Ministri grek i Mbrojtjes tha se morëm çfarë deshëm, PDIU e "Çamëria" i bëjnë 16 pyetje Bushatit: Trego ç’negociata bëtë me Greqinë

4 Korrik 2018, 12:45Rajoni TEMA

Nderkohe qe ministri grek i Mbrojtjes, Kammenos deklaroi ne mediat greke se me paktin me Shqiperine, Greqia mori ate qe deshi, kurse vete ministri negociator Kotzias ritheksoi se ceshtja came as qe ka qene pjese e paketes, vjen reagimi i forte i PDIU-se dhe Shoqates Cameria.

Deklaratë e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe e PDIU:

PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” shpreh shqetësimin nga deklaratat e vazhdueshme të ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias dhe atij të Mbrojtjes, Panos Kammennos që thonë:” … jemi të kënaqur me marrëveshjen me palën shqiptare, morëm çfarë deshëm dhe që s’kemi biseduar asnjëherë me palën shqiptare për Çështjen Çame…”.

Por dhe për shkak të mungesës së transparencës dhe heshtjes olimpike të ministrit tone të Jashtëm, Ditmir Bushati, jemi këtu për t’i kërkuar në mënyrë të përsëritur dhe publikisht një takim urgjent për të na sqaruar ne dhe opinonin publik:  

Çfarë është biseduar me palën greke

për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe sa është zbatuar “Rezoluta për Çështjen Çame” e Kuvendit të Shqipërisë, një dokument i detyrueshëm për zbatim nga Mininistria jonë e Jashtme?

Çfarë është biseduar me palën greke në detyrim të reciprocitetit dhe kërkesës së përsëritur të Shoqatës “Çamëria” për ngritjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë të vrarë nga bandat e Napoleon Zervës, kur nderkohe qeveria shqiptare po implementon marrëveshjen për ngritjen e varrezave historike të ushtarëve të rënë grekë në territorin e Shqipërisë, ku erdhën si pushtues?

Çfarë është biseduar me palën greke për heqjen e ndalimit në kufirin grek të të moshuarve çamë të lindur në Çamëri që sot janë nga 75 – 85 vjeç, e që duan të shohin dhe një herë shtëpitë e tyre në limitet e moshës?

Kjo vazhdon të ndodh në dhunim të plotë të Konventes Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë pa viza në hapesiren “Shengen”.

Çfarë përmban e ashtuquajtura marrëveshje për Toponimet Greke që detyron sot të moshuarit e lindur në Çamëri të ndryshojnë vendlindjet e tyre në pasaportat shqiptare?

Çfarë është biseduar me palën greke për çështjet pronësore të shqiptarëve të Çamërisë?

Çfarë është biseduar me palën greke për heqjen e Ligjit të Luftës dhe akteve nën ligjore për heqjen e pengesave për gëzimin e pronave të shtetasve shqiptarë, e në veçanti të atyre çam, që pala greke nxiton të thotë se nuk përfitojnë dhe përse?

Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e përsëritur të Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU për dhënien e statusit të minoritetit etnik shqiptar në Greqi dhe hapjen e shkollave shqipe për shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në trojet e tyre në Çamëri, status që e kanë patur në vitin 1927 në Greqi.

Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU për hapjen e Konsullatës Shqiptare në Çamëri, në reciprocitet të hapjes së disa konsullatave greke në Jug të Shqipërisë?

Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për heqjen e busteve e përmendoreve të kriminelit Napoleon Zerva në zonën e Çamërisë?

Çfarë është biseduar me palën greke në komisionet mikse për rishikimin e historisë në tekstet shkollore dhe apo negociohet për heqjen nga tekstet tona shkollore historia e Çamërisë dhe termi “Çamëri”?

Çdo të thotë për intersat e sovranitetit dhe integritetit Kombëtar që e ashtuquajtura “Marrëveshje e Detit” do të jetë më e mirë se e para?

Përse ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias deklaron që do zgjerojmë hapësirën detare me Shqipërinë nga 6 në 12 milje?

Shqiptarët janë të interesuar, jo për një marrëveshje më e mirë se e para, por për një marrëveshje, ku ajo që është e Shqipërisë të mbetet e saj.

Çfarë është biseduar me palën greke për caktimin e kufijve tokësorë dhe marrëveshjen për administrimin e zonave kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë, të njohura ndërkombëtarisht nga Traktati i Firences dhe që Greqia nuk e ka ratifikuar ende?

A mendoni zoti ministër që në kushtet e mos funksionimit të Gjykatës Kushtetuese përfundimi i Marëveshjes për Detin do t’u hiqte mundësinë e ankimimit subjekteve të interesuara sic eshte dhe PDIU për ta kundërshtuar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese?

A keni biseduar me palën greke dhe a i keni kërkuar asaj që qeveria greke të njohë shtetin e Kosovës, si një detyrim i diplomacisë shqiptare për të lobuar për njohjen e shtetit të Kosovës?

A jeni në dijeni dhe çfarë po bën qeveria shqiptare me kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për dhënien e statusit të Varrezave Historike për Varrezat Monumentale të Kllogjerit, ku prehen në një varrezë masive 2900 shqiptarë të Çamërisë që vdiqën 1 kilometër brenda territorit shqiptar nga etja, uria e sëmundjet.

A mendoni zoti ministër që Shqipëria duhet të firmosë marrëveshjen e partneritetit strategjik me Greqinë, një vend që nuk njeh Çështjen Çame dhe shtetin e Kosovës?

Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe PDIU i bëjnë me dije opinionit publik që në varësi të realizimit të takimit me ministrin Bushati, transparencës dhe qëndrimit për pikëpyetjet e ngritura më sipër:

– Ne do të ndërmarim të gjitha hapat e duhura ligjore  e e vene para pergjegjsise ligjore e morale, si dhe do të intesifikojmë e do të radikalizojmë qëndrimin tone, ndaj çdokujt që mendon se do të mund të nëpërkëmbë dinjitetin tonë dhe të Çamërisë.

Ne do të ftojmë çdo shqiptar patriot t’i bashkohet protestave tona për dinjitet e integritet kombëtar ndaj kujdo, që mendon se çështje të tilla mund të lihen apo të meren sipas dëshirës dhe që nuk i trajton nga pozita reciprociteti dhe dinjiteti.

Shoqata Cameria dhe PDIU urojne shume qe ky vit per Shqiptaret te jete veretete viti I Skenderbeut dhe jo I Hamzait e Esad Pashes se radhes …

13 komente në “Ministri grek i Mbrojtjes tha se morëm çfarë deshëm, PDIU e “Çamëria” i bëjnë 16 pyetje Bushatit: Trego ç’negociata bëtë me Greqinë”

  1. Aleanca says:

    He mo Idriz, cfare beri ajo studjo ligjore Angleze ? Pergjigju njihere ti kesaj pyetje. Anglezet ishin ideuesit dhe inkurajuesit e atij Genocidi. Apo ndoshta te sherbeu qe te shkolloje djalin ne Angli tek kasapet e Botes qe kane bere Genocide ne cdo cep te Botes dhe nuk jane denuar derime tani ? Idriz FERGJIGJU ti njihere ! NE NUK HARROJME……..

  2. Artan Sejko says:

    Me kete ere qe vjen mut do bjere. PDIU dhe shoqata Cameria nuk duhet te prisnin fundin e bisedimeve, a to cdo dite duhet te kerkonin llogari,cdo dite.Pasi i late rehat te shesin e te shesin dhe prape te shesin,tani do protestoni. Proteste te mbare,tradhetia eshte kryer.

  3. Artan Sejko says:

    Tema, posto komentet.

  4. Albania says:

    Idrizi eshte agjent i vene nga Nano per te demtuar ceshtjen Came…Zot i ka ngele ktyre ndyrsirave …dje e paten camet ne qafe po te pangopurit skane te fome dhe se shpejte do dalin minoritare ne vlore sarande korce e gjetke deri sa tmarri fund ky popull i mjeruar.

  5. o tourkotsamis nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    pune muti,pune turkocami………………varu [email protected]!

    1. Koli says:

      Zionist i qelbur qe na ben avokatin e graqirave gerk. qepe ore pushti se do ta hash bena edhe ti shpejt.

  6. Faja Martaneshi says:

    O milet!Dilni, dëgjoni dhe mbani vesh: Komuniteti çam i Shqipërisë, nuk e ka njohur dhe nuk e njeh PDIU-në si parti e tyre. Asnjëherë nuk ka qenë e tillë dhe as që pranohet si e tillë. Ata njohin përfaqësues të ligjshëm dhe kushtetues vetëm Shtetin Shqiptar dhe institucione përkatëse që njihen dhe detyrohen me ligj për të mbrojtur të drejtat kombëtare.
    Gërr mërret e idrizrave e muhedinëve, nuk i shërbejnë çështjes së atyre banorëve, por parave, ofiqeve dhe kapardises së tyre.
    SHPA Çamëria të shkëputet menjëherë nga diktatet e PDIU-së dhe të vazhdojë misionin siç vepronte para vitit 2004.
    Përshëndetje revolucionare
    Baba Faja Martaneshi

  7. Malo says:

    Komentuesit qe ofendon para e pas ku ti keshe edhe mizat e
    Ne teritonin tende inshallah,Po drejtoje si Musliman.

  8. Llaman says:

    Pyetje kot. Psh marreveshja per toponimet ka kohe qe eshte bere, ne perputhje me normat nderkombetare te toponimeve. Nuk mund te shkruhen toponimet greke sipas oreksit te njerit e tjetrit.

  9. noli says:

    Qeveri e formuar nga lobet greke-serbe ne Shqiperi per te plotesuar endrrat shoveniste greke.Qeveri antishqipetare….

  10. lisi says:

    A me te vertete kujtoni se ceshtjen came ka bythe ta zgjidhe nje mesues vizatimi me nje kungull te rritur ne hije nje zog shkodrani si bushati Camerise mund ti dalin zot shqiptaret e vertete e me koqe por jo lapangjozet e paafte e kapitullante per karrige si edush palloshi me kalamajte e kopeshtit pa dreke e pa breke.

  11. petriti says:

    Pse camet i kerkojne qeverise te rregulloje marredheniet e tyre me greqine. Nqs ju a mban bytha idrizeve me shoke te sjhkojne ne greqi e te luftojne per te drejtat e tyre. Populli shqiptar nuk ju ka borxh cameve, apo pasi i ndihmoi me cfare pati, i pajisi me prona e pasuri, tani camet kerkojne kosurin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje