Magjistratura/ Zef Brozi, apel deputetëve të opozitës: Miratoni ligjin, vetëm të inkriminuarit kanë frikë

8 Korrik 2018, 20:53Politika TEMA

Zef Brozi ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Larte, qe nga Uashingtoni u bën thirrje deputetëve që ta votojnë pa zvarritje.

Sipas tij, vetëm ata deputetë e politikanë të inkriminuar që kanë frikë nga reforma në drejtësi duan të mos emërohen gjyqtarë e prokurorë brezi i ri i magjistratëve.

“U bej apel te gjithe deputeteve qe te miratojne pa zvarritje e paragjykime ndryshimet e nevojshme ligjore per te mundesuar emerimet e magjistrateve te diplomuar dhe pranimet e reja ne Shkollen e Magjistratures.

Vetem ata deputete e politikane te inkriminuar qe kane frike nga reforma ne drejtesi duan te mos emerohen gjyqtar e prokuror brezi i ri i magjistrateve“, reagon Brozi ne rrjetin social.

Neser ne Kuvend do të diskutohet projektligji për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjore për të hapur dyert për kandidatët e rinj.

Te cilet do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët qe kane mbetur ne rrjetin e Vetingut.

Ligji për t’u miratuar kërkon 84 vota, por shumica ka vetëm 79 vota dhe per kete ish kreu i Kasacionit Brozi kembengul qe te jepet vote masive per magjistraturen.

Mazhorancës i duhet që të sigurojë të paktën 5 vota nga kampi i opozitës, para se ta hedhë projektligjin në votim, pasi nëse nisma rrëzohet, nuk mund të rikthehet për votim për një periudhë të gjatë.

4 komente në “Magjistratura/ Zef Brozi, apel deputetëve të opozitës: Miratoni ligjin, vetëm të inkriminuarit kanë frikë”

  1. Lennard says:

    Mire e keni Z.Brozi!!! Po kujt i Thoni???.Ata Legena shikojne nga UDB e Sali Gerdecit

  2. prifti says:

    ti je qen lepires kush te hedhi ndonje kocke, ik ore mbushu plehre.

  3. Toni_USA says:

    O Zef hala me bojen vazhdon apo ke ndyshu profesion. Se ke pas pazar t’mire.Se kam nje shpi per te ly .

  4. A says:

    Hej kokrra malokut qe bo si nona e pastertise. Shko merr legen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje