Prova e madhe për 84 vota: PS provon forcën më 9 korrik

8 Korrik 2018, 11:29Politika TEMA

Partia Socialiste do të matë forcat në 9 korrik, në sallën e Parlamentit, në përpjekje për të votuar një projektligj me 84 vota, i cili do të mundësojë zëvendësimin në një kohë të shpejtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, me qëllim për të evituar rrëshqitjen e drejtësisë drejt kolapsit të plotë.

Bëhet fjalë për projektligjin për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjor për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët e ‘djegur’ nga Vetingu.

Votimi për ligjin e teatrit konfirmoi se maxhoranca ka siguruar 79 vota në parlament.

Që ndryshimet në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të miratohen, shumicës parlamentare i duhen edhe pesë vota në radhët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Partia Demokratike e ka kushtëzuar votën e saj për këtë projektligj me shkarkimin e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe me aplikimin e votimit dhe të numërimit elektronik, shkruan shqiptarja.com.

Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur në mënyrë të prerë kundër projektligjit, me pretendimin se kjo nismë thellon kapjen e drejtësisë nga shumica.

Disa ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se kishin nisur bisedimet mes grupeve parlamentare në përpjekje për të arritur një konsensus për votimin e ndryshimeve.

Në këto kushte, 9 korriku do të jetë një provë si për mazhorancën, ashtu edhe për opozitën. Mazhoranca do të tentojë të sigurojë votat e domosdoshme për miratimin e projektligjit, ndërsa PD dhe LSI do të shtrëngojnë radhët, për të mos pasur rrjedhje votash.

Nëse nisma rrëzohet, nuk mund të rikthehet për votim për një periudhë të gjatë kohore.

2 komente në “Prova e madhe për 84 vota: PS provon forcën më 9 korrik”

  1. labi says:

    pa tjeter qe nuk Duan ta votoin pd dhe lsi peshkaqeni do det te turbullt dhe keto familje Q**T nuk duan ,Ju lerofsha familjet ?????

  2. Grigor says:

    Fjalen e fundit per ligjin duhet ta kene specialistet e Komisionit Europian dhe ata amerikane.
    Nqs ligji konsiderohet i rregullt, ne perputhje me parimet demokratike Europiane dhe Amerikane, atehere t’i marrin derrat dhe kurvat e palramentit ne rresht per nje dhe te votojne si Çeçua.
    Nqs ligji nuk ka mbeshtetje nderkombetare dhe vertete sjell kapjen e drejtesise atehere kurrë to mos votohet.
    Por duket nje loje e ndyre:
    PD duket se nuk ka frikë nga ligji (!!??). Ndoshta marreveshje e fshehte Rama-Berisha per mosprekje.
    LSI ndjen rrezik sepse Ilir Meta ka frikë nga marreveshja Rama-Berisha. (Mos ha fusin atij si peshk i madh).
    Por PD sidoqofte e perdor votimin per te fituar kapital politik. PD-ja voton nqs dorehiqet Xhafa. Pra ata nuk Kane problem ligjin, por vetëm njollosjen e PS-se. Domethene, PD nuk paska frikë se do kapet drejtesia nga Rama, gjë që te for ne perfundimin se nderkombetaret e kane dhënë vizen e tyre per ligjin.
    Pra shkurt – prapaskena politike ne kurriz te nje populli që pret drejtesi.
    Drejtesia do vije nje dite, por kjo dite duket e larget per brezin tone. Deri atehere, Berisha ka vdekur, Rama ka Dale nga politika, Meta eshte bere dy here president dhe e ka shkrire LSIne qe mos t’i çaje bythen Monika me Tit Vasalin, dhe Basha do jete transferuar ne Hollande ku gezon pasurine që vuri ne Shqipëri.
    Ndersa ne? Ne do jemi duke gëzuar pensionin tone te ndershëm, dhe duke shpresuar te na e ‘ngreje’ Qeveria.
    Por ama drejtesi do ketë. Vetëm durim. Durim derri ama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje