Mapo i bën profilin ambasadores së re: Ambasadorja që i di të gjitha

7 Korrik 2018, 13:56Politika TEMA

Nominimi i ambasadores së re të SHBA në Shqipëri ka rikthyer pritshmëritë vendase për një ndryshim të kursit amerikan në Tiranë. Por më gjerë se kaq, znj. Kavalac duket një “antiruse” me eksperiencë

Nga Nevila Perndoj

Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen pas disa ditësh për herë të parë në një Samit të dedikuar raporteve ruso-amerikane, si përpjekje për të gjetur gjuhën e komunikimit, tejkalimin e tensioneve dypalëshe, si dhe për të diskutuar çështjet me rëndësi globale. E sigurt është se pavarësisht takimit kokë më kokë të dy presidentëve në Helsinki, administrata amerikane do të vijojë me prioritetet e saj.

Jo vetëm çarmatimi bërthamor i Koresë së Veriut, Siria, NATO, tregtia me BE dhe Kinën, por edhe Ballkani vijon të jetë në agjendën e Washingtonit.

Ndikimi i madh rus në këtë rajon që prek kryesisht institucionet dhe demokracinë, ka rikthyer vëmendjen e interesave amerikane në Ballkanin Perëndimor që botërisht njihen si interesa për çështje të sigurisë, ushtarake, ekonomike dhe diplomatike.

Propozimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë për të emëruar në Shqipëri, Kathleen Ann Kavalec si ambasadore të re të SHBA-së në Tiranë, duket se vjen në këtë frymë interesash.

Znj. Kavalec është një diplomate me karrierë 30-vjeçare. Aktualisht është zëvendës.ndihmës-sekretare në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit. Përveçse flet rusisht, ajo është një njohëse e regjur e politikës së Kremlinit. Gjatë 3 dekadave të fundit zonja Kavalec ka punuar vazhdimisht me përfaqësuesit e Moskës në SHBA dhe Europë, ka qenë pjesë e betejave dypalëshe, të nëndheshme, por edhe atyre, që kanë dalë në sipërfaqe.

Ajo ka ngritur shqetësimin mbi ndërhyrjen e Rusisë në Europë, veçanërisht në Ballkan. Zonja Kavalec iu bashkua zërave të fortë në SHBA, pas ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale, për të cilat po vijon një hetim i posaçëm, edhe pse Trump e ka mohuar kategorikisht.

Jo më larg se në shkurt të këtij viti, zonja Kavalec vizitoi Këshillin Rus të Çështjeve Ndërkombëtare. Gjatë takimit ambasadorja Kavalec diskutoi marrëdhëniet dypalëshe Rusi-SHBA, zgjidhjen e krizës në Ukrainë pas aneksimit të Krimesë dhe mundësinë e ndryshimit të sanksioneve amerikane kundër Rusisë.

Ajo është në pritje të konfirmimit nga Senati pas propozimit të Presidentit Trump për të drejtuar ambasadën amerikane në Tiranë.

Vetëm një ditë më parë, presidenti Donald Trump emëroi edhe ambasadorin e ri në Kosovë. Edhe ai njohës i Rajonit, pasi aktualisht është pjesë e misionit diplomatik amerikan në Ankara. Vlen të nënvizohet se edhe Philip S.Kosnett, është një rusishtfolës dhe me përvojë në çështjet e sigurisë.

Kush është Kathleen Ann Kavalec

Që prej vitit 2015, ajo mban postin e zëvendës.ndihmës-sekretares në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit. Karriera e saj përfshin më shumë se tri dekada përvojë si diplomate.

Pas emërimit nga Presidenti Trump, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi kurrikulumin e zonjës Kavalec. Ajo ka shërbyer si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve të Rusisë. Ka qenë zëvendës.shefe e Misionit dhe zëvendës.delegate e përhershme në Misionin e SHBA-ve në UNESCO, në Paris (2010-2013). Në periudhën 2009-2010, zonja Kavalec ishte zëvendës.koordinatore për Asistencën e SHBA-ve për Europën, Euroazinë dhe Azinë Qendrore.

Në vitet 2008-2009, ajo ka shërbyer si drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil. Znj. Kavalec mban një “A.B” në Shkencat Politike nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley dhe një “M.S.F.S” në Shërbimin e Jashtëm nga Universiteti Georgetown. Gjuhët e huaja që flet janë: rusishtja, frëngjishtja, spanjishtja, portugalishtja, rumanishtja dhe gjuha ukrainase.

A pritet ndryshim kursi dhe prioritetet amerikane

Një muaj më parë, zv.ndihmës-sekretari i Shtetit në Detyrë, Matthew Palmer, në një prononcim për gazetën “Mapo” u shpreh se, “është planifikuar që Ambasadori Donald Lu të largohet nga Shqipëria këtë verë”. Nuk kishte dalë emërimi i ambasadores së re amerikane, por z. Palmer siguroi se, (pavarësisht pasardhësit), përparësitë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri nuk do të ndryshonin.

Palmer nënvizoi se, “politika e SHBA në Shqipëri është të mbështetë anëtarësimin e vendit në BE dhe reformat e nevojshme për ta çuar përpara këtë synim. Kjo përfshin mbështetjen për reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm”.

Zv.ndihmës-sekretari i Shtetit në Detyrë u shpreh se, “Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të ngrejë zërin në favor të sundimit të ligjit, reformës së gjyqësorit dhe kundër përpjekjeve për të manipuluar zbatimin e saj”.

Që do të thotë, se me emërimin e ambasadores së re në Shqipëri, orientimi amerikan për zhvillimet e brendshme politike, lufta kundër krimit dhe korrupsionit apo vijimi i reformës në drejtësi nuk do të ndryshojë.

Megjithatë, nëse do t’i referohemi kurrikulumit të ambasadores kuptojmë se mund të kemi një vëmendje më të madhe amerikane lidhur me shqetësimin që ajo ka për rritjen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, dhe atë që sipas New York Times, e ka kthyer rajonin në fushëbetejë që të kujton Luftën e Ftohtë, ku rusët kanë akses në infrastrukturë dhe jetën publike

Zyrtarisht, Shqipëria shihet si imune ndaj Rusisë, por ajo mund të shërbejë si urë lidhëse e mirë e interesave të përbashkëta të rajonit, në një kohë kur marrëdhëniet midis vetë vendeve të Ballkanit nuk është se po shkëlqejnë.

Situata në rajon nuk duket aq e qetë edhe nga lënia “pas dyerve” e Brukselit, edhe pse pak kohë më parë vetë shefja e politikës së jashtme e BE-së, Federica Mogherini kishte këshilluar se, “mënyra më e mirë dhe efikase për të garantuar siguri dhe stabilitet është ajo e ankorimit në një perspektivë të besueshme në BE”.

Ikën Lu, vjen Kavalec, dhe debati që mbetet

A do jetë ambasadorja e re një diplomate që më së shumti do të ndjekë politikat e Trumpit apo do të vazhdojë linjën e vjetër të Departamentit të Shtetit? Si për të rritur pritshmëritë, para dy ditësh opozita bojkotoi pritjen e lamtumirës së Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, duke shprehur pakënaqësitë dhe kundërshtimet me qëndrimet e tyre.

Megjithëse pyetja e mësipërme po shtrohet rëndom në mediat online, që prej publikimit të emrit të ambasadores, karriera e zonjës Kavalec por më shumë politika amerikane në Shqipëri e rajon shkojnë kundër surprizave.

Drejtori i Gazetës “Mapo”, Ervis Iljazaj, argumenton në një editorial të pak ditëve më parë se, karriera pothuajse 30-vjeçare e saj nuk lë vend për interpretime.

Iliazaj shkruan se, “ata që presin që ambasadorja e re do të mbërrinte në Shqipëri si një antimajtiste apo antisorrosiste, me qëllimin për të rrëzuar mazhorancën aktuale, shpresojnë më kot”.

Sipas tij, eksperienca e saj në trupën diplomatike nuk flet për përkatësi ideologjike. Sepse në këndvështrimin e tij, dhe jo vetëm “nuk ka rëndësi se çfarë administrate amerikane emëron një ambasador, e majtë apo e djathtë. I vetmi mision i diplomatëve amerikanë është mbrojtja e interesave të shtetit të tyre”.

15 komente në “Mapo i bën profilin ambasadores së re: Ambasadorja që i di të gjitha”

  1. Klea says:

    Uroj qe kjo tja tredhe ato topet Rames, nqs i ka.

    1. syri blu says:

      Ka moj motra ka tope Ed Rama , Klea te keshilloj te mos nxitohesh , dhe te mos meresh me tredhje topesh , asnje rast nuk eshte shfaqur qe nje grua te tredhe nje burre , me mundesi ka qe ambasadorja e re ti beje nje gojore Ed Rames , se sa ta tredhe , keshtu bejne grate sikur nevrikosen , nxehen , ulurasin , ciren e bertasin , thua cka ndodhur , me pas qetesohen kur vete e shikon cka ndodhur , i shikon te pipilosin ate te “shkretin ” hop qetesohen menjehere . Filloe nje here ti dhe e vazhdon ambasadorja , hajt ….. fillim i mbare eshte gjysma e punes …… Klea Klea Klea , do shqyer bytha ty me duket ……..

  2. goliku says:

    Z. Lu eshte ambasadori i katert qe kundeshton politikat komuniste te PD me ne krye Sali kriminelin dhe kjo ka qene politika e drejte e SHBAve keshtu qe kjo eshte nje vazhdimesi.

  3. Hyka says:

    Pirdh se lirohesh.Akoma beson se USA mbeshtet kte qeveri?Do ja degjoni shpejt kengen.

  4. Ervisi says:

    Vepro se e mbyten ket popull jemi te gatshem per cdo gje nese dorzoesh para ktyre flliqsirave eshte deshtim total

  5. Kjo i di te gjitha,po saliun e di qe ka qene komunist intrigant karierist dhe u konvertua ne nje kriminel qe vodhi e vrau ne bashkepunim dhe perkrahjen e amerikaneve.

  6. Beqar dhe i martuar says:

    Nje gje dihet,ajo nuk do vij si mbeshtetese e berishizmit !
    Bojkoti ndaj politikes Amerikane,eshte shume i shemtuar,ai ka per autore Berishen !
    Pressioni i liliputit Berisha,shume shpejt do marre pergjigjen e mertuar.

  7. katarakti says:

    Pavaresisht nga ndryshimi i emrit, politika amerikane ndaj Shqiperise nuk ndryshon. Dhe Edi Rama i ka te sigurta edhe 10 vjet te tjera ne pushtet. Jo se eshte aq i mire dhe i zoti, por sepse nuk ka alternative tjeter te besueshme. Dhe se opozita sa ben kot ham ham se diskrediton veten. Po i rruhet shume zgjedhesve ne Shqiperi per teatrin e ri apo te vjeter. Ata po e shohin se Rama, me paterica vertet, por po i ben disa pune te mira ne vend. Prandaj mos u ngazelloni shume.

  8. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

    nje popull zulu qe nxjerre gazetare apo anal.iste zulu………….America nuk e rruan per sunitet !

  9. degelisi says:

    “Nominimi” ne shqip Emerimi

  10. Moni says:

    Ku e shifni rrezikun rus ne shqiperi kur nuk ka asnje investim rus asnje shoqata ruse rreziku eshte turqia qe po rekruton shqiptaret dhe i con te luftojne ne siri rreziku eshte islami radikal qe turqia dhe katari po fusin ne shqiperi

    1. Po , Po says:

      Rrezikun rus amerikanet e shohin : tek financimet ruse
      te lobimeve qe ben PD-ja , tek mbeshtetja qe Saliu i dha
      Nikolla Gruevskit dhe perpjekjet e vazhdueshme te opozites
      per destabilizimin e vendit … , gje qe con uje ne mullirin rus !

  11. Mamia says:

    Ambasadorja e sofistikuar qe i di te gjitha, shpresoj qe tja tredhi mire koqet e fishkura Lulit

  12. ta says:

    amb. eshte amb. sa amb. ka ne shq. c’pune kane me politiken ata vijne per interesat e tyre?

  13. HQ-18 says:

    Përbindëshat e parlamentit kanë futur kthetrat kudo.
    Kanë 28 vjetë që të njëjtit njerëz i pijnë gjakun këtij populli e tallin pallën me të.
    Kriminela deputetë, kriminela drejtorë, hajdutë e trafikantë ministra e kryeministra për 28 vjetë.
    Të huajtë nuk mund të bëjnë asgjë përveçse japin këshilla. Harrojeni që SHBA apo BE do ndihmojnë popullin shqiptar nga këta përbindësha.Kjo është gënjeshtër që përhapet vetë nga këta politikanë përbindësha , që gënjejnë e mashtrojnë SHBA-në , BE-në dhe popullin e tyre çdo orë e sekondë.
    Vettingu kurrën e kurrës nuk mund të funksionojë kur organizohet, financohet dhe mbikqyret nga ata që duhet të jenë në bankën e të pandehurve.
    Populli shqiptar firmosi një diktaturë tjetër kur votoi për pjellën komuniste për té dytën herë radhazi.
    Ata janë aq të pasur e të fuqishëm tani saqë jo vetëm PD-në e leshit që ka nxjerë veten skarco e ka marë fund para 22 vitesh e komandohet nga kriminelë, idiotë dhe zvarranikë, por edhe ndonjë lëvizje të re qê mund té ngrihet ta shkatërrojnë që në themelet e saja.
    Shqipëria ka marë fund.
    Pa gjykatë kushtetuese Shqipëria shitet e përbuzet , siç u shit deti , 12 milje Greqisë.
    Asnjëri nuk duhet të votojë.
    Sistemi i votimit duhet të ndryshojë , Edi Rama ska pse të votohet në Vlorë apo Gramoz Ruçi në Fier.
    Le të votohen aty ku jetojnë , në Surrel , Tiranë apo kudo që jetojnë.
    Deputeti I zonës duhet të jetojë dhe vijë nga zona jo nga pidhi arushës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje