Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se kur ishte në pushtet i dha tenderin e shndërrimit të piramidës në Teatër Kombëtar.
Sipas Ballës, Berisha nuk duhet të flasë për teatrin, pasi është në konflik interesi sepse një investim për një projekt Teatri Kombëtar të filluar gjatë kohës së tyre tek piramida ja dha kunatit të vet, Agim Rama.
“Zotëria që është ulur në radhë të dytë, i treti nga mesi nuk duhet të flasë për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Ai ka një konflikt interesi, sepse një investim për një projekt Teatri Kombëtar të filluar gjatë kohës së tyre tek Piramida, ju artistë që dëgjoni, ky zotëria ja dha kunatit të vet.
Agim Rama është kunati i Sali Berishës, i cili ka pasur zbatimin e projektit për rikonstruksionin e Piramidës dhe për ta kthyer Piramidën në një Teatër Kombëtar.
Tani dëgjojini këta ‘dashnorët’ e teatrit se sa bukur bëjnë aktrimin e radhës për teatër, këta që kujtojnë se investimet i marin familjarët e tyre”, deklaroi Balla.(TemA)
Cilin ligj zbatuat dhe cilet pyetet dje juve more barbare kur rrembyet SHQUP-in , qe sot ju ardhka kaq keq per teatrin !?
prandaj i anulluat ju rilindasit atograbitje tw berishws,sic anulluat grabitjen e SHQUP,vjedhjen e pronave tw ushtrisw,ashtu sic dwnuat Boden dhe pollon.Biles ju i keni marrw nw qafe oborrtaret e berishes dhe te bashes, duke i shperblyer me milarda per pallatin e shembur, ashtu sic i jeni tendere oligarkeve te lidhur me agallaret Mane e Fusha. Ju rilindasit jeni te gjithe mashtrues qe diten beni sikur grindeni me Lulin e Salen e gjithe naten putheni e hani ne nje sahan. Poshtersira e funderrina te kombit.