A del dot Berisha kundër Amerikës dhe çfarë pritet nga dy ambasadorët e SHBA dhe BE-së në Tiranë?

7 Korrik 2018, 21:01Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë dy figurat e mëdha perëndimore që do hyjnë në historinë e Shqipërisë si dy njerëzit që iu dhanë shqiptarëve bazën ligjore për të përmbysur në Shqipëri 100 vjet korrupsion. Shqiptarët do t’i nderojnë gjithmonë.

Donald Lu, me aftësinë e tij diplomatike të spikatur dominoi Berishën në skemat e tij për destabilizimin e Shqipërisë, dhe e theu atë dy herë, duke e futur në Parlament për të votuar ligjet që në fakt janë ndërtuar për të shkatërruar korrupsionin Berisha.

Varfëria dhe mungesa e zhvillimit shqiptar është rrjedhojë direkte e korrupsionit dhe shitjes së interesit kombëtar, kurse Lu dhe Vlahutin janë autorët e shpëtimit që shqiptarët presin të ndodhë.

Donald Lu është ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse zonja Vlahutin është ambasadore e bashkimit Europian në Tiranë. Që të dy po largohen.

Donald Lu, i tha të gjitha shqip, kurse Romane Vlahutin foli anglisht, por vinte nga Beogradi, sepse kishte qenë sekretare në Ambasadën e Kroacisë në Beograd – domethënë që ka ditur shumë nga historis jonë e hidhur, sepse korrupsioni shqiptar, në njëqind vjet, ka qenë i formuar nga individë që kanë parë nga Beogradi. Jo më kot Saliu e kishte kundërshtinë me urrejtje kundër kroates Ramana Vlahutin.

Misioni i tyre mbaroi, por ata që do të vinë kanë një superioritet, sepse korrupsion i kryeministror shqiptar që është në opozitë dhe në presidencë, nuk ka më asnjë forcë kundërshtuese. Kjo ngaqë vija e fortë që do të ndjekin dy ambasadorët e rinj kundër korrupsionit, do ta lërë Berishën të zbuluar, sepse është i detyruar të dalë kundër Amerikës, ngaqë nuk ka më fuqi të fshehet pas ambasadorit.

Por a del dot Berisha kundër Amerikës?

E ka të pamundur, sepse ka frikë. Por ka frikë, jo nga amerikanët, por nga shqiptarët, sepse atyre iu kamuflohet duke goditur ambasadorin dhe jo politikën amerikane që dihet se është kundër tij. Por çdo të bëjë tani?

Asgjë. Do të presë fatin e tij nëpër procese gjyqësore.

Por a ka mundësi që korrupsioni kryeministror shqiptar: Berisha, Rama, Meta ta ndalojë Reformën e nisur.?

Korrupsioni kryeministror shqiptar është i humbur. Lodhet kot. Nuk bën dot asgjë. Kohët kanë ndryshuar. Vobegtësia mendore e këtij korrupsioni qëndron në faktin se ky nuk do ta besojë që interesi i Uashingtonit dhe Berlinit është sot i përqëndruar te shqiptarët e Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo do të jetë një politikë afatgjatë.

Analiza e cekët politike në fakt, ishte ajo që e ka shtyrë korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri që ky të binte në një krim shtetëror, por tani, po shihet si fakt, që, kjo cektësi e cila e çoi korrupsionin kryeministror të implikohej në krim shtetëror, po kjo cektësi nuk e lejon të kuptojë interesin e madh që Perëndimi i lartë po ka tani te krijimi i një strukture shtetërore gjithshqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Po, a kemi shenja për krijimin e kësaj strukture gjithshqiptare në Ballkanin Perëndimor?

Sigurisht që po, madje nuk kemi shenja, por kemi prova.

Dhe ja provat:

Dy shtete shqiptarë në Ballkan – Shqipëria dhe Kosova.

Një shtet i tretë po shkon drejt shqiptarizimit të tij – Maqedonia.

Dhe sigurisht që do të pritet të fillojë procesi i shqiptarizmit në Serbi, për Preshevën dhe Medvegjën, por edhe në Greqi për Çamërinë, dhe zonat e tjera rreth kufirit shqiptaro-grek.

Shpejt do të fillojë edhe ky proces, sepse është i ligjshëm, dhe shqipëtarët në 150 vjet janë goditur padrejtësisht nga një proces ahistorik në Ballkanin Perëndimor.

Në fakt kjo është koha kur politika shqiptare duhej të ishte në ballë të këtij procesi, por kjo politikë është kundër. Është korrupsioni qeveritar shqiptar, që, ashtu si në 100 vjet, vjedh shqiptarët dhe shet interesin kombëtar te fqinjët.

