Dialogu me Serbinë, Opozita nuk lëkundët: Të gjithë kundër Thaçit

7 Korrik 2018, 09:02Rajoni TEMA

Partitë opozitare po vazhdojnë të kundërshtojnë përfshirjen në ekipin negociator të dialogut me Serbinë.

Ata tashmë janë shprehur të bindur se nuk “do të legjitimojnë” me pjesëmarrje vendimet e dëmshme të presidentit Hashim Thaçi.

Përderisa LDK-ja ka kërkuar që qytetarët të vendosin vija të kuqe për presidentin Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje duke folur për gazetën “Zëri” ka kërkuar nga Kuvendi që sa më shpejt t’i nisë procedurat për shkarkimin e tij.

Në anën tjetër edhe kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme “paralajmëroi” se presidenti do të shkarkohet në rast të daljes nga vijat e kuqe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë të gabueshëm qëndrimin e opozitës për mospërfshirje në ekipin negociator.

Sipas tyre opozita duhet të japë kontribut dhe të mos e lejojnë Thaçin të nënshkruajë asgjë të dëmshme për vendin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka vija të kuqe në dialogun me Serbinë dhe ato janë në Kushtetutën e vendit dhe se kushdo që i shkel parimet e vendosura në Kushtetutë do të shkarkohet.

Ai në këtë mes përmendi edhe shkarkimin e dy presidentëve të mëparshëm. “Ne kemi vija të kuqe, ne i kemi në Kushtetutën e vendit.

2 komente në “Dialogu me Serbinë, Opozita nuk lëkundët: Të gjithë kundër Thaçit”

  1. Baliu says:

    Pra te gjithe pajtohen se Hashum Taqi ka nenshkruar dhe do te vazhdoj te nenshkruaj marrveshje te demshme per vendin, dhe gjoja kesaj here do te pengohen fitoret e tije histerike. Por Lutfi Haziri nga kryesia e LDK-s u deklarua se do ta perkrahe Taqin ne bisedime, nese miqet i ndihmojne te behet kryetar i LDK-s. Kjo eshte nje pune fare e lehte per miqet, kurse Lutfi Haziri edhe vet ka nenshkruar marrveshje te demshme ne Viene, gjoja duke i pranuar kompromiset ma te mdha te mundshme, me arsyetim se ajo do te jet marveshja perfundimtare me serbet. Edhe tash po flitet per nje “marveshje perfundimtare” per ta shitur kompromisin e radhes ne dem te pavarsise se Kosoves. Tashme eshte gjetur formula magjike: te miratohen nenshkrimet e demshme te Taqit, e mandej ato do te “rishikohen” (ashtu siq u “rishikua” demarkacioni me malazezet).

  2. Granit says:

    Vendi Yne,i Shqiptareve eshte ne Europen e bashkuar. Zoterinj,qytetare,prinder,motra vellezer, duhet te shikojme per te ardhmen e femijeve tane. Midis Paqes dhe Luftes ,mendoj per te zgjedhur PAQEN. Siguria e paqes eshte hedhja e hapit per te komunikuar,per te vendosur bazat e marreveshjes ,sigurimin e ligjeve per tu afruar me njeri tjetrin ndermjet dy popujve tane Shqiptaro -Serb, dhimbja eshte dhimbje,por JETA vazhdon. Kete qe po bejne mjaft politikane Kosovare edhe nga ana tjeter Serb, per te hedhur gure ne rrota,eshte thjesht me shume per te ruajtur karriket e tyre ne pushtet.Duhet perbuzur ndjellja e luftes, dhe vendosur e konsoliduar ndjenja e PAQES.Sa me e shndoshe te jete FAMILJA jone BALLKANIKE aq me te forte e dinjitoze do te jete jeta jone ne te ardhmen qe do ta gezojne dhe do te na falenderojne brezat e fimijeve tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje