «Kombëtarja jonë ua tregoi zogun nazistëve». (Në gjermanisht t’ia tregosh zogun dikujt domethënë t’ia bësh të qartë se është budalla).
E vetmja gjë që mund të kërkohet nga futbollistët shqiptarë të Zvicrës është të shënojnë edhe më shumë gola, të luajnë më mirë dhe të identifikohen pak më shumë me Zvicrën, ta zëmë duke kënduar himnin, ndonëse nuk është himn aq bukurtingëllues si ai francez, i cili çon peshë jo veç kombin francez. Sidoqoftë, nga prizmi kosovar as që kemi të drejtë të flasim për himn, kur dihet se Kosova nuk ka tekst që ilustron melodinë, por kjo është temë tjetër.
T’u thuash zviceranëve se shqiponja për ta është provokim, siç mund të lexosh këto ditë nga pena e ndonjë gazetari shqiptar, është nënçmim total i mençurisë së opinionit iluminist zviceran, i cili ende drejton punët e këtij vendi. Ish-ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, tha se si mund ta dëshmojnë lojtarët shqiptarë lojalitetin e tyre më mirë se duke dhënë gola e duke u sakrifikuar totalisht? Kjo ishte përgjigje ndaj atyre që thoshin se ai lojtar që bën shqiponjën nuk është lojal ndaj Zvicrës. E ndaj kujt kanë qenë lojal ata lojtarë tamam zviceranë që në vitet ’60, ’70 dhe ’80 nuk arrinin ta kualifikonin Zvicrën as në Kupën Botërore, as në Kampionatin Europian. Nga viti 2004 Zvicra nuk është kualifikuar vetëm njëherë, përndryshe ka marrë pjesë në çdo kampionat – edhe falë tipave «jolojalë» nga viset shqiptare.
Këta lojtarë do të luftojnë përherë me zemra të ndara, sepse e tillë është biografia e tyre, pastaj nëse ndokush kërkon lojalitet absolut, le të pyes veten nëse gjatë jetës së tij përherë ka qenë lojal ndaj shtetit të vet. Fundja, shteti modern as që guxon të kërkojë lojalitet nga qytetari, vetëm respektim të ligjeve. Kaq mjafton. Ky është kuptim modern i shtetit.
Ka diplomatë kinse kozmpolitë, por edhe mbushës të faqeve të internetit me shkronja që thonë «e kaluara duhet të harrohet», «duhet të jemi tolerantë» e kështu me radhë. Po, këto janë thirrje ndoshta fisnike dhe vërtet duhet të jemi tolerantë dhe të mos biem në kurthin e urrejtjes së një populli, por – për shembull – askush nga polakët nuk guxon të kërkojë të harrojnë krimet naziste, as nga britanikët të harrojnë agresionin e Adolf Hitlerit. Përse për shqiptarët të vlejnë standarde të tjera kur bëhet fjalë për kujtimin e krimeve serbe? Kjo është një tendencë për të imponuar rrëfimin se në Ballkan të gjithë janë fajtorë, të gjithë janë nacionalistë, të gjithë janë shovinistë dhe të gjithë agresorë të përzier në një luftë civile lesheli. Kush mendon kështu, nuk duhet të lodhet fare për të diferencuar dhe hulumtuar.
Por, kjo qasje është e dëmshme, sepse injoron emërimin e agresorit: Serbisë. Një shtet që ka kryer gjenocid në Bosnjë, është ndalur nga NATO-ja ndërsa kryente gjenocid në Kosovë, ka sulmuar Kroacinë dhe Slloveninë. Kjo nuk nënkupton injorimin e faktit se edhe viktimat, sa herë që kanë pasur rastm, janë hakmarrë. Çdo histori konflikti tregon se viktima fisnike nuk ka.
Nje shkrim brilant!
kesaj rradhe bashkohem me zotin Enver Robelli per sa ka shkruar ketu eshte me se e vertete.
Bravo Enver,je yll.
Te shkojne te q.. ne bythe Muc nano bashke me vellezerit e tij Serbe.
Mustafa Nano,je buce qe do te dukesh.
Flm, Zoti Robelli! Me bere krenar si qytetar i Shqiperise!
Respekte!
Të lumtë Robell!
Me vjen mire qe njerzit si M Nano jane sh te pakte . historia eshte histori dhe nuk mund te harrohet , sidomos ne kaq pak vite, serbet jane shume nacionalist e pse duhet te fyen ata nga shqiponja qe nuk tregon asgje me shume se identitein prej nga ata vijne . sidoqofte shkrim i mrekullueshem , Bravo !
Robelli ,shume qarte ,per tu treguar gazetareve ,gjoja kozmopolite,por ne thelb servile,se nuk jemi nje komb i serise B..Per fat te keq ka shume shqiptare qe ndihen inferiore
Respekte nga bashkekombesi ut Tiranas!
Akoma mbaj mend ata qe me kane qelluar kur kam qene femije megjithese kane kaluar dekada. Dhimbja asnjehere nuk harrohet, edhe shume pak njerez ta falin ate qe u ke bere. Truri e rregjistron dhimbjen per te mos haruar me per te na mbrojtur nga rreziqet .
Bravo. Shkrim i paster, i thjesht dhe me logjike bindese.
Asht me t’ardhe keq qe Mustafa Nano, e humb intekektualitetin e tij, me shkrime ( te pakten ) te pa-kandeshme.
Wooow.Shkrim super brilant.Respekte zoti Robelli.Ju lexoj me kenaqesi.Ju lutem te shkruani me shpesh shkrime te tilla.
Ja nje shkrim realist. Te lumte Herr Robell..!
Robelli.Te gjitha keto qe thua ja thane shume komentues Nanos por kam frike se ai i imponon vehtes te thote dicka jashte llogjikes,sepse kjo ndihmoka ne permiresimin e situates.NUK JANE SHQIPTARET QE PROVOKOJNE POR I PEGJIGJEN FYERJES QE NA BEJNE SERBET .Aka me bukur ??? Ne nuk themi ”VRASJE SERBEVE” .NE BEJME VETEM SHQIPONJEN:A kame bukur??????Si thua NANO,AKA ME BUKUR?????
Bravo, ashtu duhet te jemi, njerez me identitet dhe me dinjitet.
wow
Nje shkrim i dhjer,dhe koplet i pasakt,dhe me rrena e mashtrime te qellimshme nga enver pidhi i anamoraves.
Zhegra ka humbe 13 persona ne lufte,a vetem nje fshat drenice deri afer 100 persona.ketu ndalemi me pytjen konkrete.kure ne cilene date ekzakte pati lufte,rezistence,e uçk ne zheger,gjilane,viti e kamenice,çka ket zone e quajme ananorava historike tradhetare.se viktima ka ne krejte anamaraven13-15 te,a ne gjithe kosoven afro 15000 mi.ky dallim shifre tregon nje histori te madhe reale.
pra ne zheger te xherdan shaqirit e granit xhakes nuk ka pas fare lufte e as reagim anti nilloshevicit e serbis,por ne javet e fubdit kure intervenoj NATO,disa banda te arkanit kane hyre edhe ne anamorave,dhe kane ber ca viktima,deri sa shefi ushtarak ju ka bertit,stani,oni su nashi ludi 100%pro serbis.
rrobel piçka,kosova nuk eshte sa kina e madhe te mos njofin se cka bdodhe 2000km larg,por kosova eshte shume e vogel,dhe te gjithe e dijne dhe thojn te verteten si une,se ne anamorave,fare nuk ka pas uçk dhe lufte,rezistence e mosmarveshje me serbin.
ndryshe,ekzistojn gazetat,express,koha fitore,epoka e re,zeri i dites,bita sot,dhe e domumentojn me prova dhe vet qeveria haradinaj,e hashim thaqi.
edhe diqka.po “patrioti” i plehut xgardan shaqiri kure i premtoj zvicres ne tv,se do jape Gole dhe eliminoj Albanin,a ne ate kohe nuk pati fare lidhje duarsh dhe shqiponje,por prindrit e tij i duartrokiten shaqirit kur shenoj gole dhe u eliminua mombetarja jone shqiptare.
enver rrobeli,me ju pas afer,ju kisha dhen fu shpulka te forta,vetem pse beni rrena primitive.
Ik more kokrra e kurves te qifsha ropet rrace bastarde -gjeo-analisti-svicer je nje pith kurve
Bravo Robelli ! Respekte e ka akoma me shum , por mjafton te na kujtosh ate koh rrenqethese vrastareh e kriminelesh gjaksor qe shuan aq jet te pafajsheme,, qe nga femij e deri pleq, sepse thjesht donin te jetojn, ne vendin e tyre me emrin e tyre ,me hymnin e tyre dhe flamurin e tyre !
Per fat te keq Shqiperis nuk i kan munguar kurr ,heshtja e inspiruar nga tradhtia ,nga servilizmi,dhe shitja e kombit ! Per fat te keq tradhtia ka zen majat me te larta te udheheqjes shqiptare ,pjell e katakombeve me te errta ,shqipfoles, per te kurdisur fatkeqesin e shqiptareve dhe vet Kombit ! Kjo pjell e imunizuar shekujsh, akoma dhe sot pjell kelyshet e saj qe te zbrazin helmin e trasheguar ,e akoma me keq dalin hapur ,te na mbushin mendjen se tradhtia esht e moralshme ,se vrastaret tan nuk duhet ti diskretitojm e as te tallemi me ta ! Per fat te keq Shqiperia vazhdon te jet e ndrydhur ne duar te ktyre kelysheve, qe me cdo kusht ky vend te mos lulezoj ,qe ky vend te zbrazet , qe ky vend te haroj se ka nje gjuh,ka nje hymn ,ka nje flamur !
Xhesti i ketyre femijve qe kan lindur nga bark nenash e baballaresh shqiptar,esht pergjigja madheshtore e ndergjegjes se shqiptarit kudo qe te lind ,esht krenaria e ter atyre shqiptareve qe nuk harojn se jan shqiptar …Qofshin te bekuar ……..
Te lumte..
Shkrim serioz.
Mesim I mire per provokatorin antishqiptar Muc Nano.
Te lumte . nje shkrim me vlere ne mes te paçavureve …chapeau robelli
Bravo Robert,
Sa me bukur realistic e patriotic Ju shkruani aq me I dhjere ndihet Muc Nano Trapi.
Tung
Ja ke bo mire Mustafa Nanos,ketij “gazetari”qe do me u bo i famshem me protoganizem,sulmon Skenderbeun,Shqiponjen e cfare i duhet per te qene ne qender te vemendjes,bravo Enver Robelli.
Gjeo-anal-isti te dhjefsha mendjen,….ndersa per shkrimin skam cthem me shume se te gjitha komentet e mesiperme….KOMPLIMENTE Z.ROBELLI….
Z. Enver…vec te te falenderojme nga zemra per kete shkrim briliant.
?
Vrkrt
Dava shqiptarqiqsh
Mut nano eshte prostitut, prostitucioni eshte biznes, nuk ka karakter, kush paguan me shume I bije fyellit. Ky eshte Muti . Me shqiptaret vuajme nga e njejta semundje prandaj dhe vendet fqinje shfrytzojne kete dopsi. Nje pa bukse si Muçi mbaron me Skenderbeun dhe fillon me shqiponjen dhe neser me ….. Muços do dhene ajo qe I takon.
Bravo zoti Robeli . Jeni 1 shkrimtar fisnik por edhe vizionar .Analizimet e tua jan te pa¢mueshme per shqiptaret e vertet por edhe per brezat qe vijn. Flm.
O ti „gjeo anal-isti zvicer“…! Sa ngusht e ke kap problemin. Çfar truni i pa zhvillum kenke. Ky shkrim i z. Robell eshte me shume se i sakt. Ç‘e ngaterron: jo luftuam ne jo luftuat ju..! Hajt se e dime te gjithe sa sa luftuam..!
Shkrim i shkelqyer! I sakte dhe me domethenie dhe aspak nacionalist,por realist.
Besoj se edhe gjeo-analisti-zvicer eshte i ketij mendimi per permbajtjen e shkrimit,
por ka mospajtim me z.Robelli vetem per kontributin e zones qe permendet prej tij.
Jam nga jugu i Shqiperise dhe nuk e njoh terrenin atje,por cfare redesie ka , se kush
dha me shume deshmore,rendesi ka qe te tere jane shqiptare dhe duan shqiptarine.
Vertet prej Jush z.Robelli duam te shfaqeni me shkrime te tilla ne mediat tona ketej dhe andej
me se shpeshti. Per mendje te tilla kemi nevoje si popull!
Shkrim i arsyeshem, racional e me fakte. I lumte gazetarit qe ua ka cjerr masken gazetareve e te tjereve “kozmopoliste” si Mu..
Berja e shqiponjes, nje xhest shume fisnik, shume qiellor, shume romantick.
Aii qe e ka bere I pari paska qene nje njeri kreativ dhe me fantazine nje artisti te vertete.
Ata qe e konsiderojne si provokim, jane nje takem njerezish mendje ngushte, dhe depressive.
Kushdo nga ne, shqipetar apo I huaj, kur sheh nje ndeshj te forte, me gola te hatashem, absolutisht perdor fjalet “ja rasi”, “ja ngeci”, Ja Futi”, shto ketu edhe xhestet e pothuaj cdo golshenuesi qe kane nuanca teper seksuale por te bera ne ato raste entuziazmi askujt nuk I ben pershtypje.
Por te kritikosh nje xhest festiv ne nje loje, duhet te jesh me intrazigjent, me gomar dhe me fashist se nje serb qe uren shqipearet ne menyre patologjike dhe qe quhet Dobrica Qosiq.
Asnje shqipetar nuk duhet ta haroje si e etiketon nje popull te tere, ajka e inteligjences serbe, ” shqipetaret, ky llum social, politik dhe moral”.
Po te mos ishte amerika nuk do te shpetonim kurre nga kthetrat e tyre kriminale.
Granit Xhaka eshte shume ma djale i mire,korrekt e Patriot se xherdan shqiqiri,dhe baba i granitit Ragipi nje patriot,çka kame simpati per babe e bire.
a,xhedani shaqiri me familje jane falco patriot,dhe vetem shtiren para shqiptarve si patriota,a dy pare burrni e bes nuk i kane.
Patrioti me i madhe eshte Lorik Cana nga te gjithe lojtaret Shqiptar.