Kjo është arsyeja që vetë politika amerikane, duke e njohur historinë e Shqipërisë, e konsideroi pamundësi ecurinë e politikës gjithshqiptare në Ballkanin Perëndimor, nëse nuk likuidohet më përpara korrupsioni kryeministror në Shqipëri.

Prandaj, kjo është arsyeja që presioni amerikan kundër korrupsionit të lartë shtetëror vazhdon të jetë politika primare në Ballkanin Perëndimor. Por kjo është edhe arsyeja që korrupsioni shqiptar, nga vobegtësia mendore, dhe nga pasioni, nuk arrin ta kuptojë që nuk ka më asnjë shpresë.

Por, sigurisht që ky korrupsion do të vijojë të bëjë rezistencë. Kurse ardhja e dy ambasadorëve të rinj, ai i Uashingtonit dhe ai i Brukselit, sigurisht që do të fillojnë fazën e dytë dhe përfundimtare të likuidimit të korrupsionit kryeministror në Shqipëri.

Procesi i krijimit të një strukture shtetërore gjthshqiptare në Ballkanin Perëndimor do të vonojë, se ky tanimë është një interes amerikan dhe shqiptar njëherësh.

12 komente në “A del dot Berisha kundër Amerikës dhe çfarë pritet nga dy ambasadorët e SHBA dhe BE-së në Tiranë?”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    O Zot nuk u merzit ky rob koti se foluri perçart/ Po la qelluar me fat se ia botojne perçartjet, madje edhe ia paguajne. Hapu dhe’ te futem.

  2. AJO DIHET TASHME ZOTNIA JUJ AVOKAD !

    ATE QE KAN BO ME SHQIPNINE GJITHE KTO 28-VJET

    TE KULTIVOJNE DJALLIN E TRAZOJNE CORBEN POLITIKE NE SHQIPERI

    QE POLITIKANET SHQIPTARE TE VAZHDOJN TE VJELLIN MBI SHQIPERINE

    DHE JETEN E SHQIPTAREVE

  3. Peçua says:

    Pa pa pa, ore avokat të keqen, si ja drejton vehtes ato pyetje, me breshëri ja drejton dhe ashtu si ti do e bardha zemër. Lëre pastaj përgjigjet, or tu bëfsha, ç’të të thotë Peçua tyja!!! Meazallah, shokë vehten ke, or xhan, për të pyetur mufka dhe përgjigjur profka. Gjithë linja jote e arsyetimit, or shpirt, për busull ka thënien e popullit: “Do bëhen dardhat sivjet me që më haen mua.”

  4. alphade says:

    Avokati i perzien shume gjera,tos- mollos ,i thone nga nahia ime !
    Pse e them kete ? Sepse e perserit jo nje here qe kemi te bejme
    me ” korrupsion kryeministror” ! Nu me duket se Avokati e ka me
    gjithe mend kete cilesim: “korrupsion kryeministror” . Eshte e ver-
    tete se Ai ve Berishen ne krye te “sofres se korrupsionit” por e ka
    te veshtire te vere perkrah tij “Mr. Floririn” qe faktikisht nuk qe-
    ndron me poshte se i pari bile duhen vene ne nje plan. Dhe i tre-
    ti ,per te permbushur “Trinomin” qendron “Viktima Qesharak” i
    Saliut qe tash ben sikur eshte kryetar i bandes mafioze te Vicido-
    lit. Kryeministri aktual mund te kete kusure sa te duash,ama nje
    gje duhet t’i “japish Cezarit hakun” nuk eshte vrases , ndersa Saliu,
    pervec hajnise, eshte nje vrases qe te vret naten dhe pa pike turpi
    e brejtjeje ndergjegje te qane diten. Krueministri aktual kete “dhunti”
    si vrases deri me sot nuk ka asnje prove. Karakterizimin e ketij krye-
    ministri ia ka bere LABI ku thote: ” Ta keshe mik te prish pune,ndersa
    ta keshe armik te ha m….ne” ! Kete e kemi provuar me Elvis Roshin,me
    Saimir Tahirin ,etj. qe i leshoi si looa bajgen . Pyetja shtrohet,nese Saliu
    do t’i leshonte besniket e tij ? Kurresesi ! NO WAY ! Ky eshte dallimi midis
    Saliut dhe Kministrit aktual !………!!!

  5. Martini says:

    Z.Spartak.Me flet me guxim dhe vertetesi.Saliu e kompani kane punuar kunder Shqiperise. Vodhen.e shiten.Na turperuan.Nuk eshte ky n8veli mesatar 8 shqiptareve.Kujt i sherbejne konkretish.Kur do denohet.Miku im Tolua me thosh.Qenit kur i vjen ngordhje vete permjer te dera e xhamise.

  6. return of the saint says:

    Nuk ka asnje asnje individ apo grup politik ne planet ti bej rezistence SHBA-ve vetem ata qe kane luajtur mendsh,vendi me ne fund eshte drejt perendimit dhe kjo do te thote hyrje ne epoken e begatise

  7. lali says:

    Tak Ngjala ,je bo si ato kanoçet bosh qe bejne vetem zhurme te thate!Je sinonimi i Muç Nanos,i Tos Lubjones,i Qim Pekes,i Tur Zheit dhe i atij kopilit te bllokut se s’po me kujtohet emri!C’ne qe se ke permendur Ramen ne kete shkrim ,harese apo ndalese!Rruga jote ne politike eshte tu u fik,ndersa si penalist je fiks!

  8. Polici says:

    E mer Avokat. Sa te di bytha ty ? E ke gjet cfare duan te degjojne njerzit dhe futja, shkruaj budallalluqe. Jo bota shqiptare, jo amerika. Po pse mer plak matuf ato shtete ku jane shqiptare, gogla jane , apo hane bar? Po si mund te behen shqiptaret faktor dominues ne ballkan kur vete nuk bejne asgje ne kete drejtim. Po ca si puna jote shpresojne se cdo gje do e beje amerika per ne . Ne rastin me te mire je nje enderrimtar idiot.

  9. likja says:

    O Tak more shpurdhjak. Na cave menderen.

  10. Alboz934 says:

    O avokat . Pse a ta merr mendja qe Sali Berisha do te denohet ? Ma pare denohesh ti se ai . Per te denu Sali Berishen me pare duhen denu te gjithe ambasadoret amerikane duke filluar tek me kryesori dhe shkaktari i shkatrrimeve ne shqiperi Rajersoni e gjithe te tjeret mbas tij bashke me te gjithe ambasadoret e Europes , prandaj ai nuk denohet se te gjitha qe ka bere ne shqiperi i ka ba me bekimin e tyre .

  11. K9 says:

    O idioti i Ngjelës, si plas më njeriut në Shqipëri për Sali kërmën, për ty, për Lubonjën dhe shumë të tjerë të ngjashëm që përlyheni me jashtëqitjet tuaja. Le ta themi troç, asnjeri nga ju nuk ka koqe truri. Jeni ca delirantë injorantë, servilë, pështyrës, orjentalë, histerikë, irritues, harbutë, të pabesë, pandoflalëpirës, hipokrite.
    Sa për Berishën, tan është një kufomë që kundërmon erë duke u dekompouar ngjitur si muti pas këpucës PDsë së varfër që është duke vdekur. Legjenda e “luftës” së këtij fshatari haxhiqamilist me Amerikën është ndofta historia më idiote, që çeta bastardësh të uritur, grykës, injorantë, të egër, shpellarë, bythlëpirës, të sodomizuar, mund të krijonin. Amerika fshin bythën me një katunar barkthar si Berisha, por edhe me ne, nëse kështu ja u do interesi.
    Provo e dil jashtë dominimit dhe kontrollit të tyre dhe shihe se si mund të katandisemi si sirjanët, të përcëllohemi nga flakët e luftës, me grekun që shtyn kufirin në Shkumbin. Horra si Berisha, i shërbyen që ta kthenin këtë vend në koloni të tyren. Shkatërrimi sistematik i sektorëve strategjikë, i pronës, stimulimi i një lufte terroriste politike, shkatërrimi i ushtrisë, i shërbimeve sekrete, varrosja e Shqipërisë në borxhe, izolimi i frikshëm 20 vjeçar, kishte si qëllim paralizimin e çdo aftësie të shqiptarëve për të negociuar si shtet. Vendimet për ne i marrin ata. Të gjitha. Në nuk jemi aleatë, por satelitë të sodomizuar, pa të drejtë fjale, ku kërmat mbretërojnë dhe ambasadorët venerohen si Zotër, duke investuar paturpësisht në krijimin e kulteve të tyre.
    Edhe ty o Ngjelë histeria me të cilën lëpin pandoflat e Amerikës apo Europës dhe deliri për të folur në emër të tyre, nuk të bën më europian apo inteligjent, por një kokërr gomari! Një antishqiptar po aq maskara sa sali Berisha.

  12. Don says:

    Avokat, gri se te ben mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje